As meshtari i therur në Kishë nga islamikët nuk arrin ti zgjojë politikanët europianë!?

Islami besim paqeje? E megjithatë Arqipeshkvi i Mosulit një vit më parë i kishte paralajmëruar të gjithë: “Nëse nuk e kuptoni në kohë kërcënimin, do të bëheni viktima të armikut që keni pranuar në shtëpinë tuaj”.

 

Nga Riccardo Cascioli

Dom jacques Hamel

Sikurse çdo mëngjes, kur për arsye moshe, nuk ishte më famullitar, don Jacques Hamel kremtonte meshën e mëngjesit në orën 9, në kishën “e tij” të Saint-Etienne-du-Rouvray, famulli me 20 mijë shpirtra në dioqezën e Rouen, në zemër të Normandia. Bashkë me të. sikurse çdo mëngjes, ishin tri murgesha dhe dy besimtarë. Por këtë herë nuk shkoi gjithçka sikurse edhe herët e tjera: dy të rinjtë islamikë me thika në duar janë futur në kishë gjatë Meshës dhe i kanë bllokuar të pranishmit. […] Dhe ndërsa bëheshin gati për ta therur në qafë priftin përpara atij elteri ku po rinovohej sakrifica e Krishtit në Kryq, njëri prej tyre ka zënë vendin e priftit dhe ka filluar të thërrasë me të madhe një lutje apo predikim arabisht, këtë gjë e ka dëshmuar motër Danielle, një prej murgeshave të pranishme që ka arritur të shpëtojë një çast para se kriminelët të ti ngulnin thikën në fytin e don Jacques. «Ka qenë e tmerrshme», ka dëshmuar motër Danielle, dhe së bashku me priftin edhe një tjetër besimtar është goditur dhe është në gjendje shumë të rëndë. rregulltarja ka shtuar edhe se dy kriminelët, të cilët dukeshin të kënaqur dhe krenarë për veprimin që kishin bërë, e kanë filmuar të gjithë skenën, filmim ky i cili tashme besojmë se është në dorën e policisë e cila i ka vrarë të dy sapo kanë dalë prej kishës.

 

Më çrregullime mendore, apo terroristë islamikë?

Sikurse tashmë si pasojë e një refleksi, të gjitha mediat menjëherë kanë thënë se bëhej fjalë për dy persona me çrregullime mendore, përpara se të thuhej se kush ishin dhe si i kishin emrat, gjë të cilën mediat kanë vazhduar ta thonë edhe pasi policia verifikoi se ishin “ushtarë” të Shtetit Islamik. në mënyrë të veçantë, njëri prej tyre, 19 vjetari, ishte foreign fighter fallito, apo më saktë vitin e kaluar kishte tentuar dy herë që të hynte në Siri për të luftuar dhe ishte bllokuar nga agjentët turq dhe ishte kthyer ne Francë. Në Francë bëri një vit burg derisa gjykatësi e nxori në arrest shtëpie pavarësisht mendimit ndryshe të prokurorisë së antiterrorizmit parizien. Dhe ja rezultati. Më të vërtetë nja shfaqje serioziteti e madhe nga ana e institucioneve franceze që – pas një sërë atentatesh që po godasin Francën prej më shumë se një vitit – japin prova të një “dorlëshimi” është pak të thuash habitës. Aq më tëpër kur merret vesh se, Saint-Etienne-du-Rouvray është një çerdhe e njohur e ekstremistëve islamikë, të mbledhur përreth xhamisë së tyre lokale.

Don Jacques ka vdekur në urrejtje të fesë, dhe ajo që ka ndodhur në dioqezën e Rouen është një tjetër shkallë më e lartë rafinimi e terrorizmit islamik në Europë: vendet e kultit tashmë shndërrohen në objektiva, një skenar të cilin shumë e mendonin të lidhur vetëm me Lindjen e Mesme. Por tani, sikurse me të drejtë e vë në dukje një komunikatë e Ndihmë për Kishën që Vuan, Lindja e Mesme ka ardhë tek ne, si konfirmim i një profecie të jo më shumë se një viti më parë të Arqipeshkvit të Mosulit, Amel Nona, e thënë në një intervistë për Corriere della sera.

Ti rilexojmë ato fjalë: «Ju lutem, kërkoni që të na kuptoni. Parimet tuaja liberale dhe demokratike këtu nuk vlejnë asgjë. Duhet që të rimendoni për realitetin tonë në Lindjen e Mesme sepse po pranoni në vendet tuaja një numër gjithnjë e më të madh myslimanësh. Edhe ju jeni në rrezik. Duhet të merrni vendime të forta dhe të guximshme, edhe me koston e kundërshtimit të parimeve tuaja. Por nuk është e vërtetë. Islami nuk thotë se njerëzit janë të gjithë të barabartë. Vlerat tuaja nuk janë vlerat e tyre. Nëse nuk do ta kuptoni në kohë, do të bëheni viktima të armikut që keni pranuar ën shtëpitë tuaja».

 

Kur thuhet se islami është besimi i paqes!

Fjalë këto shumë të qarta, të cilat po konfirmohen ditë për ditë, por që jemi shumë larg kuptimit të tyre. Përsëri edhe pas vrasjes së tmerrshme në Saint-Etienne-du-Rouvray, shqetësimi më i madh i politikanëve, njerëzve të kishës dhe intelektualëve është që të përsërisin banalitete dhe mashtrime: “nuk është përplasje qytetërimesh”, “terroristët nuk janë islami”, “islami është besim i paqes”, e budalliqe të tjera si këto. Ka edhe prej atyre që thonë se «jemi në luftë», por që pastaj fatalisht harron të na thotë se kush është armiku dhe eventualisht si ta luftojmë.

Le ta themi siç është: kjo lloj sjelljeje nuk është e papritur nga liderët të cilët që prej 15 vitesh na përsërisin në mënyrë krejt të pa përgjegjshme se ndryshimet klimaterike janë kërcënim më i keq se terrorizmi ndërkombëtar. Dhe vazhdojnë të zhvillojnë takime ndërkombëtare për klimën ndërsa ndërkohë që ju shpërthejnë bombat nën karriget e tyre. Jo vetëm kaq, por prej shumë vitesh kanë shqetësimin e madh se si të promovojnë të drejtat e vesit gay dhe të martesave homoseksuale, dhe nuk e kanë shqetësimin nga qindra mijëra islamikë – qytetarë apo emigrantë qofshin ata – të cilën nuk presin gjë tjetër veçse të na vendosin nën ligjin e sharisë?

Dhe nuk është se në këndvështrimin kishtar gjërat shkojnë shumë më mirë: kishtarisht korrek nuk flitet asnjëherë për islamikët kur bëhet fjalë për terrorizmin, që islami përcaktohet gjithmonë si besim i paqes, që nuk duhet të diskriminohen emigrantët (përkundrazi, nëse i pranojmë myslimanët bëjmë edhe figurë ma të bukur). Dhe kur ndodhin kate sikurse ky i vrasjes së meshtarit, atëherë flasim në mënyrë përgjithësuese për urrejtjen në kurthin e së cilës thjesht nuk duhet të biem.

 

Një qytetërim shkatërrohet nga jashtë vetëm atëherë kur është e korruptuar në brendësi të tij!

Askush nuk dëshiron hakmarrje dhe as ti përgjigjemi dhunës me dhunë dhe, sikurse tha Arqipeshkvi i Rouen, duhet para së gjithash tu përgjigjemi me lutje. Sigurisht, lutja është gjëja më e rëndësishme: lutemi për shpirtin e dom Jacques, për të plagosurit (fizikisht dhe shpirtërisht) në kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray, lutemi për kthimin e islamikëve, të gjithë islamikëve dhe jo vetëm të terroristëve, dhe lutemi edhe për paqen në botë. Por nuk është e vërtetë që vetëm mund të lutemi, nëse më këtë duhet të nënkuptohet se duhet të mbyllemi nëpër kisha duke imagjinuar se Hyji mund dhe duhet të bëjë i vetëm atë që neve na e ka lënë si detyrë, a thua se ai duhet të bëjë si me një magji. Në këtë mënyrë u lëmë fushë të lirë barbarëve. Lutja nuk është një spiritualizëm abstrakt; përkundrazi, është kuptim edhe më i vërtetë i realitetit, do të duhet të na jepte aftësinë me i kuptu të gjithë faktorët dhe kurajon me shpallë dhe me ndjekë të vërtetën.

Nëse islami të shpallë në mënyrë të qartë një sfidë, problemi kryesor që sot kemi përpara është qytetërimi ynë, tashmë agonizues dhe i pa aftë për të dëshmuar identitetin e tij përballë armikut që po e sulmon. Problemi i vërtetë është edhe në një Kishë e cila shqetësohet më shumë për të rregulluar gjërat në botë sesa për të shpallë Krishtin si shpresë dhe fat për njeriun. Mësimi i madh i shën Gjon Palit të II mbi identitetin e Europës tashmë është mbyllë në arkiv, ashtu sikurse edhe mësimi magjistral i Bendiktit të XVI në Ratisbonë mbi sfidën që përbashkon Perëndimin me islamin; për të mos folur edhe për kriteret e emigrimit të sugjeruara 15 vjet më parë nga Arqipeshkvi i atëherëshëm i Bolognia-s Giacomo Biffi të cilët po të merreshin seriozisht – do na i kishin kursyer shumë probleme, dhe që me sa duket ende jemi duke konsumuar antipastën.

Tani janë në modë ipeshkvij apo opinionista të “dialogut” dhe të pranimit “Pa ‘nëse’ dhe pa ‘por'”, të cilët mendojnë ti zgjidhin problemet kaq komplekse me disa slogan apo shprehje tashmë të stërdëgjuara dhe kosumuara. Natyrshëm kortegjohen nga islamikët radikalë dhe mendojnë se janë superiorë deri edhe ndaj normave të drejta të së drejtës ndërkombëtare të cilët dallojnë mes së drejtës për të emigruar dhe së drejtës për të pushtuar. Fatkeqësisht, për këta as edhe gjaku i dom Jacques nuk do të mjaftojë për ti zgjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *