Gjatë Engjëllit të Zotit, Papa fton të përkujtohen të vdekurit me shpresën e fesë dhe lutet për të gjithë të vdekurit e këtij viti “që s’ka kush t’i kujtojë”.
Nga Salvatore Cernuzio
Gëzim dhe lotë, shpresë, besim dhe përkujtim. Është e gjitha kjo në ditën e sotme, në të cilën Kisha na fton të përkujtojmë të vdekurit. Në katekizmin përpara Engjëllit të Zotit, në sheshin e tejmbushur dhe me diell të Shën Pjetrit, Papa ka theksuar një tjetër aspekt, që në kalendarin liturgjik përkujtimi i të vdekurve bie menjëherë pas Solemnitetit të të gjithë
Shenjtërve. Një dëshmi kjo e lidhjes së ngushtë ndërmjet dy festave “ashtu siç gëzimi dhe lotët gjejnë në Krishtin një sintezë që është themeli i besimit dhe shpresës tonë. Nga njëra anë, Kisha pelegrine në histori, gëzon ndërmjetësinë e Shenjtërve dhe të Lumëve që e mbështesin në shpalljen e Ungjillit. Nga ana tjetër, Kisha si Jezusi, bashkëndan të qarën e atij që vuan nga humbja e të afërmit, si Ai dhe falë Atij bën të tingëllojë falenderimi ndaj Atit që na ka liruar nga mëkati dhe vdekja. Vetë Jezusi ka treguar se vdekja e trupit është si një gjumë nga i cili Ai na zgjon dhe është
bukur të mendosh që do të jetë vetë Ai që do të na rizgjojë. Jo më kot, varrezat quhen “vendi i prehjes”, vendi në të cilin pritet “zgjimi final”. Dhe duke folur për varreza, Bergoglio kujtoi të
gjithë ata që kanë shkuar për të kujtuar të vdekurit e tyre. Me këtë besim dhe fe, mbështesim shpirtërisht të afërmit tanë që na kanë dashur dhe na kanë dhënë mirësi. Papa ftoi që të kujtoheshin jo vetëm familjarët dhe të afërmit, por edhe ata që s’ka kush të kujtohet për ta. Pra të gjithë viktimat e luftërave dhe të dhunës, “të vegjëlit” e botës të vdekur nga uria, ashtu edhe gli anonimi che riposano nell’ossario comune, vëllezërit dhe motrat e vrarë pse ishin të krishterë, dhe të atyre që kanë sakrifikuar jetën për t’u shërbyer te tjerëve. Papa ia beson të gjithë lavdisë së Zotit, në veçanti ata që kanë kaluar pragun e vdekjes gjatë këtij viti. I suffragi, ashtu si përkujtimi i të vdekurve dhe kujdesi për të varrosurit, janë dëshmi e shpresës së besimit, një shpresë e rrënjosur në faktin se vdekja nuk është fjala e fundit për fatin njerëzor. Njeriu është i destinuar për një jetë pa kufinj, që i ka rrënjët dhe plotësimin e
saj, në Zotin. Me këtë fe “në fatin suprem të njeriut”, Ipeshkëvi i Romës, drejtoi një lutje të veçantë Zotit nga një tekst i të apasionuarit padër Antoniom Rungi. Na fton t’i drejtohemi Zojës “që ka
vuajtur nën Kryq dramën e vdekjes së Krishtit dhe pastaj ka marrë pjesë në gëzimin e Ringjalljes së Tij”. Papa e thërret atë, Portën e qiellit, derisa të na ndihmojë të kuptojmë gjithnjë e më shumë,
vlerën e lutjes për suffragio dhe për të vdekurit, që janë pranë nesh. Të na mbështesë në pelegrinazhin e përditshëm mbi tokë dhe të na ndihmojë të mos e lëmë në harresë qëllimin përfundimtar të jetës, që është Parajsa. Dhe ne me këtë shpresë që nuk zhgënjen kurrë, ecim përpara.