Nazareti, në zemrën e Kishës!

Motrat e vogla të Jezusit, që jetojnë në Tiranë, na bëjnë te njohur përmbajtjen e letrës së Hervé, Përgjegjës i përgjithshëm i Vëllezërve të vegjël të Jezusit

Jemi të thirrur për ta lënë të tejshihet tek të gjithë fytyra nazarenase e Kishës. “Kisha, as nuk mund të rritet as nuk mund të begatohet, nëse injorohet fakti që rrënjët e saj gjenden të fshehura në atmosferën e Nazaretit”, na thotë Joseph Ratzinger shumë kohë përpara se të bëhej papë, dhe më pas ai shton që: “edhe kur sentimentalizmi për Nazaretin ka qenë mbizotërues, misteri i vërtetë i Nazaretit është zbuluar nga Sharl de Fuko në një mënyrë\të re dhe në përmbajtje më të thellë. Vëlla Sharli, shkruan ai, duke ecur në gjurmët e “mistereve të jetës së Jezusit”, duke hyrë në përvojën e Nazaretit, ka mësuar më tepër se nga të gjithë teologët dhe shkencëtarët së bashku”. “Ndihet kaq fort çmimi i një cope bukë, kur shihet sa e vështire është për ta prodhuar!”, i shkruan Sharli motrës së vet gjatë qëndrimit në Akbès. Dhe Ratzinger vijon: “Atje, në përjetimin e gjallë mbi Jezusin, hapet edhe një rrugë e re për Kishën… Ka qenë për Kishën pra rizbulimi i varfërisë. Nazareti ka një mesazh të përhershëm për Kishën. Besëlidhja e Re nuk fillon në Tempull, as në Malin e Shenjtë, por në banesën e vogël të Virgjërës Mari, në shtëpinë e punëtorit, në një vend të humbur të “Galilesë së paganëve”, mes personave nga të cilët asgjë e mirë nuk pritej. Vetëm duke u nisur nga kjo Kisha do të mund të ndërmarrë një japë kurrë përgjigjen e vërtetë revoltës së shekullit tonë kundër fuqisë së pasurisë, nëse në të Nazareti nuk bëhet realitet i jetuar.” Ç’program i bukur jete! Ja pra misioni ynë, i tillë që Kisha e mirënjeh, e autentifikon, dhe na e beson: të marrësh pjesë në planin nazarenas të Kishës deri sa Lajmi i Mirë i Mbretërisë së Hyjit të mund të jetohet dhe të rrezatohet te miliona njerëz të vegjëlisë: “Të varfrit do të hanë dhe do të kënaqen!”. Po, që të varfrit të ngopen dhe të ngazëllohen!… Tre ikonat nazarenase. Do të dëshiroja t’ju flisja për tre ikonat që mund të na ndihmojnë për të sqaruar fytyrën nazarenase të Kishës, ikona që shumë prej nesh i kundrojnë si margaritarë të çmuar. Vizita, ikona e shtrenjtë për vëlla Sharlin. Me Marinë, ja edhe ne jemi në rrugën e takimit me të tjerët: të shpërqendrohesh, të marrësh pjesë në gëzimet dhe hidhërimet, të vihesh në shërbim, të jetosh marrëdhëniet me të tjerët, me pasojat që mund të na shqetësojnë dhe të na bëjnë të dalim prej zakoneve tona të vogla, në mënyrë që të jemi të lidhur me Të, dhe që këto lidhje të solidaritetit e të bashkëpërgjegjësisë të enden brenda nesh e të na bëjnë “ta konsiderojmë” tjetrin si vëllanë e si motrën tonë… Krishtlindja bëhet njësoj e shtrenjtë për vëlla Sharlin: Lajmi i Mirë për një “fëmijë të vogël të sapolindur” brenda një grazhde, i lajmëruarpër njerëzit më të thjeshtë, për ata që janë të përjashtuar: “Një Shëlbues ju ka lindur!” Duhet të dimë ta mirëpresim fëmijën pa pushtet, duke zbuluar fytyrën e Hyjit që ka bërë gjithçka për tërë të dobëtit dhe të brishtët në duart tona, duke na i ofruar ne me të gjithë besimin… Larja e këmbëve: shërbimi ndaj më të përvuajturve, duke nisur nga të skllavëruarit, shënon dashurinë më të madhe! Pas Sh. Gjonit dhe Sh. Krizostomit, Sharli qe gjithashtu tepër i zënë nga kjo dashuri prej vëllai , paralelisht me Eukaristinë: “i deshi deri në pikën e fundit!” (Gjn 13, 1) deri në dhënien e jetës për ne! Sakramenti i vëllait dhe sakramenti i Eukaristisë janë shenjat e të njëjtit realitet, s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin.

Sharli shkruan të njëjtën gjë me atë që na thotë Jezusi: “Ajo që ju u keni bërë njërit prej këtyre vëllezërve të mi, ma keni bërë mua” dhe që ka thënë gjithashtu: “ky është Korpi im”! Ne do të jetojmë të gëzuar me këtë pasion të dashurisë për Jezusin dhe për të gjithë ata me të cilët bashkendajmë fatin, me pasionin që e karakterizonte Sharlin! “Ai prej fesë ka bërëë dashurinë” thonte për të abati Huvelin… Tre ikonat e Lajmit të Mirë, ju njoftohen të vegjëlve me gëzim, me maturi dhe thjeshtësi, me përvujtëri, si shërbim dhe dhuratë në vetvete. Ato janë në Jezusin që shërben, në Jezusin fëmijë, në

praninë e Jezusit madje të padukshëm, në zemrën e marrëdhënies së brendshme, të dashuruar, me Atin dhe me njerëzit! Zemra e fesë sonë, vallë a nuk është “të besojmë në dashurinë nëpërmjet fytyrës dhe zërit të kësaj dashurie, Jezu Krishtit”? Tani pasi Nazarenasi u ringjall, Ai vazhdoi të jetojë nga Shpirti i tij i dashurisë, në secilin prej nesh që beson dhe jeton në zemrën e botës që Hyji do (psalmi 84). Hervé (Endnotes) 1 (1) Dans Le Dieu de Jesus-Christ, Communio- Fayard, 1977, p. 77-80.