Lumnimi i martirëve të Shqipnisë me 5 Nandor 2016

Lumnimi i martirëve të Shqipnisë me 5 Nandor 2016

Martiret ShqiptarNga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë

Lënda: Dita e Lumnimit të “Martirëve” tanë

Pas një kohe relativisht të gjatë, me një punë voluminoze dhe me angazhimin e palodhshëm për të arritur deri në përmbylljen e procesit kanonik, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vinçens Prennushit dhe 37 Shokëve të tjerë, erdhi momenti që tani solemnisht të shpallim datën historike të Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të 38 bijëve tanë. Procesi dioqezan i filluar me 10 nentor 2002 e mbyllur me 8 dhjetor 2010…u analizua nga ekspertet e Kongregatës për Çeshtjen e Shenjterve…dhe me dekretin që Papa Françesku firmos me 26 prill 2016 u dekretua se mund të shpallen të Lumë.

Më në fund, me letrën që Ati Shenjte, Papa Francesku na ka derguar përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, na konfirmon sedata e Kremtimit do të jetë 5 NENTOR 2016.

Vendi i kremtimit do të jetë: Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit, Shkodër

Riti i Lumnimit do të udhehiqet nga Prefekti per Cështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Kardinal Angelo Amato.

Me këtë shpallje, kemi plotësuar  të gjitha detajet e nevojshme. Tashmë, na takon neve që t’i naltojmë e të përgatitemi për t’i nderuar me festën tonë të hareshme shpirtërore. Si Arqipeshëv që ka çuar përpara proçesin e Martirëve, me ekipin e gjyqit kishtar që falënderoj, si Arqipeshkëv i Vendit ku do të kremtohet Mesha e Lumnimit dhe në emër të Konferencës Ipeshkvore, Ju bëj thirrjen dhe ju nxis për të kremtuar sa më denjësisht këtë moment historik për Kishën dhe Kombin.

Zoti Ju bekoftë!

Shkodër, 12/07/2016

+ Angelo Massafra OFM

Arqipeshkëv Metropolit i Phkodër-Pult

President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *