Takimi i Familjes së Shenjtë

Takimi i Familjes së Shenjtë

Nga Ilda Kola

7- IMG_65417- Bathore37- Bathore 03

Familja e Shenjtë është shtylla kryesore e fesë katolike në gjithë botën, këtu duke përfshirë dhe vendin tonë Shqipërinë. Familja e Shenjtë për besimtaret e krishterë është konsideruar gjithnjë si një shembull shumë i mirë për tu ndjekur. Familje e cila konsiston në harmoninë, dashurinë dhe mbi të gjitha në besimin në njeri tjetrin dhe në të Tejlartin Hyjin e madhërueshëm.

Festa e familjes duke marrë shkak nga familja e shenjtë është bërë tanimë një traditë e famullisë Shën Gjon Pali II, këtu në Bathore.

Gjithnjë kjo feste festohet te dielën. Çdo vit kjo festë festohet e organizuar ndryshe nga ana e Motrave Domenikane dhe prestarëve të famullisë të cilët kryejnë shërbimin e tyre. Synimi i gjithë këtij organizimi është që të gjitha familjet e krishtera banuese në zonën që përfshin kisha të bëhen së bashku dhe të kalojnë çaste të bukura në praninë e njëri – tjetrit.

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera përveç Meshës së mëngjesit që mbahet gjithnjë në 9:00, u mbajt një Meshë tjetër mbasdite në orën 14;00 në të cilën ishin të thirrur të merrnin pjesë gjithë familjet e krishtera, të cilat me pas do iu bashkoheshin festes se madhe që do zhvillohej pas Meshës. Të gjithë pas Meshës nxituan për tek salla e cila do shpaloste shumë gjëra për familjarët, të cilët tanimë kishin zënë vendet e tyre të dëshiruara pranë familjes dhe pranë miqve të tyre.

E gjithë festa nisi me një përshëndetje të ngrohtë dhe tepër mikpritëse nga ana e famullitarit tonë Pater Andrzej, i cili shtoj dhe më tepër ndjesinë e një feste të mbushur plot dashuri e që Zoti ynë ishte me ne i pranishëm në ato çaste vëllazërie. Ndërkohë u mbajt dhe një shfaqje e cila ishte tepër interesante pasi kishte të ndërthurura më së miri gjëra tepër të rëndësishme në lidhje me fenë dhe jetën e përditshme dhe mbi të gjitha kishte pjesë zbavitëse që bënin pjesë të shfaqjes dhe familjen, për ta bërë atë më të pranishme dhe për tu treguar që ata janë kryefjala e gjithë asaj feste. Kështu ata u përfshinë duke u zbavitur dhe pse jo duke fituar dhe diçka simbolike tepër interesante si shenjë pjesëmarrjeje dhe fitoreje. Shfaqja solli interpretimin e valleve ku binte më shumë në sy vallet nga pjesa veriore e Shqipërisë. Kjo lidhet dhe me faktin që pjesa më e madhe e të pranishmëve janë me origjine nga pjesa veriore.

Festa më pas kulmoj me një kokteil, qe ndryshe nga vitet e tjera kishte një ndjenjë bashkëveprimi pasi familjet pjesëmarrëse kishin sjelle diçka nga ana e tyre për ta bashkëndarë me të tjerët. Ato çaste ishin tepër të bukura dhe që gëzimi vihej re fare mirë në portretet e njerëzve të cilët konsumonin ushqimet dhe pijet por dhe që kërcenin dhe këndonin, ndërkohë që luheshin këngët në sfond.

Shërbimet u kryen nga me të rinjtë e famullisë të cilët janë dhe aktivistë gjatë vitit që marrin pjesë në organizime të tjera. Shërbime të cilat i kryejnë me shumë dëshirë dhe janë gjithnjë të gatshëm që të ofrojnë ndihmën e tyre në çdo rast.

E gjitha ajo ishte një eksperience shumë e bukur, e cila shpresojmë se do vazhdoje dhe shumë vite të tjera. Që edhe shumë vite të tjera do vazhdojë të bashkoje së bashku familjen e shenjtë, e cila do të përcjellë po të njëjtën traditë edhe tek brezat e rinj. Konsiderohemi me fat si famulli që organizojmë në mënyrë të përvitshme festën e Familjes se Shenjte. Kjo festë ka edhe si për qëllim që të forcoje marrëdhëniet me kishën, me pjesëtarët e tjerë të kishës si dhe vetë me ZOTIN. Shembull i Familjes së Shenjte të Nazaretit na kujton që të gjithë si bashkësi jemi të thirrur të bëhemi pjesë e familjes universale të HYJIT.

7- Bathore 07- Bathore87- Bathore4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *