Papa kërkon kthimin e zemrave të dhunuesve që nuk ndalen as para fëmijëve

Në mbyllje të Audiencës së përgjithshme, Papa ka shprehur dhimbjen e tij për ngjarjen e ndodhur në një shkollë ushtarake në Pakistan, ku ndërruan jetë mbi 130 persona, ndër ta shumica fëmijë. Duke përmendur aktet terroriste nw Jemen dhe Australi ku kane humbur jetën një numër i madh fëmijësh. Papa ka ftuar besimtarët të luten për viktimat e akteve të terroristëve anti-njerëzor, të bëra në ditët e kaluara në Australi, Jemen e Pakistan. Që Zoti t›i pranojë në Paqen e tij të vdekurit, të forcojë familjarët dhe të kthejë zemrat e njerëzve të dhunshëm që nuk ndalen as para fëmijëve. Duke ju drejtuar pelegrinëve italianë, Papa ka thënë: «Në klimën e pritjes së qetë, karakteristikë e këtyre ditëve të para Krishtlindjes, dua të përshëndes me përzemërsi besimtarët e gjuhës italiane. Përshëndes studentët e «Pontifikatit Ateneo Regina Apostolorum» dhe komunitetin e Legjionarëve të Krishtit me meshtarët e rinj delegacionin e Komunës së Bolsena-s, balerinët e tangos dhe nxënës të shumtë. Rikujtoi rëndësinë e lutjes, impenjimit për vepra të mira deri në lindjen e Krishtit, që na mbush zemrat me gëzimin e vërtetë që vetëm Ai di ta japë. Një përshëndetje e veçantë ishte edhe për të rinjtë, të sëmurët, çiftet e sapomartuara. «T›i besohemi Marisë, nënës së shpresës dhe modelit perfekt të besimtares. Të dashur të rinj, pranojeni misterin e Betlehemit me të njëjtën fe si Maria, që ka pranuar lajmin e engjëllit Gabriel. Të dashur të sëmurë, kerkojani asaj atë gëzim dhe atë paqe të brendshme që Jezusi vjen për të na sjellë në botë. Të dashur çifte të sapomartuara, imitoni shembullin e Nënës së Krishtit me lutje dhe virtyte».