Pa Zojën, Kisha është një jetimore

Papa Françesku mbron familjen e “nënshtruar” nga relativizmi Duke marrë në audiencë përfaqësuesit e lëvizjes Schoenstatt, Ati i Shenjtë paralajmëron për reduktimin e sakramendit të martesës në një “rit” apo “fakt social”. Kujton që “Pa Zojën, Kisha është një jetimore”.

Nga Luca Marcolivio

Mbrojtja e familjes dhe martesës ka qënë një nga pikat themelore të bisedës së mbajtur nga Papa Françesku në audiencën e dhënë ndaj përfaqësuesve të lëvizjes apostolike Schoenstatt, në sallën Pali VI me rastin e 100 vjetorit të themelimit.

Pa Zojën, Kisha është një jetimore
Pa Zojën, Kisha është një jetimore

Në prag të debateve drejt rrugëtimit për në Sinodin e Ipeshkvijve, Ati i Shenjtë ka nënvizuar se sa shumë familja “goditet” dhe “bastardohet” nga një numër i lartë qoftë i martesave “të zgjid- Pa Zojën, Kisha është një jetimore Papa Françesku mbron familjen e “nënshtruar” nga relativizmi Duke marrë në audiencë përfaqësuesit e lëvizjes Schoenstatt, Ati i Shenjtë paralajmëron për reduktimin e sakramendit të martesës në një “rit” apo “fakt social”. Kujton që “Pa Zojën, Kisha është një jetimore”. Nga Luca Marcolivio hura” dhe familjeve “të ndara”. I njëjti “Sakramend Martesor” nënshtrohet nga ‘relativizmi’ dhe ‘kriza e familjes’ që në realitet “e godasin nga të dyja anët dhe e lëndojnë”. Martesa është shndërruar në një “rit” të thjeshtë dhe sakramendi relativ në një “fakt social” që errëson “gjënë themelore që është bashkimi me Zotin”.

Papa ndoshta duke iu referuar debateve në gjendjet civile përgjatë Italisë dhe kudo, ka deklaruar: “Ajo që janë duke propozuar nuk është martesë, është shoqërim”. Ai ka vështruar sa e nevojshme është ‘të humbasësh kohën’ për të shoqëruar familjet dhe çiftet në ecjen e tyre, ashtu siç Jezusi ‘ka humbur kohë duke i shoqëruar për të rritur ndërgjegjen, për të mjekuar plagët, për të mësuar’.

“Formimi paramartesor duhet të jetë ‘i thelluar’ dhe i finalizuar me kuptimin e plotë të ‘së përjetshmes’, që sot vihet në diskutim nga ‘kultura e së përkohshmes’, pa u ‘skandalizuar’ nga ‘dramat’ që sjellin ‘shkatërrimin e familjeve’ me trauma të mëdha sidomos për fëmijët”.

Duke folur për bashkëjetesat, Ati i Shenjtë i ka përkufizuar si “forma të reja, plotësisht shkatërruese dhe kufizuese të madhësisë së dashurisë dhe të martesës”. Antidoti i shumë ndarjeve dhe divorceve është një ndihmë “që mund tu jepet me takime personale, duke i shoqëruar dhe jo duke bërë proselitizëm”. Nga pyetjet e anëtarëve të Schoenstatt dhe duke iu referuar imazhit të Virgjërës Pelegrine, Papa ka nënvizuar virtytet edukuese të Marisë, pa të cilat Kisha është një ‘jetimore’. Maria para së gjithash është “nanë” sepse “na sjell tek Jezusi dhe na ndihmon me forcën e Shpirtit Shenjt sepse Jezusi lind dhe rritet në ne e vazhdimisht na jep jetë”.

Nëse nga njëra anë është e pamundur konceptimin e Marisë pa atributin e saj prej “nane”; nga ana tjetër “asnjë i krishterë nuk ka të drejtë të jetë jetim” dhe të gjithë “kemi një nanë”.

Duke folur për thirrjet misionare të Schoenstatt, Papa ka kujtuar nevojën e “dëshmisë” e për më tepër të “të jetuarit në mënyrë të tillë që të tjerët të kenë dëshirë për të jetuar si ne”. Jezusi “na shpëtoi të gjithëve” dhe ne jemi të thirrur të transmetojmë këtë koncept, duke kujtuar që “nuk jemi shpëtimtarë të askujt”.

Dëshmia për t’u dhënë është ajo e një Kishe të aftë për “të dalë”, për “të shkuar në mision” pa frikën se do gabojmë, sepse është “shumë bukur të kërkosh falje kur gabohet”. Përkundrazi “një Kishë, një lëvizje ose një komunitet i mbyllur është i sëmurë” dhe “të gjitha sëmundjet janë mbyllje”. Ati i Shenjtë pohoi se “Lutja ndihmon ‘të mos i shohim gjërat vetëm në qendër’ por edhe në periferi, ku gjërat ‘shihen më qartë’. Të mbyllesh në ‘botën e vogël’ të famullisë, të ‘lëvizjes’ apo ‘kurjes’ nuk të lejon të gjesh të vërtetën, e cila ‘ndoshta arrihet në teori, por nuk arrihet realiteti is ë vërtetës në Krishtin’. Ka programe baritore, në të cilat është ‘gjithçka e mirë-organizuar’ madje shpesh mund të bëhet dhe më tepër “me më pak funksionalitet e më shumë zell apostolik, më tepër liri të brendshme, më tepër lutje’.”

Me referimin për reformimin e Kurjes së Vatikanit, Papa ka shpjeguar që bëhet fjalë për “rinovime të jashtme”: asnjë deri tani nuk flet për “rinovimin e zemrës që është shenjtëria”.