Urime Shkëlqesi!

Në 75 vjetorin e Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirdita.

Predikimi i Shkëlqesisë së Tij Imzot Cristoforo Palmieri në kremtimin liturgjik me rastin e 75 vjetorit të Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirdita në Katedralen e shën Palit në Tiranë me 27 shtator 2014.

Imzot Rrok Mirdita
Imzot Rrok Mirdita

Shkëlqesi Imzot Rrok Mirdita, Fort e nderuar Z. Nunc Apostolik, shumë të dashur vëllezër në episkopat, në meshtari, në jetën e kushtuar, laikë besimtarë, autoritete, të falënderojmë Zotin për këtë ditë Festë.

Mos u mrekulloni, e këtë e lexoj më së miri në sytë tuaj, nëse jam pikërisht unë ai që merr fjalën mes shumë të tjerëve të cilët mund ta bënin më mirë se unë, për t’i dhënë zë ndjenjave që ngërthejnë shumë të dashurin dhe të nderuarin Monsinjor Rrok Mirdita në përvjetorin e Tij të 75 (shtatëdhjetë e pestë). Po kështu është rrjedha, e vetëm sepse jam një ndër më të vjetrit këtu të pranishëm, vetëm si mbështetës i kësaj Arkidioqeze e cila drejtohet nga vetë ai për të cilin bëhet festa, apo ndoshta vetëm sepse prej disa muajsh edhe unë vetë jam mes të dorëhequrve apo më kanë menduar si më të përshtatshmin, e për këtë nuk jam i sigurt, po interpretoj (shpreh) ndjenjat e shkëlqesisë në festë.. Ndjenja mirënjohjeje, varfërie, dobësie, kurajoje, suksesesh e jo suksesesh që kanë shoqëruar jetën e misionin e Tij. Mirë pra. Të gjithë ne e dëgjuam fjalën e Zotit të propozuar për të kuptuar në plotësinë domethënien e çka po festojmë………. E që «ajo kohë», koha e Jezusit, të bëhet koha jonë, “ e sotmja e shpëtimit “ për ata që e dëgjojnë, Le ta themi se, ashtu si atëherë, ka qenë gjithnjë një “Atë”, në rastin tonë “Zoti (Hyu)” i cili sipas tregimeve të Jezusit, hyn në njërën nga shumë familjet dhe i drejtohet fëmijës më të vogël…… në rastin tonë është vërtet bukur të mendosh se bëhet fjalë për familjen e bashkëshortëve Kola e Lule Mirdita, e i thotë më të riut Rrokut, shko e puno në vreshtën time… E ai pa thënë « po shkoj e më pas nuk shkoi «, apo si më i madhi i fëmijëve që tha (nuk shkoj e më pas shkoi «…u nis. Në çdo familje gjithnjë është i miri dhe i keqi, i parregullti dhe djaloshi i përpiktë, i pastër, i rregullt…. është ai i binduri dhe rebeli i cili thotë gjithnjë jo, por pastaj pendohet…. Por ky nuk është rasti ynë. Rroku të cilit i Ati i drejtohet, thotë menjëherë “po” dhe shkon vërtet, e seriozisht: ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeçar dhe hyri në seminarin e Zadarit. E kështu ndodhi, ndërsa Rroku i butë e bindur pa asnjë shenjë pendese apo ndërrim mendimi pasi tha menjëherë Po, me kalimin e viteve, dhe angazhimet e njëpasnjëshme, tregoi vërtetësinë e thënieve të një psikologu amerikan Bruno Bettelheim: fytyra e njeriut nuk i humbet kurrë linjat e rinisë së vet, shpirti i tij nuk lë kurrë të shuhen dashuritë e hershme…. Prindërit po ashtu Kola e Lule, pa e kuptuar, fillojnë e binden për atë c’ka një profet i madh, libanez por i amerikanizuar Khalil Gilbran kishte shkruar për ta:

Fëmijët tuaj nuk janë tuajt. Janë fëmijët e bijat e dëshirës. Që jeta ka për vetveten. Ata vijnë përmes jush, Por jo nga ju, E edhe pse jetojnë në ju, Aq më pak ju përkasin. Mund ti dhuroni atyre dashurinë tuaj, Por jo mendimet tuaja, Pasi ata kanë të tyret mendime. Mund të ruani trupat por jo shpirtrat e tyre, Sepse shpirtrat e tyre banojnë shtëpinë e së ardhmes, Por nuk do të mundeni ti bëni të njëjtë me ju, Pasi, jeta vazhdon e asnjëherë nuk ndalet tek e shkuara. Ju jeni harku nga ku Luftëtari Hyjnor hedh fëmijët tuaj mbi shtigjet e pafundësisë,

Duke përjetuar këto, si dhe ndjenja të tjera, prindërit si dhe Rroku duke u angazhuar plotësisht, maturojnë vitet e pritjes, përgatiten për të jetuar kohërat e pjekurisë.

Lindur më 28 shator 1939, në Këlleze, Mal i Zi, ku kalon fëmijërinë dhe adoleshencën, e më pas shkon në Zagreb për studime filozofie e teologjie duke arritur rezultate të shkëlqyera, Rroku sheh agimin rrëzëllues të 4 korrikut 1965 ditën kur u shugurua meshtar nga prifti i Arkidioqezës së Tivarit, Aleksandër Tokic, i gatshëm përsëri që t’i përgjigjej çdo propozimi me fjalën e tij “po shkoj” e në të vërtetë shkonte: -nga viti 1965 në vitin 1973 në Dioqezën e Tivarit mes bashkëkombësve të tij -nga 73 deri në ‹81 gjithnjë mes bashkëkombësve të vet në New York, i thirrur atje nga Kardinali Terenc Cook, Arqipeshkëv i asaj arkidioqeze, e pastaj edhe njëherë akoma i mbështetur nga Kardinali O’Connor, si administrator i qendrës famullitare “Zoja e Këshillit të Mirë e Shën Pali, dhe famullitar nga viti ‹89 deri në 92 , të qendrës së re famullitare themeluar nga vetë dom Rrok Mirdita “Zoja e Këshillit të Mirë” duke jetuar me gjithë zemër gëzimet e hidhërimet, duke bashkëndarë lodhjen dhe shpresat e bashkëkombësve shqiptarë e malazezë, emigruar atje, si dhe dhimbjet e problemet e familjeve të tyre të mbetura në atdhe.. Po më pas? Më pas është një histori që na përket më nga afër: ndryshojnë situatat politike e fetare në Shqipëri e cila ringrihet rilind pas viteve të trishta të pushtetit ateist komunist, dhe meshtari Rrok Mirdita duhet të kthehet e të thotë “po-në “ e tij “ po shkoj” thirrjes së papritur të Papës Gjon Pali II që e dëshiron në krye të Dioqezës Durrës Tiranë fillimisht e më pas që nga viti 2005 si Arqipeshkëv i të njëjtit territor Tirana Durrës, si seli Arqipeshkvore.

Në këtë shërbim ipshkvor i cili sot duket i jetuar si një fluturim i guximshëm shqiponje, por që do të zgjasë për më shumë se 20 vjet nga 24 Prilli i 94 deri më sot. Qe vetë Ati i Shenjtë i cili me ardhjen për të inkurajuar ringjalljen e jetës së krishterë në lirinë e bijve të Hyut e në praktikën kishtare, e konsakroi së bashku me dom Frano Ilia, fratin Robert Ashta e dom Zef Simoni, të cilët i mbijetuan vrasjeve e torturave të regjimit, duke i besuar atyre rilindjen e një populli i cili nga katakombet po dilte në dritën e ringjalljes. Ai është një popull pa barinj, duket se i tha Hyu, mundohu të riformosh popullin tim: shko dhe lajmëro fjalën Time në kohë të përshtatshme e të papërshtatshme, me forcë e ëmbëlsi; mos ki frikë nga ai që do të kundërvihet, nga ata që duan të të nënshtrojnë; ji i fortë, kiji të gjithë për zemër por të kesh më për zemër ata më të dobëtit, më të vegjlit, më të varfrit…. Unë do të jem me ty..

E Monsinjor Mirdita përgjigjet: Ne, këtù në Shqipëri, do të ruajmë harmoninë vëllazërore dhe do të ndërtojmë një Shqipëri rreth se cilës, sikurse rreth një vatre, mblidhen të gjithë shqiptarët. Por këtyre fjalëve – programatike i duhej dhënë jetë. E Monsinjor Mirdita e di mirë se ka përpara vetes një popull të uritur e të etur jo vetëm për të mira materiale bazë, por të uritur e të etur për drejtësi e të vërtetën, një popull që duhet të rilindë në jetë të re, të lirë e të plotë, që duhet të ndërgjegjësohet për të drejtat e veta dhe për të rifituar dinjitetin e tij, identitetin e vërtetë si shqiptar e i krishterë në gjurmët e martirëve të tij të cilët kishin sakrifikuar jetën e tyre për besimin, kishën, atdheun. Por e dinte mirë se nga rrënojat që e keqja linte pas krahëve, nga gjaku që dhuna kishte derdhur rrugëve, në kampet e përqendrimit, në burgjet më mjerane, nga kontradikta skandaloze të historisë, Zoti, Hyu arrin të krijojë një njerëzim të ri, të rilulëzojë toka djerrë, të ringrejë rrënojat e kishave dhe të strukturave gërmadhë. Njerëz të kthyer vërtet “në të rinj” e natyrisht jo ashtu siç ishin munduar ta krijonin në vitet e errëta të diktaturës. Dhe ja në veprim me mjeshtërinë e tij e kështu që në vitin 2003 kishte mbushur tre volume të mëdha, me çdo mjet, në çdo rast, me zë, përmes radios apo televizionit, gazetave, në çdo fushë e drejtim: të rinj e të rritur, meshtarë e të konsakruar, politikanë apo intelektualë; nga maja më e lartë apo në brendësinë e ndërgjegjeve; gjithsecili për pjesën e vet, sigurisht që do ta ketë konstatuar efikasitetin e natyrisht duhet të jetë munduar që asgjë të mos shkonte kot, që asnjë farë të mos binte gjatë rrugës për tu shkelur më pas me këmbë apo mes gjembave për t’i zënë frymën.

Si President i Caritas-it Kombëtar nga 94 deri në 2000 e President i Konferencës Ipeshkvore përgjatë tre mandateve e kështu Kisha rifillon të rrezatojë(shkëlqejë) mbi majën e malit, oxhaku tymosës rimerr forcë, jeta e gjithë atyre që janë të etur për të shijuar shije të reja, për thithur aroma te tjera. Dashur pa dashur njerëzit, katolikë ose jo, të thjeshtë apo autoritete jo vetëm kanë sy për të parë, por rikthehen për të parë. Dhe ja Katedralja që nga viti 2002 i dhurohet bashkësisë katolike si një pikë referimi për rritjen shpirtërore, gjë që do të lejë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit. Zëri i bariut dëgjohet përsëri, dallohet nga zëri i mercenarit dhe kështu grigja rifillon ta ndjekë: delet e dobëta fillojnë të mëkëmben, të sëmurat të mjekohen dhe nuk janë të pakta ato që kishin humbur rrugën e u rikthyen në vathë.

E Arqipeshkvi shihet e dëgjohet përgjatë rrugëve të kësaj Dioqeze kaq të rëndësishme ndërsa inkurajon meshtarët, misionarët, rregulltarë e rregulltare që të veprojnë në çdo fushë të ungjillëzimit, të mësimit, të shëndetësisë, të shkojnë në ndihmë të të vegjëlve, në mbështetje të familjeve në vështirësi morale dhe ekonomike, të të braktisurve dhe të pastrehëve, duke inkurajuar krijimin e shkollave fillore e të larta, të çerdheve dhe qendrave sociale, të shkollave profesionale, të qendrave të riabilitimit për fëmijët e rrugës, viktima të drogës… dhe e gjithë kjo veprimtari pa diskriminuar askënd për besimin apo shtresën shoqërore. Fjalët mund të mbeten fjalë, por veprat nuk janë kurrë një letër e vdekur. Edhe në rast se realizohen por të mos u parë nga njerëzit, ato janë aq të dukshme saqë është e pamundur që askush të mos i shohë.

Përkundrazi pikërisht sepse shkëlqejnë nën dritën e diellit, përpara syve të njerëzve të cilët duke e ditur ose jo i thurin lavdi Hyut, i njohin, e vlerësojnë Monsinjor Mirditës ndërhyrjen e çmuar, shohin në të promovuesin dhe vetë ekzekutuesin e për ketë: Ne 2000 Urdhri Sovran i Maltës i jep titullin Kryqi i Madh dhe e nderon me titullin Mjeshtër i Madh. Kryetari i Bashkisë së qytetit të Tiranës 26 Nëntor 2005 i jep titullin “Qytetar Nderi” i Kryeqytetit për angazhimin e jashtëzakonshëm të Arqipeshkvit në favor të zhvillimit dhe bashkimit mes besimeve të ndryshme fetare në Vend, për rilindjen e besimit, urtësinë dhe aftësinë me të cilën ka dituar të ndihmojë popullsinë dhe institucionet në vështirësitë e shumta sociale e politike. Titullin e «qytetarit të nderit» titull i dhënë edhe nga Kryebashkiaku i qytetit të Rrëshenit, kryeqendër e Mirditës për periudhën kur ky rajon ishte akoma pjesë e Dioqezës Durrës -Tiranë.

E më pas përsëri në 2006 është vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Alfred Moisiu që e nderon me titullin e Urdhrit “Nënë Tereza” për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri, për vëmendjen e veçante në dialogun ndërfetar, për angazhimin në themelimin e institucioneve të ndihmës sociale dhe ndihmesës së njerëzve në kushte të pafavorshme. Por vetëm për të përfunduar në 2010 një president tjetër i Republikës z. Bamir Topi e nderon me titullin e Urdhrit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndërsa më 13 maj 2013, Akademia Ndërkombëtare Bonifaci 8 e nderon me titullin Akademik Nderi. Po! të gjitha këto janë shenja që i gjithë populli i përfaqësuar nga këto Autoritete prestigjioze, i ofron herë pas here, mirënjohës për gjithë të mirat që i janë dhuruar e shërbimin që e ka pasuruar. Ndërsa vetë Monsinjor Mirdita megjithëse punon për Hyun e i sigurt për shpërblimet që vetë Hyu i ka premtuar atij që i shërben me zemër të sinqertë, me entuziazëm e besnikëri, ndërsa falënderon, gjen ndër ta stimuj të rinj për iniciativa të mëtejshme dhe gatishmëri e zemërgjerësi të ripërtërirë. Shkëlqesi e nderuar, Ju lutem të pranoni nga gjithë ne të pranishmit e nga sa e sa të tjerë që shpirtërisht Ju gjenden afër e mirënjohës, falënderimet tona në mënyrë ungjillore, pra në varfërinë e lutjeve tona, gatishmërinë për ta imituar në të mirën që edhe ne na kërkohet për të njëjtën Mbretëri të Hyut, si dhe me urimin birnor e vëllazëror për një të nesërme akoma më të pasur me lumni e bekime, dhe si Pronar i vreshtit do të kthehet e të të pyesë, gjithnjë e më i bindur, siç mund ta vërtetojë e kaluara që (Ati) do t’Ju jetë afër në shëndet e në sëmundje, këtu mes nesh apo diku ku Atij t’i pëlqejë. Për këtë Ju themi: “ ad multos Annos e ad meliora cotidie.”