Nga Salvatore Cernuzio
Papa gjatë Engjëllit të Zotit për Solemnitetin e të gjithë Shenjtërve, njerëz të thjeshtë “të fundit për njerëzit, por të parët për Zotin”. Bën një apel për Jeruzalemin dhe kujton vizitën në Verano.
Ka ditë si këto të parat e nëntorit, në të cilat jetohet Mbretëria e Qiellit jetohet në tokë. Ditë që janë “moment intensive besimi, lutje dhe reflektimi mbi ‘gjërat e fundit’ të jetës. Sepse duke celebruar përkujtimin e të gjithë Shenjtërve dhe duke kujtuar besimtarët e vdekur “Kisha shtegtare në tokë jeton dhe shpreh në Liturgji lidhjen shpirtërore që e bashkon me Kishën qiellore”. Atëherë duhet ta lëvdojmë Zotin “për bashkësinë e panumërt të Shenjtërve dhe Shenjtëreshave të të gjitha kohërave, burra dhe gra të thjeshtë, “të fundit” për botënpor “të parët” për Zotin. Dhe të ndjehemi pafundësisht të ngushëlluar nga fakti që të gjithë të dashurit tanë të vdekur, janë tashmë në praninë e Zotit dhe në shoqërinë e Virgjërës Mari.Solemniteti i kësaj dite na ndihmon të marrim në konsideratë një të vërtetë themelore të fesë së krishterë, të dëshmuar në lutjen “Besoj”: bashkësinë e Shenjtërve, “që lind nga besimi dhe bashkon të gjithë ata që I përkasin Krishtit në forcën e Pagëzimit”. Është një “bashkim shpirtëror” që “nuk thyhet nga vdekja, por vazhdon në jetën tjetër, pikërisht për virtyt të këtij “bashkimi të pashkatërrueshëm” që qëndronm “mes ne të gjallëve në këtë botë dhe të gjithë atyre që e kanë kapërcyer tashmë pragun e vdekjes”. Ne këtu poshtë mbi tokë, së bashku me ata që janë në përjetësi, formojmë një familje të vetme e të madhe. Dhe ky bashkim i mrekullueshëm mes tokës e qiellit, aktualizohet në Liturgji, sidomos në Eukaristi, në të cilën ne takojmë Jezusin e gjallë dhe forcën e tij. Përmes tij hyjmë në bashkim me vëllezërit në fe. Qoftë ata që jetojnë me ne këtu në tokë, qoftë ata që jetojnë me ne në tokë qoftë ata që na kanë paraprirë nëjetën tjetër, të amshuarën. Na jep gëzimin më të madh ky bashkim, sepse është bukur të dish “se ke shumë vëllezër në fe që ecin përkrah nesh, na mbështesin me ndihmën e tyre dhe bashkë me ne bëjnë të njëjtën rrugë drejt qiellit. Është ngushëlluese të dish që vëllezërit që kanë arritur Qiellin, na presin dhe luten për ne, derisa të mund të jetojmë bashkë në përjetësi fytyrën e lavdishme dhe të mëshirshme të Atit. Në këtë asamble të madhe të Shenjtërve, të mos harrojmë që në qendër është Maria, Nëna e Krishtit, së cilës Zoti ka dashur t’i ruajë vendin e parë. Ajo është “e vetmja kujdestare e Kishës universal me Krishtin”. Është udhëheqja e sigurt për kë dëshiron të ndjekë Krishtin në rrugën e Ungjillit. Është Nëna e kujdesshme së cilës mund t’i besojmë çdo dëshirë dhe vështirësi. Le ta lusim bashkë Mbretëreshën e të gjithë Shenjtërve, që të na ndihmojë t’i përgjigjemi me bujari dhe besim Zotit që na thirr të jemi të shenjtë siç Ai është i Shenjtë. Të lutemi për Jeruzalemin, qytetin e Shenjtë e të dashur të hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve, në këto ditë dëshmitare të tensioneve të ndryshme, derisa të mund të jetë gjithnjë e më shumë shenjë dhe paraprirje e paqes që Zoti dëshiron për gjithë familjen njerëzore.
Pas Engjëllit, në momentin e përshëndetjeve, Papa ka kujtuar lumturimin e martirit Pietro Asua Mendia, në Viktoria të Spanjës, meshtar i përulur që predikoi Ungjillin me shenjtërinë
e jetës, katekezat dhe devotshmërinë ndaj të varfërve dhe nevojtarëve. I arrestuar, i torturuar dhe i vrarë për faktin se qëndroi besnik ndaj Zotit dhe Kishës. I lumi paraqet për ne një shembull fortësie në fe dhe dëshmie në bamirësi. Së fundi ka kujtuar vizitën e tij në Verano. “Duke vizituar varrezën kryesore të Romës, u bashkohem shpirtërisht atyre që shkojnë në këto ditë në varret e të afërmve të vdekur”. Në monumentin e varrezave Papa celebron Meshën në kujtim të të vdekurve, së bashku me kardinalin vicar Agostino Vallini, mons. Filippo Iannone, ndihmësin për sektorin qendror mons. Matteo Zuppi, vikarin e kapitullit Lateranense mons. Luca Brandolini dhe famullitarin e Shën Lorenzo jashtë mureve padre Armando Ambrosi.
Gjatë celebrimit do të jenë ekspozuar për nderimin e besimtarëve, afër trupores së Zojës, reliket e dy Papëve të kanonizuar në prill: Gjonit XXIII dhe Gjon Palit II. Lutje të veçanta do të dedikohen për të krishterët që janë përndjekur për shkak të besimit dhe për të varfrit, të vuajturit dhe të humburit në shpirt. Në përfundim të liturgjisë, Papa bëri një lutje për bekimin e varreve.