Zoja shtegtare e Fatimas në Tiranë

Nga Imzot George Frendo

Zoja Mari ka shkuar tek Elizabeta dhe solli gëzim në atë shtëpi. Ajo është paraqitur tre barinjve të rinj dhe u dhuroi shpresë. Dhe ajo ka ardhur tek ne në Tiranë dhe na forcoi në besim. Vërtet, ato pesë ditë në të cilat e kemi pasur mes nesh kanë qenë për ne një eksperiencë e paharrueshme. Para ardhjes në Tiranë, truporja e Zojës ka qenë në Shkodër, Lezhë, Rrëshen dhe Laç vau Dejës. Për çdo dioqezë ka qenë rast për një përtëritje shpirtërore. Kemi filluar këto kremtime të premten 21 mars, në mëngjes, me një procesion nga zyra famullitare deri Kishën Katedrale, me pjesëmarrjen e besimtarëve të Tiranës. asi arritëm në Kishën, kemi dëgjuar një reflektim, nga Atë Armando Ceccarelli, mbi përshpirtërinë e Zojës Mari. Pastaj Mons. George Frendo ka udhëhequr Meshën. Pasdite, Don Marjan Lumçi ka udhëhequr “Udhën e Kryqit me Marinë”, e pastaj ka kremtuar Meshën, pas së cilës ka bekuar fëmijët.

Të shtunën 22 mars, në mëngjes kanë ardhur shumë besimtarë nga dekanati i veriut (Milot, Fushë Mamurras, Gurëz, Laç, Zhejë, Mamurras). Para meshës kemi dëgjuar një meditim, nga Atë Giovanni Peragine, dhe pastaj Mons. George Frendo ka udhëhequr Meshën. Një kremtim tjetër shumë i bukur ishte të dielën pasdite, me adhurim që u organizua nga grupi i të rinjve të famullisë nën drejtimin i Dom Marjan Lumçit, i cili pastaj kremtoi meshën. Të hënën pasdite i takonte dekanatit të Durrësit (famullitë e Shën Luçisë dhe e Shën Dominikut, Bilaj, Bizë, Gramzë, Sukth) të organizonte kremtimin në nder të Zojes, me rruzaren e medituar dhe mbrëmësoren, e pastaj mesha e udhëhequr nga Mons. George Frendo. Dita e fundit e pranisë së Zojes Shtegtare ishte e martë, 25 mars, kur Kisha Katolike në mbarë botën kremtonte Lajmërimin e Zotit. Në mëngjes kishim një meshë për të sëmurët. Kisha ishte mbushur plot me njerëz, që u janë bashkuar të sëmurëve që kërkonin bekimin e Zojes. Pasdite kishim një meshë veçanërisht për dekanatin e Tiranës (famullitë e Tiranës, Kamëz, Bathore, Derven, Luz). Por për meshën, e udhëhequr nga Arqipeshkvi Mons. Rrok Mirdita, kanë ardhur shumë njerëz nga e gjithë dioqeza. Kremtimi ka mbaruar me një procesion nga Kisha Katedrale drejt zyrës së famullisë.

I jemi shumë mirënjohës Zotit i cili na dhuron raste të tilla për të t’u afruar atij. Sepse Maria na thotë vetëm një fjalë: “Bëni atë që do t’ju thotë Ai (Jezusi)!”