Pas Meshës, Papa luti Engjëllin e Zotit në sheshin Nanë Tereza. Por në fillim i qortoi me dashamirësi të rinjtë që ti japin shpresë vendit “me forcën e Ungjillit dhe shembullin e martirëve”.
Në mbarim të Meshës Shejte në sheshin Nanë Tereza, Papa Francesku luti lutjen Engjëlli i Zotit me të gjithë besimtarët e pranishëm.
Para se të fillonte lutjen Marisë, Ai i Shejtë i përshëndeti të gjithë ata që ishin në shesh dhe që kishin ardhë prej të gjitha viseve shqiptare. “Ju falënderoj për praninë tuaj dhe për dëshminë tuaj të fesë”, dhe duke ju drejtuar veçanërisht të rinjve, të cilëve ashtu si dhe gjatë predikimit në Meshë ju drejtua duke i ftuar që ta ndërtojnë ekzistencën e tyre mbi Jezu Krishtin. “Kush ndërton mbi Krishtin ndërton mbi gur, sepse Ai është gjithmonë besnik edhe atëherë kur ne nuk i mbetemi besnikë – është shprehur Papa – Jezusi na njeh më mirë se kushdo tjetër; kur ne gabojmë, nuk na dënon por na thotë: ‘Shko dhe tani e tutje mos mëkatno më’”.
“Të dashur të rinj, ju jeni breznia e re e Shqipërisë” nënvizoi papa, dhe uroi që “ Me forcën e Ungjillit dhe shembullin e martirëve, të dini ti thoni jo idhujtarisë së lekut, jo lirisë së rreme individualiste, jo varësië nga dhuna”, në mënyrë që ti thoni po “kulturës së takimit dhe të solidaritetit, po bukurisë të së mirës dhe të së vërtetës; po jetës që konsumohet me shpirtgjerësi por dhe besnikëri në gjërat e vogla”. Kështu do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë, një botë më të mirë”, ka siguruar Papa.
Në fund, ju drejtua Virgjërës Mari, e nderuar në Shqipëri me titullin ‘Zoja e Këshillit të mirë’: Shkoj shpirtërisht në Shejtnoren e Shkodrës, që për ju është aq shumë e dashur – është shprehur Papa – dhe ja besoj asaj gjithë Kishën në Shqipëri dhe krejt popullin shqiptar, në mënyrë të veçantë familjet, fëmijët dhe pleqtë”. “Zoja – dhe bekimi i saj, ju udhëheqshin të të ecni së bashku me Hyjin, drejt shpresës që nuk zhgënjen kurrë”.