Të vrasësh një fëmijë është krim!

Te vrasesh nje femije
Te vrasesh nje femije

Një grua shkon shumë e dëshpëruar tek doktori i saj gjinekolog duke mbajtur fëmijën e saj të vogël në krah dhe i thotë:

-Doktor, ju duhet të më ndihmoni, kam një problem shumë shumë të madh dhe serioz… ky fëmijë që kam në krahë ende nuk ka mbushur një vit dhe unë jam përsëri shtatzënë. Unë nuk dua fëmijë të tjerë në kaq pak kohë.

Atëherë mjaku ju përgjigj qetësisht duke i thënë:

-Çfarë dëshiron që të bëj për ty?

-Dua që të ndërpritet kjo shtazani që kam tani -i përgjigji menjëherë gruaja, – e për këtë arsye më duhet ndihma e juaj!

Atëherë mjeku filloj të mendohej dhe pas një heshtjeje të gjatë i tha gruas:

– Mendoj se e gjeta mënyrën se si mund ta zgjidhi problemin tënd në një mënyrë që ti të mos dëmtohesh aspak dhe pa asnjë rrezik për jetën tënde.

Në këtë çast zonja u ndriçua në fytyrë nga një buzëqeshje çliruese duke menduar se mjeku e kishte gjetë mënyrën e duhur duke e pranuar kërkesën e saj.

Atëherë doktori filloi të flasë:

– Zonjë e nderuar, për ta zgjidhur sa më mirë problemin tënd në mënyrë që ti të mos keshë në të njëjtën kohë dy fëmijë të vegjël, unë mendoj se është më mirë që ne të zhdukim këtë që ti tani mban në krahë, dhe kështu do të mund tëpushosh për nëntë muaj derisa të dalë në dritë fëmija tjetër. Nëse na duhet të vrasim, këtu nuk ka asnjë diferencë mes njërit apo tjetrit, por po mendoj se duke vrarë këtë që ti ke në duar është shumë më e lehtë edhe sepse në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë rrezik për jetën tënde dhe për trupin tënd!

Kur dëgjoi këtë përgjigje, gruaja e dëshpëruar klithi me të madhe: Joooooooo doktor kjo nuk mund të bëhet, sepse të vrasësh një fëmijë është krim!!!

Atëherë doktori ju përgjigj:

-Edhe unë e mendoj sikurse ju, por ju ishit aq këmbëngulëse saqë më bindët që unë t’ju ndihmoja.

Pas disa çastesh, duke parë reagimin e gruas dhe efektin e bisedës, doktori e kuptoi se ja kishte arritur ta bindte gruan se nuk ka asnjë diferencë mes fëmijës që ajo kishte në krahë dhe krijesës që ajo mbante brenda trupit të saj… Në ato çaste, gruaja e ngurtësuar nga ndjenja e fajit por dhe e çliruar nga biseda plot kuptim i’u drejtua mjekut duke i thënë:

– Atëherë doktor shihemi pas një jave për ekografinë e parë që të mund ta ndjej zemrën që po rrah brenda zemrës time, në rregull doktor?

TË BËJMË TË PAMUNDURËN PËR TË SHPËTUAR NJË JETË NJERËZORE