Të korruptuar, skllevër dhe prodhues armësh…

Të korruptuar, skllevër dhe prodhues armësh: “Mendoni se do të jeni të lumtur në jetën e përtejme?”

Në Audiencën e përgjithshme, Françesku flet për “frikën e Hyjit” e cila nuk është frika ajo që i bën të krishterët e ndrojtur, por ajo çka të jep kurajo dhe gjykim të drejtë për të kuptuar kur jemi në mëkat.

Nga Salvatore Cernuzio

Partite politike.QYTETI I VATIKANIT, 11 qershor 2014 – Këtu përfundon seria e dhuratave që Papa Françesku u ka dhuruar besimtarëve të shumtë gjatë takimeve të përgjithshme të së mërkurës. Pasi ka folur për këshillën, për dijen, përforcimin, intelektin, shkencën dhe mëshirën, Ati Shenjtë përfundon ciklin e katekezës mbi shtatë dhuratat e Shpirtit Shenjtë duke e përqendruar reflektimin e tij mbi “frikën ndaj Hyjit”.

Ndoshta dhurata më pak e kuptuar mes shtatë dhuratave të Shpirtit Shenjtë, të cilën e shkëmbejnë shpesh me frikën njerëzore. Ndërsa aty ku “nuk ka arsye për të pasur frikë” ndaj Hyjit” të Gjithëpushtetshëm dhe të Shenjtë”, nënvizon Papa, sepse “e dimë mirë se Hyji është Atë, që na do dhe do shpëtimin tonë”. Ndrojtja ndaj Hyjit – shpjegon – është “dhurata e Shpirtit që na kujton se sa të vegjël jemi para Hyjit dhe dashurisë së tij që mirëqenia jonë është t’i braktisemi me përvujtëri, respekt dhe besim në duart e tij”. Pikërisht si një fëmijë, i frikësuar dhe i çorientuar, i cili ndjehet “i mbështjellë dhe i mbështetur nga ngrohtësia dhe nga mbrojtja” e babait të tij. “Kur Shpirti Shenjtë banon në zemrën tonë – shton Papa – na mbush me ngushëllim dhe paqe, dhe na bën të ndjehemi kështu si jemi, d.m.th. të vegjël, me atë sjellje të atij që vë shqetësimet e tij dhe pritjet e tij në Hyjin”.

Vetëm kështu mund të kuptohet sesi ndrojtja e Hyjit merr “formën e butësisë, e mirënjohjes dhe lavdisë” në ne. Shpesh herë, është e vështirë “të pranosh planin e Hyjit”, dhe sidomos të hasesh me paaftësinë “e të siguruarit nga vetvetja lumturinë dhe jetën e amshuar”. E megjithatë është pikërisht “në eksperiencën e kufizimeve tona dhe varfërisë sonë” që Shpirti “na ngushëllon dhe na bën të perceptojmë si të vetmen gjë të rëndësishme që të udhëhiqemi nga Jezusi drejt krahëve të Atit”.

Nëse “të pushtuar nga ndrojtja e Hyjit”, thekson Papa, “jemi të nxitur të ndjekim Zotin me përvujtëri, butësi dhe bindje”. Vëmendje, nuk do të thotë të marrësh një “sjellje dorëzuese dhe pasive”, mirëpo ta ndjekësh Atë “me mahnitjen dhe gëzimin e një biri që e njeh veten të shërbyer dhe dashur nga Ati”.

Pra, ndrojtja e Hyjit “nuk na bën të krishterë të ndrojtur” – thekson Papa Bergoglio – por përkundrazi “çel në ne guximin dhe forcën!”. Është një dhuratë që na bën të krishterë të bindur, entuziastë, që nuk i nënshtrohen Zotit prej frikës, por sepse janë të mallëngjyer dhe të përftuar nga dashuria e tij!”.

Kjo dhuratë e çmuar e fundit, megjithatë, nuk është vetëm shtytje e guximshme për të ecur përpara, por edhe një këmbanë “alarmi” kundrejt “mëkatit”. Kur një person jeton në të keqen – pohon Ati Shenjtë – kur blasfemon kundër Hyjit, kur shfrytëzon të tjerët, kur i tiranizon, kur jeton vetëm për para, kotësinë, pushtetin, krenarinë”, ndrojtja e “shenjtë” e Hyjit “të paralajmëron”. Dhe bërtet: “Ki kujdes! me gjithë këtë pushtet, me gjithë këta para, me gjithë krenarinë tënde, me gjithë kotësinë tënde, nuk do të jesh i lumtur!’ Askush – ka theksuar Papa Françesku – nuk mund të marrë me vete në anën tjetër as paratë as pushtetin as kotësinë as krenarinë. Asgjë! Mund të marrim vetëm dashurinë që Hyji Atë na jep, ngrohtësinë e Hyjit që kemi marrë dhe pranuar me dashuri. Mund të marrim edhe atë çka kemi bërë për të tjerët”. Kjo e Papës nuk është një thirrje e përgjithshme, por i drejtohet disa kategorive të caktuara: për shembull, atyre personave “që kanë përgjegjësinë mbi të tjerët dhe që korruptohen”, atyre “që jetojnë nga trajtimet e personave dhe nga puna si skllevër” dhe “që prodhojnë armë për të ushqyer luftërat…”. Por mendoni pak, çfarë zanati është ky!” pyet Françesku. “Jam i sigurt – shton me ironi – se nëse unë bëj tani një pyetje: sa prej jush janë prodhues armësh? Askush, askush: sepse këta nuk vijnë për të dëgjuar Fjalën e Hyjit. Këta prodhojnë vdekjen, janë tregtarë vdekjeje, që bëjnë këtë tregti vdekjeje”.

“Mendoni se këta persona do të jenë të lumtur në anën tjetër?” këmbëngul Papa, “në anën tjetër duhet të japin llogari para Hyjit”. Urimi i Atit Shenjtë që ndrojtja e Hyjit t’u bëjë të kuptojë këtyre njerëzve “që një ditë gjithçka mbaron dhe që duhet të japin llogari para Hyjit, shndërrohet kështu në lutje, duke cituar rreshtat e Psalmit 34: “Ky i mjerë bërtet dhe Zoti e dëgjon, e shpëton nga të gjitha shqetësimet e tij…”

Papa nxit besimtarët dhe shtegtarët që t’i kërkojnë sot Zotit “hirin që të bashkojë zërat tanë me ata të të varfërve, për të pranuar dhuratën e ndrojtjes së Hyjit dhe që të jemi, sëbashku me ta, të veshur me mëshirën dhe dashurinë e Hyjit, që është ati ynë, babai ynë”.