“Ngrihu, mos ki frikë!”

Dëgjova zërin e Gjon Pali II që më thoshte: Ngrihu, mos ki frikë!”

Intervistë me Floribeth Mora Diaz, gruaja nga Costa Rica e shëruar nga ndërmjetësimi i Wojtyla nga një aneurizëm cerebrale që do ta çonte drejt vdekjes për më pak se një muaj

Nga H. Sergio Mora

Shen Gon Pali IIFloribeth Mora Diaz, gruaja 51 vjeçare nga Costa Rica e shëruar në mënyrë të pashpjegueshme nga një aneurizëm cerebrale me ndërmjetësimin e Gjon Pali II. Falë mrekullisë së tij që të dielën Papa polak do të nderohet në altar. Dhe Floribeth ka ardhur personalisht nga ana tjetër e botës për t’i thënë akoma faleminderit Wojtyla që e ka shpëtuar. E takuar nga personat e ZENIT, gruaja ka treguar shumë detaje të jetës së saj, që kur mjekët i thanë se për shkak të sëmundjes së saj nuk kishte më asnjë shpresë deri në surprizën e vetë doktorëve kur panë analizat “pas mrekullisë”. Përveç kësaj, dje pasdite, Floribeth u ka treguar gazetarëve dëshminë e saj mallëngjyese në cep të Sallës Pali VI, në të cilën ka marrë pjesë edhe motër Adele Labianca që asistonte motër Caterina Capitani, e shëruar nëpërmjet ndërmjetësimit të Gjonit XXIII. Po ju jap në vijim intervistën e “mrekullisë” së Gjon Pali II.

Si reaguat kur mjekët ju thanë se kishit aneurizëm në tru gjë e cila do t’ju çonte drejt vdekjes për më pak se një muaj?

Floribeth Mora: Kur më thanë diagnozën mbeta e shokuar sepse nuk e prisja, gjithmonë e kam menduar veten një person të shëndoshë. Në spital kam shumë mijëra herë dhe gjithashtu edhe për lindjen e katër fëmijëve të mi. Por e keqja ishte në ditët më pas, kur më thanë se kisha një muaj jetë. Ai ishte momenti më dramatik…

Mjekët ju thanë që të shkonit në shtëpi sepse nuk mund të bëhej më asgjë… Floribeth Mora: Po, ishte e pabesueshme, por e prisja një lajm kaq të fortë. Megjithatë mbeta e lidhur në duart e Hyjit. I kërkoja Zotit që të më jepte forcë, sepse kisha shumë shumë frikë, por I thoja edhe që jam e gatshme që të bëhej vullneti i Tij dhe jo i imi.

Dhe më pas kërkuat ndërmjetësimin e Gjon Palit II… Floribeth Mora: Pavarësisht se nuk ishte lumturuar akoma, gjithmonë kam menduar se Gjon Pali II ishte një shenjt, që kur ishte akoma gjallë e konsideroja një person të veçantë, dhe jo vetëm tani që po kanonizohet.

Pse ju drejtuat Gjon Pali II dhe jo një Shenjti tjetër? Floribeth Mora: Gjithmonë e kam admiruar Atë Pio nga Pietrelcina dhe kam besuar në ndërmjetësimin e tij, por Wojtyla ishte ndryshe… Ishte Papa i parë që erdhi në Costa Rica dhe na mallëngjeu të gjithëve. Në atë kohë isha 19 vjeçe. E pashë që kalonte në rrugë dhe më pas pata mundësinë të merrja pjesë në Meshën që kremtoi në La Sabana, ku ishin shumë të rinj. Edhe pse e pashë nga larg gjithmonë e kam ndjerë shumë afër.

Kur e kuptuat se ju ishte bërë një mrekulli?

Floribeth Mora: Kur dëgjova një zë në dhomën time që më tha: “Ngrehu!”, dhe më pas: “Ngrehu, mos ki frikë!”. Aty afër kisha një revistë me fotografinë e Gjon Pali II me duart e ngritura sikur më ngrinte lart; atëherë u ngrita me qetësi, pa pasur frikë, pa dhimbje, me një paqe të pabesueshme dhe e vetëdijshme se isha shëruar. Që nga ajo ditë jetoj nga lavdia e Hyjit.

Në çfarë gjuhe ju foli ky “zë”? Floribeth Mora: Në spanjisht, ishte zëri i tij kumbues, nuk pata dyshimin më të vogël, dhe deri më sot nuk kam dyshuar për asnjë moment të asaj që dëgjova, jam shumë e sigurtë: ishte Gjon Pali II që po më fliste.

Sa analiza mjekësore keni bërë më parë? A jeni konsultuar edhe me mjekë të vendeve të tjera? Floribeth Mora: Në vende të tjera jo, sepse nuk kishim mjaft mundësi ekonomike. Megjithatë u vizitova nga neurologë të ndryshëm të Costa Rica. Në fillim më bën një TAC, më pas një rezonancë magnetike dhe artereografinë.

Aneurizma është vërejtur në artereografinë apo në analiza të tjera?

Floribeth Mora: Në të gjitha analizat vërehej aneurizma. Nga ana ime isha e sigurt nga një kurë e menjëhershme, pavarësisht se nuk kishim mundësi financiare që e garantonin këtë. Por, kurën e pashë pas gjashtë muajsh kur më bënë rezonancën magnetike. Kam qartësisht në mendjen time shprehjen e mjekut që vraponte nga një anë në tjetrën për të kontrolluar nëse analizat ishin të sakta. Nuk arrinte t’u besonte analizave të fundit, konsultonte me çdo gjë që kishte në arkiv, sepse thoshte se një grua me një problem cerebral si i imi nuk mund të ishte kaq mirë. Dhe unë i përgjigjesha: “Po, jam mirë, jam shëruar nga ndërmjetësimi i Gjon Pali II”. Dhe analizat mjekësore miratonin atë që unë thosha.

Çfarë ndodhi më pas? Floribeth Mora: Më pas më vizituan neurologë të ndryshëm të Costa Rica dhe ekspertë të atij sektori. Të gjithë mbeteshin të habitur. Qesha shumë kur disa më thanë: “Zonjë, por kush jua tha se kishit një aneurizëm?”. Më pas, u shtrova në spital këtu në Romë, në Poliklinikën Gemelli, në tetor të 2012. Edhe atje më vizituan shumë mjekë, neurologë, dhe më bënin gjithmonë të njëjtat analiza: rezonancë magnetike, artereografia, dhe kështu me radhë.

Dhe tani nuk keni asnjë gjurmë, asnjë shenjë?

Floribeth Mora: Kjo është gjëja më e rëndësishme, nuk kishte shenjë në asnjë analizë që tregonte se kisha patur një aneurizëm. As nuk pata pasoja në trupin tim, as dëme as një paralizë në anën e majtë siç kishin parathënë doktorët.