Është «gëzimi» thelbi i të dielës së tretë të Ardhjes, e diela e gëzimit. Gëzimi që vjen nga afërsia e Zotit, me ardhjen e tij ne jetën tonë. Është Zoti ai që dhuron gëzimin e plotë të aftë për të ngopur shpirtin njerëzor. «Zemra e njeriut e dëshiron me entuziazëm këtë gëzim. Çdo familje e çdo popull aspiron lumturi. Lumturia është futur në botë qëkur Jezusi ka hyrë në këtë histori, me lindjen e tij në Betlehem. «Njerëzimi ka marrë farën e Mbretërisë së Hyjit, si një tokë që pret farën dhe premton korrjen». Jezusi ka ardhur t›i sjellë gëzimin të gjithëve dhe përgjithmonë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një gëzim vetëm për të shpresuar apo për të na shtyrë drejt parajsës, por për një gëzim real dhe të eksperimentuar tashmë, sepse vetë Jezusi është gëzimi ynë, ashtu siç është dhe paqja jonë. Ai jeton i ringjallur dhe vepron në ne e ndër ne me Fjalën dhe Sakramendet. Papa citon «me Jezusin gëzimi është në shtëpi». Po pa Jezusin a ka gëzim? Jo! Çdo
i pagëzuar, çdo bir i kishës duhet thjesht «të mirëpresë praninë e Zotit mes nesh dhe të ndihmojë të tjerët të kuptojnë se Jezusi është forca për të përballuar çdo ditë, situatat e ndryshme të jetës, edhe ato më të vështirat e më të rëndat». Shenjtërit, të krishterët e vërtetë, e kishin këtë qartësi në fakt. Kurrë nuk është dëgjuar për një Shenjt të trishtuar apo për një shenjt që të bëjë një funeral. Kurrë! Do të ishte një antitezë. I krishteri është një person që e ka zemrën të paqtë, sepse ai di të përhapë gëzimin e tij në Zotin edhe në çaste të vështira. Të kesh fe nuk do të thotë të mos kesh momente të vështira, por të kesh forcën t›i përballosh duke e ditur që nuk jemi vetëm. Kjo është paqja që Zoti u dhuron bijve të tij. Me shikimin drejt Krishtlindjes Kisha na fton të dëshmojmë që Jezusi nuk është një personazh i të shkuarës. Ai është Fjala e Zotit që sot vazhdon të ndriçojë rrugën e njeriut, duke i treguar butësinë, ngushëllimin dhe dashurinë e Atit për çdo qenie njerëzore
nëpërmjet gjesteve të Tij, Sakramendeve. Në këtë rrugëtim, përkrah nesh është virgjëra Mari «Arsyeja e gëzimit tonë». Papa ia beson asaj të gjithë besimtarët, derisa të na bëjë të gjithëve të kënaqur në Zotin që vjen të na lirojë nga skllavëritë e brendshme dhe të jashtme. Ati i Shenjtë falënderoi fëmijët për praninë e tyre dhe u kërkoi që kur të luten në shtëpi përpara betlehemit, ta kujtojnë dhe Papën ashtu siç ai i kujton. Lutja është frymëmarrja e shpirtit dhe është e nevojshme të gjenden disa momente gjatë ditës për t›i hapur zemrën Zotit, edhe me lutje të shkurtra e të thjeshta të popullit të krishterë. Pikërisht për këtë, Papa u dhuroi të vegjëlve 50.000 libra lutjeje, që përmbajnë lutje për momente të ndryshme të ditës dhe situata të jetës. U kërkoi ta mbajnë me vete, si ndihmë për ta jetuar të gjithë ditën të bashkuar me Zotin. Papa i uroi të gjithë të pranishmit në Engjëllin e Zotit: «Të dielë të mbarë dhe ju lutem, mos harroni të luteni për mua».
Kisha dhe Jeta Gazete e permuajshme e Kishes Katolike Tirane