Papa Françesku:
Unë, a ndjehem i dashur nga Jezusi?”
“Unë, a ndjehem i dashur nga Jezusi?”, Kjo ka qenë ‘detyra’ që papa Françesku u ka lënë, të djelën e 7 majit, besimtarëve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit, të cilët merrnin pjesë në recitimin e lutjes së Regina Caeli, që gjatë periudhës pashkore zëvendëson Engjëllin.
Në kursin e katekizmit të tij të shkurtë, Papa në fakt, ka bërë thirrje lidhur me kujdesin mbi një përmasë të përvojës së krishterë mbase të lënë “disi’ në hije”; e pra bëhet fjalë mbi “përmasën shpirtërore e afektive”.
“Ngandonjëherë arsyetojmë së tepërmi mbi fenë, duke rrezikuar të humbasim perceptimin e vulës së vënë prej një zëri; prej zërit të Jezusit, si bari i mirë, që stimulon dhe mrekullon”, ka thënë Papa, i cili bënte fjalë për “përvojën e mrekullueshme të të ndjerit të dashur nga Jezusi”.
“Bëni pyetjen: “Unë a ndjehem i dashur nga Jezusin?”: kështu ka porositur Françesku mijra persona të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit (25.000 sipas vlerësimeve nga xhandarmëria vatikanase).
Në të djelën e katërt të Pashkës, në të cilën Kisha kremton “Të Djelën e Bariut të Mirë”, Papa ka qendërzuar meditimin e tij mbi figurën e Bariut të Mirë në Ungjillin e Gjonit 10,1-10, në veçanti mbi një dopio figurë: atë të Bariut e atë të derës së vathit.
Të dyja figurat, përmblidhen në personin e Jezusit, i cili është si “bariu i mirë” e po ashtu edhe si “dera e deleve”. Ai është “një udhëheqës, autoriteti i të cilit, shprehet në shërbim”, ka nënvizuar Papa, “një kryetar që për të urdhëruar jep jetën e nuk i kërkon të tjerëve që ta flijojnë këtë jetë.”
“Prej një bariu të tillë mund të besosh”, ka shtuar ai, “ashtu sikurse delet që dëgjojnë zërin e bariut të tyre, pasi e dinë se me të shkohet në kullotat e mira dhe të bollshme.”
Por lipset të jesh i kujdesshëm, ka bërë me dije, pasi gjithmonë ekziston rreziku të jesh i hutuar nga zhurma e zërave të tjerë. “Sot jemi të ftuar që të mos e lëmë veten të shkëputur nga urtësitë e rreme të kësaj bote, por ta ndjekim Jezusin, Të Ringjallurin, udhëheqësin e vetëm dhe të sigurt që i jep kuptim jetës sonë”.