Meriam kishte tre ditë kohë për t’u kthyer në fenë islame dhe do t’i falej jeta, por ka refuzuar

Historia mallëngjyese e një të krishtere nga Sudani e martuar me një të krishterë (invalid): e dënuar me vdekje për tradhti feje sepse babai i saj ishte musliman dhe kështu që feja Islame e quan muslimane.

Nga Anna Bono

MiriamNgihen në Sudan ambasadat perëndimore, Amnesty International dhe organizata të tjera joqeveritare që mbrojnë të drejtat njerëzore kundër vendimit me të cilën të dielën e kaluar një gjykatë e kryeqytetit Khartoum ka dënuar me vdekje me anë të varjes një grua e akuzuar për tradhti feje pasi kishte braktisur fenë islamike – kështu pretendojnë gjykatësit – pasi që ishte martuar me një të krishterë. Meriam Yahya Ibrahim Ishag, ky është emri i gruas, gjithashtu është akuzuar edhe fajtore për kryerje marrëdhënie seksuale jashtëmartesore sepse, meqenëse ligji i kuranit e ndalon që një grua islamike të martohet me një burrë të një feje tjetër, martesa nuk është e vlefshme. Edhe për këtë, para se të vritet, duhet që të ndëshkohet. Gjykata e ka dënuar me 100 fshikullime. Gjykatësit i kishin dhënë Meriam tre ditë kohë, deri të martën e kaluar, për të braktisur krishterimin. Vendimi përfundimtar është shpallur pasi kishin mbaruar afatet e dhëna, duke marrë parasysh refuzimin e saj për t’u kthyer. Meqenëse është shtatzënë prej tetë muajsh, fshikullimet do të bëhen pas lindjes dhe dënimi me vdekje do të zbatohet dy vjet pas lindjes së fëmijës.

Meriam ishte arrestuar, për kryerje raportesh seksuale pa qenë e martuar, në gusht të vitit 2013. Ndërsa akuza e tradhtisë së fesë është formuluar në shkurt të këtij viti, pasi që, ka kundërshtuar për akuzën duke vërtetuar vlefshmërinë e martesës së saj, ka deklaruar se ishte e krishterë, gjë e cila e ka rënduar edhe më shumë akuzën për apostazi: akuzë e cila do të ishte sa më pak e bazuar, meqenëse “e frikshme dhe e urryeshme”, siç ka komentuar Amnesty International, nëse vërtet Meriam do të kishte braktisur Islamin për një fe tjetër. Ndërsa ajo ishte e krishterë para se të martohej – këtë e vërteton vetë certifikata e martesës – e lindur nga një bashkim i një musulmani me një të krishterë (që ligji i Kuranit thotë se fëmijët në këtë rast janë të detyruar të rriten me fenë islame). Por, meqenëse, babai i saj e ka braktisur familjen kur ajo ishte akoma një fëmijë, gruaja ka mbajtur fenë e vetë e krishterë ortodokse dhe ia ka transmetuar fëmijëve.

Por shtatzënia e saj i jep kohë që Meriam duhet ta kalojë e mbyllur, sëbashku me fëmijën e saj që është vetëm 20 muajsh. Ndërkohë avokatët e saj do të kalojnë në apel në të gjitha selitë e parashikuara nga ligji: gjyqi i apelit, gjyqi i lartë dhe gjyqi i kushtetutës. Do të ishte diçka pozitive, të paktën, ky rast, i pari i këtij lloji në vend, që të shërbente për të diskutuar mbi ligjin me vdekje me të cilin ndëshkohet apostazi në disa shtete islamike, jo vetëm në Sudan, konform me atë që është shkruar në Hadith të ndryshme (sëbashku me citimet që i referohet Profetit Muhamed dhe të tregimeve mbi jetën e tij) mes më të pëlqyerve, p.sh., ai i sjellë nga al-Bukhari: “Gjaku i një musulmani është i pacenueshëm përveçse në tre raste: personi i martuar që thyen kurorën, hakmarrja (në rast vrasjeje) dhe kush braktis fenë dhe komunitetin e tij”, Bukhari, 6935.

Për momentin mes popullsisë sudaneze pothuajse nuk ka patur asnjë reagim. Vetëm jashtë gjykatës ishin mbledhur rreth pesëdhjetë persona që brohoritnin “mos e dënoni Meriam” ndërsa një grup akoma edhe më i vogël protestonin në favor të dënimit dhe gëzoheshin nga lajmi i dënimit me vdekje.

Për momentin mes popullsisë sudaneze pothuajse nuk ka patur asnjë reagim. Vetëm jashtë gjykatës ishin mbledhur rreth pesëdhjetë persona që brohoritnin “mos e dënoni Meriam” ndërsa një grup akoma edhe më i vogël protestonin në favor të dënimit dhe gëzoheshin nga lajmi i dënimit me vdekje. Përndjekja e së cilës Meriam është objekt të sjellë në mendje gjendjen e të krishterëve sudanezë, gjithmonë e më e vështirë në vendet musulmane në rreth 97% që kur në vitin 2011 jugu i krishterë ka fituar pavarësinë duke i lënë në duart e një qeverie e drejtuar nga fryma integraliste dhe nga një president, Omar Hassan al Bashir, kundër së cilit Gjyqi penal ndërkombëtar ka lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid për viktimat e shkaktuara në rajonin Darfur nga procesi i arabizimit. Al Bashir nuk do të përgjigjet para ligjit edhe për miliona të vdekur në jug, pjesa më e madhe të krishterë, gjatë luftës civile e shkaktuar nga ai në vitin 1986 e përfunduar në vitin 2005, vetëm sepse ato tragjedi kanë ndodhur para se Gjyqi të formohej dhe kështu që nuk bien nën përgjegjësinë e tij. Në World Watch List 2014 të vendeve në të cilët të krishterët janë më të përndjekur, nën kujdesin e organizatës joqeveritare Open Doors, Sudani është i 11 mes 14 shteteve në të cilët Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e të krishterës Meriam Yehya Ibrahimit para gjykatës. përndjekja është klasifikuar si “ekstreme”.