Më 17 maj në Kishën Katedrale
kemi kremtuar Kungimin e Parë e dy
grupeve. Paradite, ishin 33 fëmijë që
për herë të parë kanë marrë kungimin
e shenjtë; ndërsa pasdite kemi pasur një
grup tjetër, gjithsej 24 veta, të rinj dhe
të reja si edhe disa më të rritur. Shumica
prej këtyre të fundit janë krezmuar të
dielën pasardhëse, më 24 maj.