Trinia Shejte

Nga Dom Marjan Lumçi

Tregohet se Ipeshkvi Shën Agustini po
ecte në bregun e detit. Ishte i zhytur
në mendime të thella sepse po mundohej te
përpunonte një traktat përmbi Trininë Shejte,
dhe kërkonte të hynte në thellësi të Misterit.
Për një çast, vuri re se pak larg tij ishte një
fëmijë, i cili me një guaskë të vogël në dorë
merrte ujë nga deti dhe e hidhte në një gropë
të vogël që e kishte hapur në rërë.
Çfarë po bën, – e pyeti shën Agustini. Dua ta
zbrazi detin tek kjo gropa, – i›u përgjigj fëmija.
Por… nuk e sheh se është e pamundur. Deti
është shumë i madh dhe gropa që ti ke hapur
është shumë e vogël, – vazhdoi shën Agustini!
O Ipeshkëv Agustin, – vazhdoi fëmija – po
atëherë si mendon ti, një krijesë e vogël përmbi
tokë, me inteligjencën tënde të kufizuar, të
kuptosh një mister aq të lartë sikurse është
misteri i Trinisë Shejte? Pasi i tha këto fjalë,
i›u shfaqën krahët dhe fluturoi në qiell. Kishte
qenë një engjëll!
Neve, nuk na intereson TA KUPTOJMË
MISTERIN, por të jetojmë brenda tij, kjo është
gjëja më e bukur!

Festa e Trinisë Shejte!
Është një mister i Hyjit tonë të vetëm
por në tre persona, në të njëjtën kohë edhe
një mister shumë i bukur saqë kur e mendojmë
ndjehemi të përfshirë brenda tij!
Dëshira për të parë Hyjin, për ta kuptuar
atë, rritet gjithnjë në ne sa më shumë që
ne e provojmë dhe e shijojmë dashurinë
Trinia Shejte
tij në të gjitha momentet e jetës sonë. Ta
ndjesh Tininë si prindin tënd është gjëja
më e bukur. Ne nuk jemi bij të Hyjit në
sajë të natyrës sonë por në sajë të adoptimit
që na bën pjesëmarrës dhe për këtë arsye
trashëgimia e jonë është ajo e të bijve të
Hyjit. Kur adoptohet një fëmijë, ai nuk
është i lindur prej atyre prindërve, por
merr pjesë në familje si të ishte i lindur
aty. I ka të gjitha të drejtat e fëmijës së
lindur në familje dhe bashkohet aq shumë
me familjen saqë nga të tjerët pëshpëritet
shprehja: «Duket si të ishte fëmija i tyre!»
Për këtë arsye neve jemi kaq të dashur
për zemrën e Hyjit i cili vazhdimisht na
fton që ti mbajmë urdhërimet e Tija në
mënyrë që të jetojmë të lumtur. Nuk janë
ligje që na shtypin, por ndihmë konkrete
për lumturinë tonë. Fëmija i adoptuar nuk
ka lindur nga barku i jot, por nga zemra
e jote.
Ky është Hyji i jonë, dhe ne kemi lindur
në zemrën e tij, në Dashurinë e tij.