Ipeshkvi që u ka kushtuar jetën foshnjeve të palindura

Imzot Philip J. Reilly kremtoi 53-vjetorin e shugurimit meshtarak. Përgatitja akademike e tij është shumë mirë e balancuar. Ai është diplomuar për Filozofi dhe Histori në Kolegjin dhe Seminarin e Zojës së Papërlyer në Nju Jork; është diplomuar në Teologji në Universitetin Katolik të Amerikës në Uashington D.C.; ka marrë diplomën e Masterit për Gjuhët e Vjetra në Shkollën e Arteve të Universitetit të Fordhamit në Nju Jork; ka marrë titullin Doktor Shkencash në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit shtetëror më të njohur e më të vjetër në Evropën Lindore që gjendet në qytetin Tyrnava të Sllovakisë. Mons. Reilly ka shërbyer për pesë vjet si famullitar në Famullitë e Shën Tomas More dhe të Shën Terezës së Avilës; për 26 vjet ka shërbyer si Profesor, Dekan Akademik dhe Rektor në Kolegjin e Zojës së Papërlyer, Seminarin përgatitor për Dioqezën e Bruklinit, Nju Jork; për 22 vjet tashmë shërben edhe si kapelan i përhershëm pranë Murgeshave të klauzurës Adhuruese të Gjakut të Tejetshenjtë dhe po ashtu edhe i Motrave të Klauzurës Shërbëtore të Zotërisë dhe Virgjërës së Matarës që janë të pranishme në Manastirin e Gjakut të Tejetshenjtë në Bruklin, Nju Jork.

Edhe pse Mons. Reilly ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në shumë programe apostullimi si Bukë për Botën, CRS, në përgatitjen e programeve të udhëheqësisë për studentët e seminarit të vogël, në koordinimin e programeve të Planifikimit Familjar Natyror, në krijimin e grupit Naim për vejanët dhe vejushat, ai e ka kuptuar se nëse nuk e mbron dhe nuk e respekton të drejtën e një personi për jetën, të gjitha programet e tjera për atë individ janë të pakuptimta. Si rrjedhojë, që prej vitit 1967, Mons. Reilly ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive pothuajse në çdo aspekt të Lëvizjes Për Jetën. Ai ka punuar për ndalimin e ligjërimit të Abortit në Shtetin e Nju Jorkut në vitin 1970 dhe ka bashkëpunuar edhe me të tjerë për kthimin mbrapsht të këtij ligji në vitin 1972, vetëm për ta fituar veton e Guvernatorit Rockefeller ndaj këtij vendimi. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen Roe kundër Wade, në 22 janar 1973, Mons. Reilly nuk i pagoi taksat personale të atij viti dhe ndihmoi financimin e Amendamentit Hyde që provonte se aborti ishte një procedurë mjekësore me zgjedhje dhe e panevojshme e kështu taksapaguesit nuk duhet të paguajnë për të. Ai ishte dëshmitari i parë në çështjen që u dërgua në Gjykatën Federale në mbështetje të Amendamentit Hyde kur një vendim gjyqësor ishte vendosur menjëherë mbi të. Formularët e tij të taksave u dërguan në Gjykatën e Lartë të SHBA-së si pjesë e mbrojtjes së Amendamentit Hyde nga avokati kryesor, Larry Washburn. Në qershor të vitit 1980, Gjykata e Lartë e miratoi Amendamentin Hyde, i cili sot po bëhet nga i ashtuquajturi Ligji Obama për Shëndetësinë që nënkupton vdekje për miliona foshnja të palindura duke i përdorur paratë e taksapaguesve. Në vitet ’70, Mons. Reilly ka organizuar Vigjiljet e natës për Jetën në kisha të ndryshme çdo muaj. Ai bashkë me Dr. Ata Ryan, Nellie Gray, John Mawn dhe shumë të tjerë kanë ndihmuar për organizimin e parë të Marshimit për Jetën në Uashington D.C., më 22 janar 1974. Në nëntor të vitit 1978, ai mori pjesë në të parën Ecje prej 100 miljesh për Jetën që u zhvillua në Luginën e Vdekjes në Kaliforni. Mons. Reilly ka qenë i përfshirë në operacionin e parë Shpëtimi në Nju Jork, më 6 janar 1978, në klinikën e Dr. Bernard Nathanson. Ai ka qenë i përfshirë, gjithashtu, edhe në Lëvizjen Kombëtare Shpëtimi në vitet ’80. Në vitin 1989, Mons. Reilly e kuptoi se përderisa tani po jetonin në një Kulturë Vdekjeje, se përveç ndryshimit të Ligjeve dhe të Gjykatësve, nevoja më urgjente ishte ajo e ndryshimit të zemrave të njerëzve për rikthimin e Kulturës së Jetës. Dhe meqë vetëm Hyji mund t’i ndryshojë zemrat, tani duhej marrë seriozisht ndërhyrja e Zotit dhe fuqia ndërmjetësuese e Nënës së Hyjit. E kështu, në Festën e Zojës Rruzare, më 7 tetor 1989, Hyji e përdori Mons. Reilly për t’i dhënë jetë Ndihmëtarëve të Foshnjave të Çmuara të Zotit. Ai vazhdon edhe sot si Drejtori Ekzekutiv i këtij Apostullati Mbarëbotëror për Jetën. Për mëse 24 vjet tani, ai ka këshilluar në rrugë, në 5 ditë të javës, gratë që i afroheshin klinikave të abortit të qytetit të Nju Jorkut. Mons. Reilly vazhdon edhe sot që të udhëtojë në mbarë Amerikën dhe në mbarë botën për t’u mësuar të tjerëve artin e këshillimit në rrugë, se si të organizojnë Vigjilje Lutjesh, praninë me lutje jashtë vendeve ku kryhen aborte, hapjen e Qendrave për Jetën, zbatimin e programeve për shërimin nga aborti, etj. Sot, përqasja paqësore, në lutje dhe plot dashuri e Ndihmëtarëve po përdoret jo vetëm në SHBA, por edhe në të gjitha kontinentet e botës, në ato vende ku jetët e foshnjave të palindura janë në rrezik dhe ku nënat po shfrytëzohen. Kanë pasuar rezultate vërtet të bekuara ku përmendim se klinika të ndryshme aborti janë mbyllur, foshnjat po jetojnë dhe zemrat e nënave dhe baballarëve janë kthyer.

Për vitet e tij të shumta në punën në mbrojtje të jetës, Mons. Reilly ka marrë shumë çmime vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si Çmimin Dioqezan të Bruklinit në Mbrojtje të Jetës nga Ipeshkvi Thomas Daily, Çmimin Kardinal Terence Cooke, Çmimin e Konferencës Katolike të Ipeshkvijve të SHBA-së për Njerëzit e Jetës, Çmimin Ndërkombëtar Jochabed nga Liga për Jetën e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Çmimin Von Galen të Ligës Ndërkombëtare për Jetën Njerëzore që i është dorëzuar nga Kardinal Raymond Burke në Romë, Itali.