Zotin e gjen aty ku nuk e pret

Zotin e gjen aty ku nuk e pret.

Krishtlindje e paharruar.

Nga Mariglena Nikaj

Burgu Fushe Kruje Pashket Dom Marjan Lumci Burgu-Fushe Kruje Dom Marjan Lumci“Fjala e Zotit u bë njeri e banoi ndër ne”. Dëshiroj të shprehu disa mbresa të mija personale se si e kam përjetuar këtë vit mishërimin e Zotit tonë, Fjalën e bërë njeri. Jemi tashmë një grup të rinjsh nga Katedralja dhe vijmë nga famullinë tonë, dhe pavarësisht se jemi nga rrethe të ndryshme por, kërkojmë ushqehemi të gjithë me “risinë e fesë tonë, me bukurinë e të jetuarit sëbashku në Zotin e me Zotin”. Gjatë kohës së ardhjes na u kërkua nga Famullitari që të bëjmë një dramë për Krishtlindje. Me mjeshtërinë tonë të thjeshtë dhe modeste dhe ndihmën e mësueseve Suelës dhe Luestës e realizuam këtë dramë, që në vetvete është edhe shprehje e Misterit të asaj të vërtete që ne besojmë. Gjatë “përgatitjes” ose provave të dramës motra na sugjeroi që ta bëjmë këtë shfaqje edhe në burgje, pasi nëpërmjet meshtarit që kujdeset për të burgosurit mund të na e bënte të mundur një gjë të tillë. Grupi i ynë i dramës është i përbërë prej, Migerta Gjoklaj, Keniu Shala, Marigena Nikaj, Silvester Shoshi, Elisa Doçi, Xhesika Doçi, Gledis Metani, Simon Doçi, Armonela Sulka, Ervis Doçi, Kevin Voci, Ndue Lleshaj, Devi Gjuraj, Nikoleta Macaj, Erjon Margjoni, Blerim Gjoklaj, Joni Kakija, Alban Gjoklaj, Kamila Paluca, Klodian Pali, Kristiana Muslia dhe Anisa Macaj. Tani si grup ne duam që të realizojmë ëndrrat që Zoti ka për ne dhe duam që Krishti të jetë realizimi ynë. Pasi e bëmë shfaqjen tonë në Katedrale ishim të ftuar ta shfaqim tek të sëmurët e Motrave të Nënë Terezës dhe prej atyre tashmë “ekspert në aktrim” vazhduam rrugën për në Krujë. Kishim frikë dhe emocione për të takuar këto njerëz disi ndryshe nga ne sipas paragjykimeve tona, por në realitet janë njerëz të vuajtur të cilët barra e jetës i ka çuar këtu. Rruga shumë e vështirë dhe e keqe por edhe Dom Marjani na e lehtësoj me parapërgatitjen duke na siguruar se atje do të takonin një realitet krejt tjetër nga sa e prisnim. Sepse Zoti është aty për të na befasuar. Arritja tek burgu dhe frika e kontrollit kishin në vetvete diçka shumë të veçantë. Ishte hera e parë që ndodhte një gjë e tillë. Gjatë Meshës së Shenjtë me të burgosurit të gjithë sëbashku, me të vërtetë është aty ku kam ndier që “Krishti Lindi”, edhe pse liturgjikisht kishin kaluar dy ditë nga lindja e Tij. Është e papërshkrueshme ajo që ndjej duke parë këto fytyra të mekura e të dhimbshme – por duke parë afrimitetin dhe ngrohtësinë e të qenurit të njohur emër për emër nga famullitari i tyre të jep kuptim se Zoti na njeh për emër dhe na do, siç e theksoj Dom Marjani, pavarësisht asaj që ne kemi bërë. Ai na do për atë që na ka krijuar – dhe na don si bijtë e tij. Kjo është edhe arsyeja e Mishërimit të Zotit. Burgu ishte përtej asaj që ne imagjinonim si te rinj. Ata njerëz, të gjithë, pa dallim besimit, erdhën dhe në gjunjë e puthën Krishtin foshnje. Imagjinata e jonë ishte do kishim të bënim me ca persona që nuk ndjejnë asgjë, por që e vërteta para syve tanë na u shfaq ndryshe. Ata ishin të gjithë të përfshirë me lot në sy, në misterin e lindjes së zotit, dhe dukej sikur ata më shumë se askush tjetër nga ne kishin dëshirë që të rilindnin sëbashku me Jezusin. Mënyra sesi ndaleshin gjatë përpara Jezusit fëmijë duke e soditur, dhe në mendjen e tyre duke i kërkuar diçka, pikërisht atë gjë për të cilën kishin më nevojë, ishte një moment tepër impresionues dhe i veçantë. Dom Marjani na bëri edhe prezantimin se kush ishim dhe pse ishim aty: jo thjeshtë nga kurioziteti por nga dëshira për të parë një herë Jezusin në burg, duke cituar edhe Papën Françesku në lidhje me ndjenjat e tija përballë këtij realiteti.

Burgu Fushe Kruje Pashke Dom Marjan LumciMë ka bërë shumë përshtypje se si ato të dënuar merrnin pjesë në Meshën e Shenjtë të ndihmuar edhe nga libri i dedikuar atyre, “Qielli përtej hekurave” i përgatitur nga Kapelani i tyre, ku mund të përgjigjeshin në meshë dhe të këndonin. Dhe me të vërtetë ne shkuam atje për të bërë një dramatizim por gjetëm atë që është me të vërtetë qielli përtej mureve dhe i vështruar nga qelitë. Pas Meshës dhe dramatizimit dhe pak festimi ku të gjithë ne “aktorët” e dramës hymë në mesin e tyre dhe më veshjet tipike të momentit të lindjes së Krishtit i shpërndamë të gjithë të pranishmëve dhuratat e festës. Kështu ishte përfundimi i ditës në burg, por ishte përjetimi më mallëngjyes për mua. I jam shumë mirënjohëse Zotit për këtë raste ku kemi patur mundësi të sjellim sadopak lumturi dhe gëzim në jetën e atyre që shpresojnë shumë por gëzojnë pak. Është falë kësaj Fjale të Mishëruar që u bë njeri dhe na e dha këtë mundësi. Ishin disa të dënuar që rrëfyen tek ne se jemi këtu deri që të dalin të vdekur – dhe ju sjellët një kuptim vuajtjeve. Dhe në kthim Dom Marjani na tha se një i dënuar i kishte thënë se “na keni shtuar 10 vjet jetë me ardhjen tuaj”! Duke na falënderuar na tha se ne nuk duhet që të krenohemi me atë që kishim bërë edhe pse kemi qenë shumë të shkëlqyer, por për faktin se kemi transmetuar dhe lumturuar ata që janë të vetmuar. Janë shumë të mëdha ndjenjat e mia por edhe të gjithë neve që kemi bashkëndarë nga ky moment i thellë e i paharrueshëm. Faleminderit Jezusit, Dom Marjanit, Morave të Nënë Terezes e të gjithë atyre që na e mundësuan këtë vepër të mirë të shpirtit që të takonim Jezusin e sëmurë, të vuajtur, të burgosur e të harruar. Jeni të ftuar të gjithë me dhënë kontributin tuaj ndaj këtij “Qielli të fshehur pas hekurave”. Zoti është aty ku nuk e presim por ama është Zoti me ne, Emanuel. Krishti foshnje i shtrirë në grazhdin e kësaj bote ku thotë isha i sëmurë, i burgosur, i ri, i vetmuar foshnje në prag të abortit, fëmijë lypsar në rrugë jetim dhe i pa buzëqeshje etj. Dhe ne, me hirin që ai vetë na e ka dhënë e kemi bërë që të qeshi të paktën një herë. Faleminderit Jezus.