Shqipëria “toka e shqiponjave” që fluturojnë me krahët e bashkëjetesës fetare
Duke takuar autoritetet, Papa e citoi vendin tonë si shembull të tolerancës në një kontekst gjeopolitik në të cilin besimi përdorët si “faktor përplasjesh dhe dhune”.
Etapa e parë e udhëtimit të katërt ndërkombëtar të Papë Françeskut, i pari në një shtet evropian, ishte në Pallatin Presidencial të Tiranës, aty ku dhe takoi autoritetet e vendit tonë. Menjëherë Papa është shprehur “shumë i kënaqur” që gjendej “në tokën fisnike të Shqipërisë, tokë heronjsh, tokë martirësh, të cilët kanë ditë të japin dëshminë tyre të fesë në kohët e vështira të persekutimit”.
Ati i Shenjtë, në fjalimin që pa mbajtur përpara autoriteteve, ka tentuar që ta kthejë mbrapa shiritin e historisë së kujtesës kombëtare shqiptare, kujtesë kjo e vaditur me gjakun e derdhur nën dhunën ateisto komuniste por që në të njëjtën kohë edhe e aftë për tu ringritur. “ Ka kaluar tashmë pothuajse një çerek shekulli – është shprehur Papa – që kur Shqipëria e ka rigjetur rrugën e vështirë por të lumtur të lirisë”. Liria e cila i ka bërë të mundur shoqërisë shqiptare “që të rifillojë rrugën e rindërtimit material dhe shiprtëror, të vëjë në lëvizje shumë energji dhe iniciativa, të hapet dhe të bashkëpunojë me vendetet e tjera të Ballkanit e të Mesdheut, me Europën dhe botën mbarë”. Një rrugë e re kjo e shënjuar nga “respektimi i të drejtave njerëzore”, mes të cilave spikat “liria fetare dhe liria e shprehjes së mendimit”, të cilat konsiderohen si “kushte thelbësore për zhvillimin social dhe ekonomik të një Vendi”. Papa Françesku deklaroi edhe se “ndjehet i lumturuar” prej “bashkëjetesës paqësore” dhe prej “bashkëpunimit mes anëtarëve të besimeve të ndryshme: një “karakteristikë e mrekullueshme e Shqipërisë, të cilën duhet ta ruani me dashamirësi dhe kujdes të madh”.
Është një “e mirë e çmuar për Vendin kjo klimë respekti dhe mirëbesimi të ndërsjellët mes katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve”, që i jep Shqipërisë “një cilësim të vecantë Shqipërisë në kohën në të cilën po jetojmë”. Nga këtu fillon edhe diagnoza e hidhur e Atit të Shenjtë porsa i përket fazës historike aktuale, i cili vë në dukje se “nga ana e grupeve ekstremiste prishet vërtetësia e kuptimit fetar dhe shtrembërohen apo edhe instrumentalizohen diferencat mes besimeve të ndryshme”. Këto grupe, dallimet mes besimeve i shndërrojnë “në një faktor të rrezikshëm pëprlasjet dhe dhune, në vend që ti shndërrojnë në rast dialogu të hapur dhe plot respekt si dhe reflektim të përbashkët mbi atë se çdo të thotë të besosh në Hyjin dhe të ndjekësh ligjin e tij”.
besosh në Hyjin dhe të ndjekësh ligjin e tij”. Në këtë rast qortimi i Ipeshkvit të Romës vjen i qartë dhe shumë i fortë: “Askush të mos mendojë se mund të bëhet mburojë e Hyjit ndërkohë që projekton dhe kryen akte dhune dhe shkatërrimi të tjetrit! Askush të mos e marri si pretekst besimin kur kryen veprime që janë në kundërshtim me dinjitetin e njeriut dhe me të drejtat e tij themelore, në radhë të parë me të drejtën e jetës si dhe të lirisë së besimit për të gjithë”.
dhe të lirisë së besimit për të gjithë”. Papa, pas shpinës të së cilit ngrihej statuja e Gjergj Kastriotit, heroit tonë kombëtar, ka ritheksuar shembullin e shkëlqyer të “Tokës së Shqiponjave”, duke u shprehur se “bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme mes personave dhe bashkësive që u përkasin besimeve të ndryshme jo thjeshtë është një urim, por konkretisht është e mundur dhe e praktikueshme”. Por bashkëjetesa nuk është një monolit i pathyeshëm, por “një e vlerë që duhet të ruhet dhe të forcohet cdo ditë” nëpërmjet “edukimit në respektimin e diferencave dhe identiteteve të ndryshme të hapura ndaj dialogut dhe ndaj bashkëpunimit për të mirën e të gjithëve, me ushtrimin e njohjes dhe të nderimit për njëri-tjetrin”. Mbi të gjitha bëhet fjalë për “një dhuratë të cilën gjithmonë duhet t’ja kërkoni Hyjit në lutje”. “Uroj që Shqipëria – është shprehur Ati i Shenjtë – të mund të eci gjithmonë në këtë rrugë, duke u shndërruar për shumë Vende në një shembull tek i cili duhet të frymëzohen!”.
Tashmë që ka kaluar “dimri e persekutimit” dhe “ka ardhur më në fund pranvera e lirisë”, Shqipëria ka arritur të pajtohet me Kishën katolike. Institucion ky i fundit, sikurse është shprehur Papa, “i cili ka arritur të rimarrë ekzistencën normale, duke ri-themeluar hierarkinë e saj dhe duke e rilidhur fillin e një tradite të gjatë”. Kontributi pozitiv i Kishës është shumë i qartë në sytë e kujtdo që i viziton Shqipërinë: “Janë ndërtuar apo rindërtuar vende kulti, mes të cilëve spikat Seminari i Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër; janë themeluar shkolla apo qendra të rëndësishme edukimi dhe asistence, në dispozicion të të gjithë qytetarëve”. Ndërkohë, prania e kishës është e perceptuar jo thjesht si “një shërbim ndaj komunitetit katolik, por si shërbim ndaj krejt Kombit”.
Papa Bergoglio përmendi Të Lumen Nanë Tereza, e cila së bashku me martirët shqiptarë (fotografitë e të cilëve ishin të varura gjatë gjithë rrugës që bashkon sheshin Skënderbe me sheshin Nanë Tereza) gëzohen prej shembullit të burrave dhe grave vullnetmirë “që e kanë bërë Shqipërinë të lulëzojë”, por ka theksuar se ata sot “na paraqesin sfida të reja të cilave duhet tu japim përgjigje”. Ftesa e Papës ishte që të bëjmë c’është e mundur në mënyrë që “rritja dhe zhvillimi të jenë në dispozicion të të gjithëve dhe jo vetëm të një pjese të popullsisë”. Në kontekstin e globalizimit, Papa na ka kujtuar dhe një herë se duhet të kemi kujdes të veçantë për ambientin, krijimin por mbi të gjitha familjen.