Krishtlindja Tiranë 2014
Predikimi i Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës gjatë kremtimit Eukaristik në Natën e Madhe të lindjes së Krishtit në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Shumë të dashur vëllezër e motra, Leximi i parë i liturgjisë së kësaj nate, në të cilën kremtojmë lindjen e Jezu Krishtit, flet për një popull që ecte në errësirë: “Populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe” (Is 9,1). Shëmbëllimi i profetit Isaia na ndihmon ta shikojmë jetën tonë si një rrugëtim nëpër errësirë, të bashkuar me një popull, i cili, më në fund, gjen gëzimin e harenë: “Populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe”. Isaia përmend vuajtjet e popullit: zgjedhën e rëndë, lozën mbi krahët e tij, shkopin e mbikëqyrësit e petkat e përgjakura. Shpesh herë rrugëtimi i popujve është rrugëtim nëpërerrësirën e vuajtjes, të dhunës, të padrejtësisë e të varfërisë. Le të mendojmë vuajtjet e gjata të popullit tonë, që vijojnë edhe sot, edhe pse në forma të ndryshme e me shpresë më të qartë. Shpresat e njerëzve janë shpresa që kanë të bëjnë me jetën e tyre të përditshme, e cila, nëse nuk del në dritë, zhytet në një errësirë edhe më të dendur. Cila është kjo dritë? Ndërrimi i pushteteve apo i sistemeve? Ndryshimi i rendit shoqëror, apo lulëzimi i ekonomisë? Jo, Isaia e përshkruan dritën që sheh populli me këto fjalë: “Na lindi një foshnje, fituam një djalë. Në krahun e tij u vu shenja e mbretërisë. Për emër do të quhet: Këshilltar i mrekullueshëm, Hyj i fortë, Atë i amshueshëm, Princ i paqes” (Is 9, 5). Nuk bëhet fjalë as për dritën mistike të fesë, e cila mund të jetë dritë e lume, por nuk e prek jetën konkrete të njerëzve. Nuk bëhet fjalë as për dritën e projekteve shoqërore apo politike, që lind nga marrëveshja mes palësh, e cila është e rëndësishme, por, nëse ngroh mendjen, nuk mund të ngrohë zemrën. Drita, thotë Isaia, është lindja e një foshnjeje, që sjell mbi tokë njerëzimin e ri. Jeta e njerëzve dhe e popujve do të mbushet me dritë, kur foshnja e lindur në errësirën e natës të pritet si dhurata e Hyjit për njerëzit, për t’i udhëhequr drejt lumturisë së vërtetë. Shumë të dashur vëllezër e motra, sonte “na lindi një foshnje, fituam një djalë” (Is 9, 5), “e madhe do të jetë mbretëria e tij dhe paqja nuk do të ketë mbarim” (Is 9, 6). Foshnja për të cilën flet Isaia është foshnja për të cilën flet Ungjilli sipas Lukës, që sapo dëgjuam, të cilin Maria e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse nuk kishte vend për ta në bujtinë. Drita e Hyjit nuk vjen tek njerëzit si doktrinë morale, politike apo ekonomike, por si njeri. Kush dëshiron të shohë dritën, duhet të mësojë ta shohë njeriun si Birin e Hyjit, sepse Biri i Hyjit erdhi në këtë botë për të na mësuar të vërtetën mbi njeriun. Lindja e Krishtit hap një epokë të re jo për shkak të doktrinës së re që sjell Krishti me mishërimin e tij, por për shkak të vetë personit të Jezu Krishtit, i cili, duke jetuar si njeri mes njerëzve, duke përqafuar vuajtjet, dyshimet, dhe shpresat e mbarë njerëzimit, i jep kuptim historisë së çdo njeriu dhe të të gjithë popujve, sepse e drejton këtë histori kah përmbushja e saj përfundimtare. Shenja e dritës tek profeti Isaia është foshnja e lindur, sikurse shenja e gëzimit të barinjve në Ungjillin sipas Lukës është foshnja e lindur. Engjëlli u thotë barinjve në natën e Betlehemit: “Mos kini frikë, ja, unë po ju shpall një gëzim të madh për të gjithë popullin: sot, në qytetin e Davidit, lindi për ju Shpëtimtari, Krishti Zot. Kjo do të jetë shenja për ju: do të gjeni një fëmijë të lidhur në shpërgënj e të vënë në grazhd”. Lindja e Krishtit është shenja më e fuqishme se Hyji nuk e ka përçmuar kurrë njeriun. E keqja, që e prek përditë jetën e njerëzve, zgjedha e rëndë, loza mbi krahët e njerëzve, shkopi i mbikëqyrësit e petkat e përgjakura, për të cilat flet leximi i parë e që historia e të gjitha kohrave i njeh mirë, e kanë shpërfytyruar njeriun dhe e kanë bërë të humbë besimin tek vetvetja. Për këtë arsye njerëzit e kanë kërkuar shpëtimin tek doktrinat e reja tokësore apo hyjnore dhe e kanë vendosur njeriun në shërbim të doktrinave. Kumti i Isaisë dhe realizimi i tij në Ungjillin sipas Lukës, që sapo dëgjuam, na tregojnë se Hyji nuk dëshiron të na mësojë një doktrinë, nuk ka si synim të na japë një ligj, por na dërgon një njeri, i cili, me forcën e dashurisë së tij, do të na zbulojë bukurinë e qenies njerëzore e do të na mësojë ta duam njeriun më shumë sesa doktrinat e ligjet. Lindja e Krishtit na tregon se njeriu është në qendrën e vëmendjes së Hyji, na tregon se Hyji vetë u bë njeri. Kush dëshiron të njohë Hyjin, duhet të njohë gjer në fund njeriun e, kush dëshiron ta dojë Hyjin, duhet të dojë gjer në fund njeriun. Cila është drita që ndez Krishti brenda errësirës njerëzore? Është drita e vetëdijes se Hyji është me ne errësirën e vuajtjes, të dhunës, të padrejtësisë e të varfërisë. Le të mendojmë vuajtjet e gjata të popullit tonë, që vijojnë edhe sot, edhe pse në forma të ndryshme e me shpresë më të qartë. Shpresat e njerëzve janë shpresa që kanë të bëjnë me jetën e tyre të përditshme, e cila, nëse nuk del në dritë, zhytet në një errësirë edhe më të dendur. Cila është kjo dritë? Ndërrimi i pushteteve apo i sistemeve? Ndryshimi i rendit shoqëror, apo lulëzimi i ekonomisë? Jo, Isaia e përshkruan dritën që sheh populli me këto fjalë: “Na lindi një foshnje, fituam një djalë. Në krahun e tij u vu shenja e mbretërisë. Për emër do të quhet: Këshilltar i mrekullueshëm, Hyj i fortë, Atë i amshueshëm, Princ i paqes” (Is 9, 5). Nuk bëhet fjalë as për dritën mistike të fesë, e cila mund të jetë dritë e lume, por nuk e prek jetën konkrete të njerëzve. Nuk bëhet fjalë as për dritën e projekteve shoqërore apo politike, që lind nga marrëveshja mes palësh, e cila është e rëndësishme, por, nëse ngroh mendjen, nuk mund të ngrohë zemrën. Drita, thotë Isaia, është lindja e një foshnjeje, që sjell mbi tokë njerëzimin e ri. Jeta e njerëzve dhe e popujve do të mbushet me dritë, kur foshnja e lindur në errësirën e natës të pritet si dhurata e Hyjit për njerëzit, për t’i udhëhequr drejt lumturisë së vërtetë. Shumë të dashur vëllezër e motra, sonte “na lindi një foshnje, fituam një djalë” (Is 9, 5), “e madhe do të jetë mbretëria e tij dhe paqja nuk do të ketë mbarim” (Is 9, 6). Foshnja për të cilën flet Isaia është foshnja për të cilën flet Ungjilli sipas Lukës, që sapo dëgjuam, të cilin Maria e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse nuk kishte vend për ta në bujtinë. Drita e Hyjit nuk vjen tek njerëzit si doktrinë morale, politike apo ekonomike, por si njeri. Kush dëshiron të shohë dritën, duhet të mësojë ta shohë njeriun si Birin e Hyjit, sepse Biri i Hyjit erdhi në këtë botë për të na mësuar të vërtetën mbi njeriun. Lindja e Krishtit hap një epokë të re jo për shkak të doktrinës së re që sjell Krishti me mishërimin e tij, por për shkak të vetë personit të Jezu Krishtit, i cili, duke jetuar si njeri mes njerëzve, duke përqafuar vuajtjet, dyshimet, dhe shpresat e mbarë njerëzimit, i jep kuptim historisë së çdo njeriu dhe të të gjithë popujve, sepse e drejton këtë histori kah përmbushja e saj përfundimtare. Shenja e dritës tek profeti Isaia është foshnja e lindur, sikurse shenja e gëzimit të barinjve në Ungjillin sipas Lukës është foshnja e lindur. Engjëlli u thotë barinjve në natën e Betlehemit: “Mos kini frikë, ja, unë po ju shpall një gëzim të madh për të gjithë popullin: sot, në qytetin e Davidit, lindi për ju Shpëtimtari, Krishti Zot. Kjo do të jetë shenja për ju: do të gjeni një fëmijë të lidhur në shpërgënj e të vënë në grazhd”. Lindja e Krishtit është shenja më e fuqishme se Hyji nuk e ka përçmuar kurrë njeriun. E keqja, që e prek përditë jetën e njerëzve, zgjedha e rëndë, loza mbi krahët e njerëzve, shkopi i mbikëqyrësit e petkat e përgjakura, për të cilat flet leximi i parë e që historia e të gjitha kohrave i njeh mirë, e kanë shpërfytyruar njeriun dhe e kanë bërë të humbë besimin tek vetvetja. Për këtë arsye njerëzit e kanë kërkuar shpëtimin tek doktrinat e reja tokësore apo hyjnore dhe e kanë vendosur njeriun në shërbim të doktrinave. Kumti i Isaisë dhe realizimi i tij në Ungjillin sipas Lukës, që sapo dëgjuam, na tregojnë se Hyji nuk dëshiron të na mësojë një doktrinë, nuk ka si synim të na japë një ligj, por na dërgon një njeri, i cili, me forcën e dashurisë së tij, do të na zbulojë bukurinë e qenies njerëzore e do të na mësojë ta duam njeriun më shumë sesa doktrinat e ligjet. Lindja e Krishtit na tregon se njeriu është në qendrën e vëmendjes së Hyji, na tregon se Hyji vetë u bë njeri. Kush dëshiron të njohë Hyjin, duhet të njohë gjer në fund njeriun e, kush dëshiron ta dojë Hyjin, duhet të dojë gjer në fund njeriun. Cila është drita që ndez Krishti brenda errësirës njerëzore? Është drita e vetëdijes se Hyji është me ne.vogëlsisë dhe mjerimit të njeriut dhe kanë vënë në qendër të vëmendjes largësinë e Hyjit prej njerëzve, duke bërë të duket gati i pamundshëm bashkimi me Hyjin dhe miqësia me të. Duke e paraqitur Hyjin kaq larg njerëzve, i kanë hapur rrugën mendimit se Hyji mund edhe të mos ekzistojë e ky mendim është bërë shpesh herë doktrinë e propagandë. Doktrinat dhe propaganda ateiste, si në emër të shkencës, ashtu edhe në emër të lirisë së ndërgjegjes së njeriut, themelohen kryesisht në konceptin e Hyjit dhe të njeriut si dy qenie të ndara. Këto doktrina thonë pak a shumë kështu: nëse Hyji nuk është me ne, ai mund edhe të mos ekzistojë; nëse feja na bën ta mohojmë njeriun në emër të Hyjit, ajo duhet braktisur. Mishërimi i Krishtit përgënjeshtron çdo koncept fetar apo filozofik, që mbështetet në largësinë e Hyjit prej njerëzve, sepse në Krishtin Hyji e njeriu janë një gjë e vetme. Fatet e njeriut janë fatet e Hyjit dhe lumturia e Hyjit është thirrja e pakthyeshme e tij për të gjithë njerëzit. Gjithë jeta e Jezusit mbi tokë është shëmbëlltyra e mrekullueshme e kujdesit të Hyjit për njerëzit. Me anë të Jezusit, i cili lindi nga Maria në Betlehemin e Judesë, Hyji prek lëngatat njerëzore dhe i shëron, prek vdekjen njerëzore dhe e shndërron në jetë, nëpërmjet ringjalljes. Feja e krishterë, atëherë, nuk është thjesht diçka që mësohet përmendësh, pranohet si e vërtetë më anë të arsyes dhe zbatohet me kujdes, duke ndjekur disa rite e norma morale. Feja e Krishterë është në thelbin e saj miqësi me Krishtin, i cili lind në jetën tonë dhe ditë për ditë na flet në thellësinë e shpirtit përdashurinë e Atit qiellor; ditë për ditë na dhuron faljen për fajet në të cilat biem; ditë për ditë na mëson vlerën vuajtjes për dashuri; ditë për ditë na liron nga ndjenjat e padenja për bukurinë njerëzore, që ai na ka dhuruar; ditë për ditë na liron nga e keqja e na bën të besojmë gjithnjë e më shumë në të mirën; ditë për ditë na bën të vetëdijshëm se jeta është shtegtim dhe se në fund të këtij shtegtimi na pret lavdia e amshuar e qiellit. Feja e krishterë nuk fillon në çastin në të cilin pranojmë doktrinën e Kishës, por në çastin në të cilin pranojmë që Krishti të lindë në zemrën tonë e të rritet në jetën tonë. Bashkë me Krishtin ka kuptim, rritet e forcohet edhe doktrina e krishterë, e cila nuk është mbi të gjitha një e vërtetë teorike, por urti jete, që na bën të sillemi me të tjerët sipas stilit të Krishtit. Nëse e pranojmë dhe e jetojmë në këtë mënyrë fenë e krishterë, atëherë e kuptojmë çfarë do të thotë Shën Pali me fjalët që dëgjuam në leximin e dytë të kësaj liturgjie: “Vërtet u duk hiri i Hyjit, që u sjell shëlbimin të gjithë njerëzve. Ai na mëson t’i biem mohit pabesimit dhe dëshirave të shekullit, për të jetuar në këtë botë urtisht, drejtësisht dhe përshpirtërisht, duke pritur shpresen e lume dhe ardhjen e Lavdisë së të madhit Hyj dhe Shëlbuesit tonë Jezu Krishtit” (Ti 2,11-13). Kësaj lavdie i këndojnë engjëjt sonte mbi qiellin e Betlehemit: “Lavdi Hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë!”. Kjo lavdi e Krishtit të lindur në Betlehem e mbushtë jetën tuaj e asaj i këndofshi edhe ju në thellësinë e shpirtit tuaj sonte e përgjithmonë! Amen.