Gjaku i vëllezërve tanë të krishterë është një dëshmi që klith

Nga Salvatore Cernuzio

Papa Françesku kishte përgatitur një fjalim për audiencën me të nderuarin John P. Chalmers, moderator i Kishës së Scozia-s (e reformuar). Por e ka lënë mënjanë, kur miku i tij në fjalën përshëndetëse ka përmendur për tragjedinë e shkaktuar nga ISIS duke shprehur të gjithë dhimbjen që ndjente. Njëzet e një të krishterë egjiptianë u vranë duke ju prerë kokën në një plazh të Libisë. Papa tha: «U vranë pse ishin të krishterë. Vdiqën duke thënë «Jezus më ndihmo». Gjaku i vëllezërve tonë të krishterë është një dëshmi që klith. Qofshin ata katolikë, ortodoksë, koptë apo luteranë nuk ka rëndësi, «Janë të krishterë dhe gjaku është i njëjtë!» Gjaku dëshmon Krishtin. Kujtoni këta vëllezër që vdiqën për të vetmin fakt se dëshmuan Krishtin. Jepini kurajo njëri tjetrit për të ecur përpara me ekumenizëm. Martirët janë të të gjithë të krishterëve.

Martiret e KrishterëNë fjalimin e tij të përgatitur Papa Françesku thoshte: «Jemi pelegrinë dhe ecim së bashku. Duhet të mësojmë t’ja besojmë zemrën bashkudhëtarit të jetës pa dyshime, pa modesti dhe duhet të shohim drejt asaj që kërkojmë: Paqes në fytyrën e një të vetmit Zot.

Ati i Shenjtë tregoi vëmendje mbi raportet ekumenike në Scozia duke thënë se «Dëshmoni si të krishterë që jeni, që ajo që kemi të përbashkët të jetë më e madhe se ajo që mund të na ndajë. Zoti na fton të kërkojmë mënyra akoma më efikase për të kapërcyer paragjykimet e vjetra dhe për të gjetur forma të reja bashkëpunimi»

Françesku gjithsesi konstaton me gëzim se marrëdhëniet mes Kishës së Scozia-s dhe Kishës Katolike janë zhvilluar deri në pikën që sfidat e shoqërisë aktuale të ballafaqohen nëpërmjet një reflektimi të përbashkët dhe në shumë raste jemi në gjendje të flasim me një zë të vetëm për çështje që prekin nga afër jetën e te gjithë besimtarëve.

«Në botën tonë të globalizimit dhe shpesh të pa orientuar, një dëshmi e përbashkët e krishterë është një kërkesë e nevojshme për iniciativat e përpjekjeve tona ungjillëzuese. Sepse feja dhe dëshmia e krishterë gjenden përballë sfidave të tilla, që vetëm duke bashkuar forcat mund t’i shërbejmë familjes njerëzore dhe të lejojmë dritën e Krishtit të arrijë çdo vend të errët të zemrës tonë dhe të botës tonë.

Mesazhi i Papës është: rruga e pajtimit dhe e Paqes nëpërmjet komuniteteve tona të mund të na afrojë gjithnjë e më tepër me njëri-tjetrin, në mënyrë të tillë që të udhëhequr nga Shpirti Shenjtë të mund t’i ofrojmë të gjithëve jetën e sidomos jetën në plotësi. Të lutemi për njëri tjetrin dhe të vazhdojmë të ecim së bashku në jetën e urtësisë, të mirësisë të fortësisë dhe të paqes».