Një e veçantë!

Nga Dom Henricus Veldekamp

Ndonjëherë mbetet në heshtje për shumë ditë, dhe papritmas del një fjali, që më prek. Sa shpesh tregon kokëfortësinë e saj! Ajo është me të vërtet kokëfortë, por plot lezet. Kur qesh, koha ndalon. Dhe kur qan, me copëton zemrën. Por edhe të ngushëllon – me një gjest delikatë, me pak fjalë. Rrudhat e shumta në fytyrë tregojnë historinë e saj. Mund të jetë plakë, por mendimet e saj janë modern. Nuk ka qejf për t’u ndikuar. E njeh Hyjin dhe botën. Flet si ujëvarë. Jo gjithmonë dua ta dëgjoj. Ndonjëherë ajo do vetëm që të ngelemi bashkë. Në atë rast kam nevojë për shumë durim dhe për shumë kohë. Sidomos kur tregon vetëm nga e shkuara. Por edhe ajo ka durim me mua gjithashtu. Gjithë jetën time tashmë e njohim njeri-tjetrin. Por kur zemërohet, atëherë nuk dua të jem fajtor. Të qëndroj nën këtë shiun zemërak. Dhe pikërisht Një e veçantë Nga Dom Henricus Veldekamp për këtë e dua: se ajo është aq e prekshme, e ndjeshme ndaj të gjithë vuajtjeve të botës, me një dëshirë të patundshme për drejtësinë. Rrallë më përgjigjet kur bëj një pyetje. Dhe kjo më irriton shpesh. Por në një mënyrë a tjetër ajo arrin gjithmonë të kthehet tek ajo që më duket e rëndësishme. Ajo është me të vërtet një e veçantë – Bibla.

Egbert Ballhorn, nga: “Die Bibel entdecken” (“Me zbulue Biblën”) Herder, Freiburg 2014