Një dhuratë themelueses tonë Medea

Një dhuratë themelueses tonë Medea në katërqind vjetorin e themelimit të Kongregatës (1994)

Festë e madhe në Bizë të Durrësit, 22 mars 2015

Kremtohen 20 vjet të hapjes së Misionit në Shqipëri nga ana e Motrave të Shën Gjon Pagëzuesit dhe të Shën Katerinës nga Siena “MEDEE”.

Në të vërtetë data e fillimit të misionit dhe e mbushjes së 20 viteve është data 7 nëntor e vitit të kaluar, por për arsye shumë objektive nuk kemi arritur që të mblidhemi të tëra së bashku për të festuar. Pasi kishim parashikuar se do të ishin të pranishëm një numër i madh personash, në të vërtetë e përgatitëm vendin për ta kremtuar Meshën përjashta kishës në hapësirën mes kishës dhe shtëpisë baritore, Por temperatura ishte shumë e akullt dhe nga qielli vinin sinjale se nga çasti në çast mund të fillonte shiu; për këto motive jemi spostuar në kishë, e cila ama nuk mund ti merrte brenda gjithë njerëzit që kishin ardhë nga fshatrat përreth si dhe nga Tirana e Durrësi. Nga Roma kishte ardhur Superiorja e Përgjithshme e motrave Medee Motër Mara Marcon, e cila ka qenë në të njëjtën kohë edhe një prej tri motrave të para misionare në këtë vend; Motër Carmela Speri Delegate Rajonale për Italinë, Shqipërinë dhe Kongon; motër Anna Lucia Ragione, një tjetër motër misionare e orëve të para, si dhe nga Genova Motër Filomena Gjika.

Kremtimin Eukaristik e drejtoi Sh. T. Imzot rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Tiranë – Durrës, si dhe bashkëkremtuan Dom Marjan Lumçi dhe P. Jerome i Etërve Koncepsionistë. Ishin të pranishëm në këtë kremtim përfaqësues të Kongregatave të ndryshme Rregulltare, Lëvizja e Fokolarinëve, Lëvizja Pro Jetës. E pranishme në këtë takim ishte deputetja Monika Kryemadhi si dhe bamirësi Dod Doçi i cili edhe ka bërë si dhuratë kishës së Bizës kompanjelin. Gjithashtu të pranishëm në këtë Kremtim Eukaristik të gëzueshëm dhe falënderues ishin dy përfaqësues të Ambasadës Italiane, shumë miq dhe bashkëpunëtorë shqiptarë , si dhe katër anëtarë të Grupit të Caritas nga Salvarosa (Treviso). Arqipeshkvi në predikimin e tij u ka adresuar Motrave një falënderim shumë të madh dhe të ngrohtë për praninë e tyre në Arkidioqezën e tij si dhe për punën ungjillëzueseformuese që ato kanë zhvilluar, edhe në një kohë kur për misionarët e huaj ishte e vështirë që të qëndronin në këtë vend. Në mënyrë të veçantë ka shprehur admirimin e Tij për hapjen e një Shtëpie pranimi në Tiranë për vajzat që vijnë për të vazhduar studimet e tyre nga fshatra të ndryshme dhe zona banimi larg Tiranës, duke jetuar së bashku me këto vajza dhe duke u kujdesur për formimin e tyre si në një familje që prej 15 vjetësh, pa e braktisur asnjëherë katekizmin nëpër fshatra. Prej gjashtë vitesh Motrat Medee së bashku me Shërbëtoret e Vogla të Zemrës së Krishtit formojnë në Tiranë një bashkësi ndër-rregulltare. Pas kremtimit të Eukaristisë Arqipeshkvi është përshëndetur shumë ngrohtësisht nga banorët e fshatit si dhe gjithë të pranishmit, duke bërë me ta biseda shumë të gjata dhe këndshme dhe më pas kemi vazhduar me një buffet mjaft bujar për të gjithë të pranishmit si dhe pastaj edhe me drekën vëllazërore.

Ka qenë një festë e bukur: e thjeshtë dhe e përmbajtur sikurse është edhe stili i Motrave Medee, por gjithëpërfshirëse. Një falënderim i veçantë për përgatitjen dhe pranimin u shkon Bashkëmotrave që jetojnë dhe veprojnë në Tiranë-Bizë: Motër Nadia Paluello e Shërbëtoreve të vogla dhe Motër Teresa Torresan e Motër Luçie Çerri të Motrave Medee të ndihmuara edhe nga studentet që jetojnë në Tiranë si dhe nga fëmijët e katekizmit në Bizë. Por falënderimi më i madh i shkon Arqipeshkvit tonë Sh. T. Imzot Rrok Mirdita i cili me çdo kusht ka dashur që të jetë i pranishëm duke na drejtuar edhe Kremtimin Eukaristik falënderues.

20 VJET MISION NE SHQIPERI

“Një dhuratë Themelueses tonë Medea në katërqind vjetorin e themelimit të Kongregatës” (1994). Ky ka qenë frymëzimi gjatë zhvillimit të Kapitullit të Përgjithshëm të 1990.

U vendos që Misioni i ri duhet të realizohet në Shqipëri, Tokë e martirëve që po dilte nga errësira e diktaturës së gjatë komuniste, më e egra në Evropë. Një popull i çorientuar dhe i çnjerëzuar, i izoluar nga bota, i ndaluar të shprehë idetë e tija, të dëshmojë besimin e vet, rrezikonte te mbytej në dëshpërim. Por, i gjallë dhe i nxehtë, zjarri digjte nën hi: populli kishte ruajtur fenë, një besim i thjeshtë, por i fuqishëm, i aftë të rrezikonte vazhdimisht burgimin, punë të detyrueshme dhe vdekjen. Me 7 nëntor 1994 u nisën tre misionaret e para: Mt. Mara Markon, Eprorja e Përgjithshme aktuale dhe Mt. Assunta Dakanal nga Brazili dhe Mt. Anna Lucia Ragione nga Italia. Pra, u nis fugoni me P. Gianfranco Iacuzzi, (P. Jack) dhe tre misionaret; i shoqëron edhe Mt. Klara Frizzo, që do të qëndrojë me ato për pak kohë në Bizë. Destinacioni Bizë. Dërgimi ishte i paraprirë dhe i përgatitur nga kampi veror organizuar nga Etërit Jezuitë, me të cilët shoqëróheshin disa motra, bashkë me studentë dhe vullnetarë. Me 10 nëntor P. Jack ka kremtuar Meshën e Shenjtë të parë në shtëpinë tonë;elteri ishte i shtruar mbi tavolinën e kuzhinës, sipër mbulesës Jezusi i kryqëzuar pa kryq dhe pa një dorë: i gjetur nën tokë afër shtëpisë dhe na e kanë sjellë neve. Fjala e Zotit e asaj dite ishte: “Mbretëria e Hyjit është këtu”. Me të vërtetë jemi ndjerë të bashkuar më të gjithë krishterët e tokës dhe të qiellit, në bashkësinë e shenjtërve.

Në dhomën e vogël të rojës u përgatit një ambulancë e vogël, Mt. Assunta u dedikua me dashuri të kurojë, të mjekojë plagët – shpesh herë djegie duarsh ose këmbësh të fëmijëve dhe duke shpërndarë Paracetamol. Mt. Mara dhe Mt. Anna Lucia dedikoheshin fëmijëve, vajzave, Kishës dhe familjeve. Më pas Mt. Anna Lucia do të japë mësim italisht për të rinjtë dhe të rriturit që dëshirojnë të mësojnë këtë gjuhë. Ne Motrat kemi një borxh te madh mirënjohës ndaj Etërve Jezuitë që na kanë bërë të njohim këtë realitet dhe kanë bërë të mundur të bashkëpunojmë me ato. Një falënderim i veçantë i shkon P. Francesco Botta që na ka mbështetur gjithmonë qoftë në nivelin shpirtëror ashtu dhe material. Nga qielli ai vazhdon të ndërhyjë për Shqipërinë dhe për shqiptarët që i ka dashur shumë. Ne, por në veçanti populli i kësaj zone, nuk mbaron kurrë të falënderojë P. Jackun që është dedikuar bujarisht për të mirën e fshatrave edhe me vepra sociale, duke ndërtuar rrugë, shkolla, shtëpi dhe duke ofruar punë banorëve të fshatit. Të lutemi për të dhe për shëndetin e tij.

Krishtlindja e parë

Bën shumë ftohtë dhe bie shi nga shumë ditë. Në Kishë janë vendosur xhamat e dritareve, dera e hyrjes, ena e ujit të bekuar dhe një sobë. Poshtë elterit kemi përgatitur një shpellë të vogël me statuja të rregulluara dhe të ngjyrosura të Marisë, Jozefit, dy barinjë dhe disa dele. Në nëntor të vitit 1998 arrin don Stanislaw Wadowski, tashmë student e vullnetar i mbështetur tek kolegji i Etërve Jezuitë në Romë dhe shuguruar në Tiranë nga Imzot Rrok Mirdita, zëvendëson P. Jackun. Bashkë më të pa lodhurin misionar motrat kanë mundur të vazhdojnë dhe të zgjerojnë ungjillëzimin dhe ndihmën në fshatrat fqinje.

Të formojmë shqiptarët për Shqipërinë

Në kontakt pothuajse të përditshëm më vajzat e fshatrave, që na ndihmonin si përkthyese në katekizëm, në ambulancë, në vizita nëpër familje, kemi kuptuar që ata tregonin një shkathtësi zgjuarsie dhe kreativiteti: mësonin menjëherë çdo gjë dhe kërkonin ta vendosnin në praktikë. Atëherë kemi marrë përsipër këtë detyrë: të formojmë, ose të paktën të ndihmojmë duke formuar shqiptar për Shqipërinë, në mënyrë që ky Shtet të ndihmohet të ringjallë nga bijtë e bijat e tij. Kështu u interesuam për të blerë një shtëpi në Tiranë për të pritur këto vajza të fshatrave që të studiojnë në qytet.

Në vitin 2000 u hap “Shtëpia Kamila Medea” në zonën e Tiranës së re.

Kongregata e Motrave Medee ka përballuar shumë sakrifica në vazhdimësinë e Veprave në Itali me pak anëtare, por nuk ka munguar prania e motrave në vendet e Misionit. Zoti e ka bekuar këtë Mision duke na dhuruar tre Motra shqiptare.

Bashkësia ndërkongregatash në Tiranë

Për shkak numrit të paktë të anëtareve ndërsa Misioni është angazhuar plotësisht, Kongregata gjendet përballë një vendimi serioz: të mbyllë Misionin? Ose të mendojë një mënyrë tjetër të Bashkësisë? Në këtë gjendje vjen takimi me Eproren e Përgjithshme të Shërbëtoreve e vogla të Zemrës së Krishtit Me 7 tetor 2009 u vendos të fillojë përvoja e bashkësisë së karizmave. Jemi në të gjashtin vit e duhet të falënderojmë Zotin për këtë përvojë, që i jep dëshmi të dukshme bashkimit dhe njësisë në karizma të ndryshme që i bën mirë kishës, lokale dhe universale. Të falënderojmë Zotin që na ka mbështetur dhe udhëhequr në këto 20 vjet me bamirësinë dhe me mëshirën e tij. Duam të shprehim mirënjohjen tonë shumë personave që kanë shoqëruar dhe mbështetur Misionin tonë të vogël. Para të gjithëve Ipeshkvin tonë, Imzot Rrok Mirdita që na ka pritur në Dioqezën e tij dhe ka ndjekur me vëmendje angazhimin tonë të ndihmojmë të rejat shqiptare pa i dërguar në Itali dhe të jetojmë me ata si një familje. Dhe ka aprovuar vendimin të jetojmë dhe të punojmë së bashku me Kongregatën tjetër duke mbajtur secila identitetin e saj. Një kujtim i shtrenjtë i shkon shumë meshtarëve që janë ndërruar njëri pas tjetrit në Bizë. Përveç Etërve Jezuitë, P. Mariano Passerini dhe meshtarë të Kongregatës së tij, Dom Toma, dom Marjan Lumçi, P. Leonardo. Vullnetarët, shoqatat, grupet që bujarisht kanë dedikuar pjesë të pushimeve të tyre në kampet e punës. Dhe shumë persona të tjerë, nuk duam të harrojmë asnjë. Zoti që shpërblen edhe për një gotë uji dhuruar atij që ka etje, i shpërbleftë te gjithë dhe secilin me të madhërueshmen dashurinë e tij si Atë.

Motrat Medee