Lista e punërorëve baritorë – meshtarë, rregulltarë, rregulltare dhe laikë të vrarë në vitin 2014

“Të ecim përpara me shpresë! Misionarët e shumtë martirë të fesë dhe të dashurisë na dëshmojnë se fitorja gjendet vetëm në dashuri dhe në rrogën e cila konsumohet vetëm për Zotin e për të afërmin, duke ja filluar nga më të varfrit.”

(Papa Françesku në Takimin e IV Misionar kombëtar 22 nëntor 2014)

PUNËTORËT BARITORË TË VRARË NË VITIN 2014

Qyteti i Vatikani – Sipas informacioneve të mbledhura nga Agenzia Fides, në vitin 2014 në botë janë vrarë 26 punëtorë baritorë, 3 më shumë se viti i kaluar 2013. Për të gjashtin vit me radhë, numrin më të lartë të punëtorëve baritorë të vrarë e ka Amerika. Në 10 vitet e fundit (2004-2013) janë vra 230 punëtorë baritorë, mes të cilëve 3 ipeshkvij. Në vitin 2014 kanë vdekë në mënyrë të dhunshme 17 meshtarë, 1 rregulltarë, 6 rregulltare, 1 seminarist, 1 laik. Sipas ndarjes së kontinenteve, në Amerikë janë vra 14 punëtorë baritorë (12 meshtarë, 1 rregulltarë, 1 seminarist); në Afrikë janë vra 7 punëtorë baritorë (2 meshtarë, 5 rregulltare); në Azi janë vra 2 punëtorë baritorë (1 meshtarë, 1 rregulltare); në Oqeani janë vra 2 punëtorë baritorë (1 meshtarë, 1 laik); në Europë është vra 1 meshtar. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ata që kanë vdekur jo nga dora e një keqbërësi por prej virusit të ebolas, që ende sot e kësaj dite po mbjell viktima në Afrikën perëndimore, aty ku strukturat katolike, dhe jo vetëm ato sanitare, janë mobilizuar që prej fillimit të përhapjes së kësaj epidemie. Familja Rregulltare e Fatebenefratelli (Urdhër spitalor i Shën Gjonit të Hyjit) ka humbur në Liberi dhe Sierra Leone katër bashkëvëllezër, një rregulltare dhe trembëdhjetë bashkëpunëtorë të spitalit të Monrovia dhe Lunsar, pasi e kanë marrë virusin duke ju shërbyer të sëmurëve. “Bashkëvëllezërit tanë e kanë dhuruar jetën e tyre për të tjerët, sikurse Krishti, të infektuar nga kjo epidemi deri në çastin e vdekjes” është shprehur Fra Jesús Etayo, Prior Gjeneral. Fat i ngjashëm u takoi edhe gjashtë misionareve italiane të Motrave Poverelle të Bergamo-s, të cilat vdiqën në Kongo në vitin 1995 sepse u infektuan me virusin ebola sepse nuk pranuan që të largoheshin dhe ta linin popullsinë pa asistencë sanitare. Për ata, në vitin 2013 është hapur procesi i lumturimit. Sikurse ndodh tashmë prej kohësh, lista e Fides nuk përfshin vetëm misionarët ad gentes në kuptimin e ngushtë të fjalës, por të gjithë punëtorët baritorë të vrarë në mënyrë të dhunshme. Nuk përdoret në këtë rast termi “martir”, perverse në kuptimin “martirë”, për të mos ndikuar përmbi gjykimin që Kisha mund të japi për disa prej tyre, si edhe për pamjaftueshmërinë e fakteve që kemi arritë të mbledhim mbi jetën e tyre dhe mbi rrethanat e vdekjes. Listave provizore të ndërtuara prej Agenzia Fides, duhet shtuar edhe lista e gjatë e shumë prej atyre për të cilët mbase nuk do të kemi asnjëherë asnjë lajm e të cilëve mbase nuk do t’ju mësojmë as emrat, ata të cilët në çdo cep të botës vuajnë dhe e paguajnë me jetën e tyre fenë e tyre në Jezu Krishtin.

PANORAMA E KONTINENTEVE

AMERIKA

Në Amerikë janë varë 14 punëtorë baritorë: 5 në Meksikë, 3 në Venezuela, 2 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 1 në Kanada, 1 në Kolumbi, 1 më Nikaragua, 1 në Peru . Në Meksikë: dom Rolando Martinez Lara, i vrarë gjatë një grabitjeje në famullinë e tij; seminaristi Samuel Gustavo Gómez Veleta, i rrëmbyer dhe i vrarë në Javën e Madhe; dom José Acuña Asención Osorio, trupi i të cilit është gjetur në ujërat e lumit Balsas; padre John Ssenyondo, i gjetur në një gropë të përbashkët, së bashku edhe me kufoma të tjera; dom Gregorio Lopez Grosotieta, sekuestruar dhe vrarë. Në Venezuelë: salezianët Jesus Erasmus Plaza Salessi dhe rregulltari fratel Luis Edilberto Sanchez Morantes, të sulmuar nga dy të rinj vjedhës të cilët kishin hyrë në ambientet e Kolegjit; meshtari Reinaldo Alfonso Herrera Lures, i zhdukur dhe më pas i gjetur vetëm si kufomë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: dom Eric Freed, i gjetur i vdekur në kanonikën e tij me trauma të dukshme; padre Kenneth Walker, i vrarë në një tentativë për grabitje. Në Kanada: padre Gilbert Dasna, i vrarë prej një kriminelit. Në Kolumbi: dom Andrés Duque Echeverry, viktimë e një grabitjeje. Në Nikaragua: dom Juan Francisco Blandon Meza, i vrarë prej një personi me të meta mendore. Në Perù: dom Alfonso Comina Zevallos, i rrahur deri në vdekje dhe i vrarë në kanonikën e tij.

AFRIKA

Në Afrikë janë vrarë 7 punëtorë baritorë: 3 në Burundi, 2 në Republikën e Afrikës Qendrore, 1 në Afrikën e Jugut, 1 në Tanzani. Në Burundi: tri misionare saveriane: motër Lucia Pulici, motër Olga Raschietti dhe motër Bernadetta Bogian. Në Republikën e Afrikës Qendrore: dom Christ Forman Wilibona, i vrarë në një postbllok rebelësh; dom Paul-Emile Nzale, i vrarë së bashku me tre persona gjatë sulmit që ju bë famullisë së tij. Në Afrikën e Jugut: motër Mary Paule Tacke, e rrëmbyer dhe vrarë nga keqbërësit. Në Tanzani: motër Clecensia Kapuli, e vrarë gjatë një grabitjeje. AZIA Në Azi janë vra 2 punëtorë baritorë: në Siri dhe në Malezia. Në Siri: jezuiti p. Frans van der Lugt, i sekuestruar nga disa njerëz të armatosur të cilët e kanë rrahur dhe më pas edhe e kanë vra. Në Malezia: motër Juliana Lim, e vdekur si pasë e një sulmi të dhunshëm. OQEANIA Në Oceani janë vra 2 punëtorë baritorë: në Papua Guinea e Re. Në Papua Guinea e Re: dom Gerry Maria Inau, dhe laiku Benedict, ministër i jashtëzakonshëm i Eukaristisë, janë vra ndërsa gjendeshin për motive baritore në një zonë të përhumbur të dioqezës së Bereina, me shumë gjasa si rrjedhojë e disa konflikteve mes fiseve që jetojnë aty.

EUROPA

Në Europë është vra një punëtor baritor. Në Itali: dom Lazzaro Longobardi, është vra si pasojë e disa goditjeve me mjete të forta afër kanonikes së tij.