O Nënë Qiellore, Zoja e Fatimas, ndërmjetëso për popullin tonë Shqiptar tek Zoti i ynë.

Tre barinj të vegjël, vëlla e motër Françisko Marto dhe Giacinta (Xhaçinta) Marto (9 e 7 vjeç) dhe kushërira e tyre Luçia dos Santos (10 vjeç), më 13 maj 1917, ndërsa kujdeseshin për kullosën në vendin Cova da Iria, afër qytetit të Fatimas, treguan se kanë parë të zbresë një re dhe në mes të kësaj reje të shfaqej figura e një gruaje të veshur me të bardha me një rruzare në dorë: Kishin parë Zojën. E gjitha kjo ngjau në një moment në të cilin qytetërimi ishte shkatërruar nga lufta dhe dhuna e përgjakshme. Ajo premtoi se Qielli do t›ia kishte dhënë paqen gjithë botes nëse kërkesat e Saja të lutjes, kthimit dhe përkushtimit do të kishin qenë dëgjuar dhe zbatuar. Zoja e Fatimas u shpjegoi fëmijëve se lufta është një ndëshkim për mëkatin dhe paralajmëroi se Hyji do të kishte ndëshkuar më tej botën për mosbindje ndaj Vullnetit të Tij dhe për persekutimin e Kishës, të Atit të Shenjtë dhe të Fesë Katolike. Nëna e Hyjit profetizoi se: “Nëse kërkesat e mia nuk do të plotësohen, Rusia do të përhapë gabimet e veta në botë, duke provokuar luftëra dhe persekutime kundër Kishës. I miri do të martirizohet, Ati i Shenjtë do të vuajë shumë dhe kombe të ndryshme do të asgjësohen». Në të gjitha shfaqjet e Saja në Fatima, Nëna e Lume nënvizoi vazhdimisht nevojën për të lutur çdo ditë Rruzaren, për të veshur Petkun e Zojës Karmë dhe për të kryer vepra kthimi dhe sakrifice. Për të parandaluar ndëshkimin e tmerrshëm të pashmangshëm të Rusisë dhe për të kthyer atë komb, Zoja kërkoi Kushtimin solemn publik të Rusisë Zemrës së Papërlyer të Saj nga ana e Papës dhe e të gjithë ipeshkvijve katolikë të botës. Ajo kërkoi edhe që besimtarët të praktikonin një devocion të ri kthimi të Shtunën e parë për pesë muaj të njëpasnjëshëm («pesë të Shtunat e Para»). Thelbi i Mesazhit të Zojës drejtuar botës përmbahet në atë që më vonë u quajt «Sekreti» që Ajo ua besoi tre veguesve të vegjël në korrik të vitit 1917. Në të vërtetë përbëhet nga tre pjesë.

Pjesa e parë e Sekretit ishte një vizion i tmerrshëm i ferrit “ku shkojnë shpirtrat e mëkatarëve të mjerë” dhe përmbante një thirrje urgjente nga ana e Zojës për vepra lutjeje dhe sakrifice për të shpëtuar shpirtrat.

Pjesa e dytë e Sekretit profetizonte në mënrë të veçantë qëllimin e luftës së Dytë Botërore dhe përmbante kërkesën solemne të Nënës së Hyjit për Kushtimin e Rusisë si kusht për paqen në botë. Ajo parashikonte edhe triumfin e Pashmangshëm të Zemrës së Saj të Papërlyer pas Kushtimit të Rusisë dhe kthimin e atij kombi në fe. Giacinta dhe Francisko vdiqën në moshë të re gjatë epidemisë së gripit spanjoll, ndërsa Luçia dos Santos u bë murgeshë Karmelitane dhe ruajtëse e sekretit të Fatimas.

Pjesa fundit e Sekretit (shpesh i quajtur “Sekreti i Tretë”)u shkua nga motër Luçia, dhe është në zotërim të Selisë Shejte qysh prej vitit 1957. Kur Zoja ia besoi Sekretin e Fatimas tre veguesve, e Lumja Virgjër premtoi edhe që Hyji do të kishte bërë një mrekulli të madhe tetorin e ardhshëm “kështu që të gjithë do të mund të besojnë”. Më 13 tetor 1917, në prani mbi Fatima ndolli një mrekulli pikërisht në momentin dhe në vendin e saktë të lajmëruar më përpara nga fëmijët. Dëshmitarët treguan se dielli në të vërtetë dukej sikur «kërcente» në qiell dhe binte në tokë para se të kthehej të zinte pozicionin e tij normal përsëri. Kjo ngjarje tani njihet si “Mrekullia e Diellit” dhe me të drejtë është përcaktuar si ngjarja më e madhe mbinatyrore e shekullit të njëzetë. Në vendin e shfaqjeve u ndërtua një Shejtnore në nder të Zojës së Fatimas. Më 13 maj 2000. vëlla e motër Giacinta dhe Francisko u shpallën Të Lum. Në të njëjtin vit u zbulua pjesa e fundit e sekretit të Fatimas në lidhje me sulmin e pësuar nga papa Gjon Pali II, që u plagos më 13 maj 1981 në pjacën e Shën Pjetrit.

Mbi aprovimin e Fatimas

Në vitin 1930 Kisha Katolike ka nënshkruar zyrtarisht Mesazhin e Fatimas “I BESUESHËM”. Pesë Papët në vazhdim kanë shfaqur publikisht aprovimin e tyre dhe besimin e tyre në vlefshmërinë dhe në rëndësinë thelbësore të shfaqjeve të Fatimas. Papë të ndryshëm kanë vizituar Shejtnoren e Fatimas në pelegrinazhe solemne dhe Papa Gjon Pali II ka shkuar të paktën një herë për çdo dekadë të pontifikatit të tij. Shenjtëria e tij i ka atribuar publikisht Zojës së Fatimas shpëtimin e tij në lidhje me tentativën për vrasje të 1981. “Në fund Zemra ime e papërlyer do të triumfojë. Ati i Shejtë do të ma kushtojë mua Rusinë e ajo do të kthehet dhe do t’i jepet botës një periudhë paqeje” Pavarësisht nga paralajmërimi i ashpër në lidhje me ndëshkimet e tmerrshme për mëkatin dhe mosbindjen, Fatima mbetet në thelb një pohim jete dhe Feje dhe një mesazh shprese e paqeje për të gjithë Katolikët dhe për të gjithë njerëzit vullnetmirë kudo në botë. “Vetëm Unë mund t’ju ndihmoj. Zemra ime e papërlyer do të jetë strehimi juaj dhe rruga që do ju udhëheq tek Hyji” KËRKESAT E ZO JËS FATIMA PËR TË SJELLUR PAQEN NË BOTË 1. Lutje dhe ndërmjetësim: “Kam ardhur që të qortoj besimtarët që ata të ndryshojnë jetë e të kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Ata nuk duhet që të fyejnë më Atin tonë, sepse tepër e kanë fyer” 2. Rruzarja: “Luteni rruzaren çdo ditë që të keni paqe për botën. Pas çdo dhjetëshe shtoni: O Jezusi im, na i fol mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit, çoi në qiell të gjithë shpirtrat, sidomos ata që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Tënde” . 3. Të shtunat e para: “Unë premtoj ndërmjetësim në çastin e vdekjes për të gjithë ata që në të parën të shtune të muajit për pesë muaj: 1. Do të rrëfehen e do të kungohen 2. Do të lusin rruzaren 3. Do të meditojnë për një çerek ore misteret e rruzares, me qëllim ndërmjetësimi për mëkatet 4. Paqja nëpër Marinë: «Thuajuni të gjithëve se Zoti, do të japë hir nëpër Zemrën time të Papërlyer dhe që Zemra e Krishtit dëshiron të jetë e nderuar së bashku me Zemrën time të Papërlyer. Zoti ma ka besuar mua paqen e botës.

AKT BESIMI NË DUART E MARISË

E lumja Mari Virgjër e Fatimas, me mirënjohje të përtërirë për praninë tënde amënore bashkojmë zërin tonë me atë të të gjitha breznive që të quajnë të lume. Kremtojmë në ty veprat e mëdha të Hyjit, që kurrë nuk lodhet së përkuluri me mëshirë mbi njerëzimin, e munduar prej së keqes dhe të plagosur prej mëkatit, për ta shëruar dhe për ta shëlbuar. Pranoje me dashamirësinë prej Nëne aktin e besimit që sot po të bëjmë, para kësaj trupores tënde aq të dashur për ne. Jemi të sigurt se secili prej nesh është i çmueshëm në sytë e tu dhe se asgjë nga ato që kemi në zemër nuk është e huaj për ty. Lejojmë të na arrijë vështrimi yt tejet i ëmbël dhe marrim përkëdheljen ngushëlluese të buzëqeshjes sate. Ruaje jetën tonë në krahët e tu: bekoje dhe forcoje çdo dëshirë për të mirën; gjallëroje dhe ushqeje fenë; mbështete dhe ndriçoje shpresën; ngjalle e frymëzoje dashurinë; na drejto të gjithëve ne në ecjen e shenjtërisë. Na mëso dashurinë tënde përzgjedhëse për të vegjlit dhe të varfrit, për të përjashtuarit dhe të vuajturit, për mëkatarët dhe të përhumburit në zemër: mblidhi të gjithë nën mbrojtjen tënde dhe të gjithë dorëzoja Birit tënd të dashur, Zotit tonë Jezusit. Amen.