Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve

Jezusi i tha: “Më jep të pi!” (Gjn. 4,7)

Nga Elidon DODAJ

A do të kishte ndonjë të krishterë, që të mos ishte i bashkuar i gjithi rreth altarit ku kremtohet misteri i Korpit dhe Gjakut të Krishtit? Ungjilli, por edhe historia na tregon që të krishterët e parë, u nxiten nga ndasitë, por ishte Apostulli i popujve Pali, i cili vuri “gurin e themelit” atë gur që na porosit Psalmi në ditën e Pashkëve, në qendër të jetës së kishës e të krishterëve. Shekuj më vonë ndarja mes Kishës së Romës dhe asaj të Kostandinopojës, e deri tek Reformatorët ishte një paraqitje jo forte e hijshme e imazhit të bashkimit që është vetë Ai, i bërë Njeri, Jezu Krishti, Zoti. Kanë kaluar shumë shekuj, sot kishat e krishtera janë gjithnjë më pranë njëra tjetrës. Një nga kulmimet e saj kur ato bashkohen në ekumenizëm është “Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve”. Kjo një lutje ndërkombëtare e krishterë, që kremtohet çdo vit nga 18 deri 25 janar, tetë ditë (tetëditshja) lutje së bashku për njëri-tjetrin. Në qoftë se do shfletojmë në historinë e gjatë e të vëzhgojmë traditë, gjithmonë besimet e ndryshme janë lutur për bashkim, por secili veç e veç. Sidomos nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë u zhvilluar disa iniciativa e lutjes për këtë qëllim, veçanërisht në zonat anglikane dhe protestante. Fillimisht, ata janë parë me dyshim, nëse kjo lloj lutjeje do të pranohej nga Kisha katolike. Tetëditëshja e parë, në formë të ngjashme me të tanishmen, ka lindur me iniciativën e anglikanit Spencer Jones me banim në Mbretërinë e Bashkuar dhe amerikan Paul James Francis Wattson, edhe ky anglikan por i Kishës amerikane. Në vitin 1907, Jones sugjeroi 29 qershorin e çdo viti si ditën e lutjes për kthimin e anglikanëve, por edhe e të gjithë të krishterëve të tjerë, në bashkim me Selinë e Shenjtë. Një vit më pas, Wattson zgjeruar idenë, duke propozuar atë në formën e një tetëditëshi për të kërkuar nga Zoti për “kthimin e të gjitha deleve tek delet e Pjetrit, pra tek bariu i vetëm”. Pikërisht në këtë vit 1908, u vendos themeli dhe lindi zyrtarisht java e Lutjes. Wattson vendosi për fillimin e tetëditëshit Festën së rrëfimit të Pjetrit (varianti protestant i festës së lashtë të Katedrës së Shën Pjetrit), dhe si përfundim me festën e Kthimit të Shën Palit. Që atëherë këto dy data 18 dhe 25 janar shënojnë fillimin dhe fundin e tetëditëshit. Në qarqet katolike kjo nismë u miratua nga papa Piu X dhe Benedikti XV, por lutja nxiste kthimin e të krishterëve të tjerë nga Papa dhe Roma. Wattson iniciatori i saj, u konvertua në katolik, dhe që atëherë u quajt “Kryetari” që vuri marrëdhëniet për bashkimin e të krishterëve me papatin. Nuk munguan nisma të tjera për Lutjen e Bashkimit të Krishterëve si në Francë, që të gjitha të dërgonin në të njëjtën pikë bashkimin me Bariun e Romës. Kërkesa ishte për një pajtimin të ndërsjellë në mes të të gjithë të pagëzuarve në besimin e krishterë, për të ecur drejt bashkimit “me vullnetin e Zotit, me mjetet që Ai dëshiron”, në besimin “duke u lutem për kthim në një kishë, por një kthim tek Krishti”. Kjo frymë e re i lejoi kështu të krishterët e tjerë me vizione të ndryshme nga ajo e Romës të bashkohet në lutje dhe iniciativa duke u mirëpritur nga shumica e besimeve. Vetëm në 1948, me themelimin e Këshillit Botëror të Kishave, Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve u bë më popullore në mesin e kishave të ndryshme nëpër botë. Në 1958, kjo nismë u përqas edhe nga ortodoksët kështu që pothuaj të gjithë të krishterët ishin bashkuar në këtë nismë. Pas hapjes së Koncilit II të Vatikanit, Papa Gjoni XXII përzgjodhi një këshillë prej 12 teologësh katolikë duke ngritur Sekretariatin për bashkimin e të krishterët me në krye vetë atë (më vonë Këshillit Papnor për Promovimin e Bashkimit të Krishterëve). Që nga viti 1994, grupi i punës për përgatitjen e tetëditëshit janë një grupi mashkullor dhe femërorë i Federatës Botërore të Grupimeve të Krishtera. Të gjitha materialet për këto ditë janë të publikuara në gjuhë të ndryshme si nga Këshilli Ekumenik i Kishave gjithashtu edhe nga Selia e Shenjtë, në seksionin e Këshillit Papnor për Promovimin e Bashkimit të Krishterëve. Këto materiale në mënyrë tipike përfshijnë: shenja për një shërbim ekumenik të kishës, që do të përdoret veçanërisht gjatë Meshës të së Dieles, por edhe Vigjiljet e lutjeve të përbashkët të organizuara në nivel lokal ndërmjet kisha të besimeve të ndryshme, një hyrje në temën e javës, një përshkrim i situatës ekumenike në rajon nga i cili buron dhe materiali i prodhuar dhe Leximet biblike dhe meditime për secilën nga tetë ditëve e tetëditëshes. Edhe në Shqipëri kjo nisëm ka disa vite që ka marrë hov, ndonëse bashkëpunimi midis feve por edhe vetë të krishterëve shqiptarë nuk ka munguar kurrë në çështjet më të rëndësishme të historisë sonë. Të martën pasdite të 22 janarit 2015 në ambientet e Mitropolisë së Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, u mbajt takimi për kremtimin e Javës së Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve. Të pranishëm nga Kishat katolike, ortodokse dhe protestante, të gjithë së bashku edhe këtë vit u luten sipas një skenari të përbotshëm me temën e vitit “Më jep pak ujë të pi” nga ungjilli i shën Gjonit. Lutja u hap me këndimin e pjesës ungjillore të Lumnive nga kori bizantin “Shën Joan Kukuzeli”. Më pas përfaqësuesit e të tre komuniteteve iu drejtuan Zotit për shtrirje e shpirtit të tij tek bashkimi që njeh ndryshim, të ngjallë e të ndez bashkimin që është çarë dhe të shëroj çka është sëmurë, duke na bashkuar që të përballojmë dhe të mundim vdekjen. Së bashku të gjithë në këmbë u lutën duke kërkuar mëshirën e Zotit si burim hiri e falje. Pjesa e dytë vijoj me leximet nga pjesët e marrë nga Bibla ku pati një moment reflektimi nga të tria komunitetet në emrin e Kishës Ortodokse pedagogu Thona Shkira solli nga Ungjilli i Gjonit (17, 20-26) pjesën kur Jezusi lutet sepse asgjë nuk është e jotja, çdo gjë është vetëm e Zotit Jezus. Ndërsa nga Kisha Protestante u soll nga Pastor Hervin Fushëkati pjesa nga Libri i parë i Korintëve (3, 4-21) ku shën Pali qortonte besimtarët e parë të krishterë se s’ka asnjë tjetër përpos Zotit Jezus të parë edhe të fundëm. Ndërsa Imzot George Frendo O.P, Ipeshkëv Ndihmës i Arkidioqezës sonë Tiranë-Durrës duke përfaqësuar edhe gjithë Kishë katolike dioqezane komentoi pjesën nga Ezekieli profet (36, 24-28) ku Zoti u bën thirrje popullit të zgjedhur që ai do ti ndaj nga paganët e do t’i bej popull të zgjedhur dhe Shpirti i Tij do vendoset mbi ne, që do të bëhet udhë për të banuar në tokën e premtuar etërve tanë, “… ju do të jeni populli im e unë do të jem Hyji juaj”. Kjo pjesë respektivisht u shoqërua më tre këngë nga secili komunitet. Pas kësaj pjese të gjithë së bashku në këmbë recituan Deklaratën e Besimit Apostolik e cila i bashkon të gjithë të krishterët që ishin së bashku atëherë kur u vendos guri i parë i Dogmës sonë. Me zë kumbues pohuam besimin tonë me ndërgjegje si përgjigje në besim dhe në bashkim. Pas saj vijoj me Lutjen e gjithmbarshme dhe ndërmjetëse për bashkimin në mëshirë të të gjithë të krishterëve që besojnë atë çfarë vetë Krishti na urdhëroi. Duke përfunduar me lutjen që na ka mësuar vetë Jezu Krishti, “Ati Ynë”. Bekimi dhe shenja e paqes qenë fundi i kremtimit të kësaj Vigjilje Lutje për Bashkimin e të Krishterëve. Nuk do të mungonin të pranishëm të shumtë nga të gjitha moshat, po ashtu edhe klerik, meshtarë, rregulltarë e rregulltare të Famullive të kryeqytetit, po ashtu edhe Shkëlqesia e Tij Anastasi, dhiakon dhe priftërinj, pastor dhe përfaqësues të huaj të kishave protestante. Festa vijoj në një moment bashkësie, ku së bashku bashkëndanë ushqimin si shenjë falënderimi ndaj Zotit Jezus, bekim e të cilit e bërë Shkëlqesia e Tij Imzot Romiro Igles, Nunci Apostolik. Sipas traditës së Kishës ortodokse, u nda edhe ëmbëlsira e Shën Vasilit, ëmbëlsira që është shembulli i bujarisë ndaj të varfërve, një pjesë të saj Peshkop Asti, e dërgoi për disa familje në nevoje. Shkëmbime bisedash, takime miqsh, fotografi, përqafime kjo është ajo që i karakterizon të krishterët. Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë na dhëntë jetën ta jetojmë siç duhet besimin tonë.