Wojtyla dhe Roncalli shpallen Shenjtër.

Me duartrokitje të ngrohta është pritur hyrja e Benediktit XVI që Françesku ka përqafuar para kremtimit. Bergoglio në homeli: Gjon Pali II Papa i familjes, Gjoni XXIII Papa i urtësisë së Shpirtit»

Nga Salvatore Cernuzio

Shën Gjoni XXII dhe Shën Gjon Pali IIQYTETI I VATIKANIT, 27 Prill 2014 – Ka filluar me një shi të lehtë, ceremonia solemne për Kanonizimin e dy Shenjtërve Papë, Gjon Pali II dhe Gjoni XXIII, në këtë të dielë që vetë Papa polak deshi t’ia titullonte Mëshirës Hyjnore. Momenti i parë ishte procesioni i kardinalëve bashkëkremtues, e shoqëruar nga Litanitë e Shenjtërve të kënduar nga Kori i Kapelës Sistina. Në hapje Benedikti XVi, i ulur pranë kardinajve të rinj, i mirëpritur nga besimtarët me një duartrokitje të ngrohtë gjatë hyrjes së tij në orën 9.30. një brohoritje akoma edhe më e fortë më pas kur Papa Françesku ka shkuar ta përshëndesë e përqafuar pak pasi kishte puthur altarin. Papa emerit – me mitrën, bashkë me një shkop – ka marrë gjithashtu një shtrëngim duarsh nga presidenti i Republikës Giorgio Napolitano, në Meshë sëbashku me bashkëshorten Clio. Të pranishëm mes autoriteteve ishin edhe presidenti i Dhomës dhe Senatit Boldrini e Grasso, kryeministri Renzi me bashkëshorten Agnese dhe kryetari i Bashkisë së Romës Ignazio Marino. Kremtimi ka filluar në orën 10 fiks me momentin e tre peticioneve në latinisht me të cilët prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtërve, kardinali Angelo Amato, i ka “kërkuar” Papës kanonizimin e dy Papëve. Françesku është përgjigjur duke lexuar, në latinisht, formulën solemne me të cilën ka ngritur në nderimin e altareve dy Papët. “Në nder të Trinisë së Shenjtë – recitonte formulën e shpallur nga Papa në orën 10.15 – për lartësimin e fesë katolike dhe rritjen e jetës së krishterë, me autoritetin e Zotit tonë Jezu Krishtit, të Shenjtërve Apostuj Pjetër dhe Pali dhe Tonën, pasi kemi reflektuar gjatë, dhe kërkuar shumë herë ndihmën hyjnore dhe dëgjuar mendimin e shumë Vëllezërve Tanë Ipeshkvij, deklarojmë dhe përcaktojmë të Shenjtë të Lumin Gjoni XXIII dhe Gjon Pali II dhe i shkruajmë në Albo e Shenjtërve dhe vendosim se në të gjithë Kishën ata qofshin me devotshmëri të nderuar mes Shenjtërve. Në emër të Atit, të Birit dhe Shpirtit Shenjt”. Emocioni, deri në atë moment i mbajtur në qetësi të jashtëzakonshme, shumë e mallëngjyeshme, shpërtheu në një duartrokitje të gëzueshme që ka përfshirë të gjithë sheshin Shën Pjetër dhe mbarë botën që po ndiqnin ceremoninë nga media. Akoma edhe më emocionuese ishte procesioni i relikeve të dy Shenjtërve të rinj deri në altar. Floribeth Mora Diaz mbante në duar e përlotur relikën me gjakun e Gjon Palit II, e mbajtur prej krahu nga bashkëshorti Edwin, kryetari i bashkisë së Bergamo, nipërit, don Ezio Bolis, Roncalli përmbante një pjesë të lëkurës së Papës së mirë e marrë me rastin e rishikimit të trupit në varr për lumturimin e tij në vitin 2000. Kremtimi ka filluar me Këngën Lavdi. Si në të gjitha festat e mëdha, Ungjilli është lexuar në greqisht dhe latinisht. Fjalët e Papa Françeskut në homely ishin plot me devotshmëri dhe mirënjohje ndaj dy Paraardhësve. Reflektimi i Bergoglios u përqendrua mbi “plagët e lavdishme të Jezusit të ringjallur”, tema qendrore në të Dielën e Mëshirës Hyjnore. Ato plagë, që Jezusi i tregoi dishepujve të tij herën e parë kur iu shfaq. Ato plagë që janë “skandali për fenë”, por në të njëjtën kohë “verifikim i fesë”. “Në trupin e Krishtit të ringjallur plagët nuk zhduken, mbeten”, thotë Papa, sepse ato janë “shenja e përhershme e dashurisë së Hyjit për ne dhe janë të domosdoshme për të besuar në Hyjin” dhe për të besuar se Ai është “dashuria, mëshira, besnikëria”. Dy Papët Shenjtër – nënvizon Françesku – “kanë patur kurajon të shohin plagët e Jezusit, të prekin duart e tij të çara dhe kraharorin e shporuar. Nuk kanë patur turp nga mishi i Krishtit, nuk janë skandalizuar nga Ai, nga kryqi i tij; nuk janë turpëruar nga mishi i vëllait”. Sepse “në çdo person që vuan”, ata kanë parë Jezu Krishtin. Në këtë kuptim, Bergoglio i përcakton “dy njerëz guximtar, plot me forcën e Shpirtit Shenjt”, që “ i kanë dhënë dëshmi Kishës dhe botës mirësinë e Hyjit, mëshirën e tij”.

Shën Gjoni XXIII dhe Shën Gjon Pali II, vazhdon Papa, “kanë qenë dy meshtarë, ipeshkvij dhe papë të shekullit XX”, të cilët kanë njohur “tragjeditë” por pa u “shkurajuar”. Sepse “më i fortë, në ta, ishte Hyji; më i fortë ishte feja në Jezu Krishtin Shpëtimtarin e njeriut dhe Zoti i historisë; më i fortë ishte në ta – vazhdon Papa – mëshira e Hyjit që manifestohet në këtë pesë plagë; ishte më e fortë afërsia amësore e Marisë”. Dy njerëz “soditës të plagëve të Krishtit”, prandaj, të mbushur me atë “shpresë dhe gëzim që Krishti i ringjallur u jep dishepujve të tij, dhe nga të cilat askush nuk mund t’ia heqë dot”. Ose “shpresën dhe gëzimin e Pashkëve, të kaluara nëpërmjet kelkut të mundimeve, të zbrazëtisë, të afrimit të mëkatarëve deri në ekstrem, deri në frikën për hidhësinë e atij kelku”. Një shpresë dhe një gëzim që dy Papët “kanë marrë si dhuratë” nga Zoti dhe që vetë “ia kanë dhuruar me bollëk Popullit të Hyjit, duke marrë kështu mirënjohjen e amshuar”. Këto ishin ndjenjat që “ndiheshin në komunitetin e parë të besimtarëve, në Jeruzalem”, kujton Françesku: një komunitet “në të cilin jetohet bërthama e Ungjillit, domethënë dashuria, mëshira, në thjeshtësi dhe vëllazëri”. Një imazh i Kishës që dy Papët kanë mbajtur të fiksuar në mëndje, dhe “kanë bashkëpunuar me Shpirtin Shenjt për të ripërtërirë përditësuar Kishën sipas fizionomisë së saj origjinale”. Fundja, “janë vetë Shenjtërit që e çojnë përpara Kishën”, shton Ati Shenjtë. Në veçanti, Gjoni XXIII, në mbledhjen e Koncilit, “ka treguar një urtësi delikate ndaj Shpirtit Shenjt, e ka lënë veten të udhëhiqet nga ai” dhe kjo ka qenë për Kishën “një rrugë-e udhëhequr nga Shpirti”. Roncalli ka qenë “Papa i urtësisë ndaj Shpirtit”, aty ku Wojtyla ka qenë “Papa i familjes”, siç ka thënë vetë ai, që dëshironte të kujtohej. “Më pëlqen ta nënvizoj ndërsa po përjetojmë një ecje sinodale mbi familjen dhe me familjet, një ecje që me siguri nga Qielli ai e shoqëron dhe e mbështet”, pohon pothuajse i mallëngjyer Françesku. Dhe homelia e këtij kremtimi kaq të pritur përfundon me urimin që “të dy këta Shenjtër Barinj të ri të Populli të Hyjit të ndërmjetësojnë për Kishën derisa, gjatë këtyre dy vjetëve të ecjes sinodale, qoftë e gatshme ndaj Shpirtit Shenjtë në shërbimin baritor për familjen”. “Që të dy – përfundon Papa – të na mësojnë që të mos skandalizohemi nga plagët e Krishtit, por që të hyjmë në misterin e mëshirës hyjnore që gjithmonë shpreson, fal, do”.