Dashamirësia e Jezusit Fëmijë “është dritë që shpërndanë errësirën”

Në predikimin e Meshës së Krishtlindjes, papa Françesku përshkruan këtë “natë të shejtë” si “përvujtnimi e Hyjit deri në maksimum”. I fton të gjithë të t’ia hapim Atij zemrën tonë.

Nga Dom Marjan Lumçi

QYTETI I VATIKANIT, 24 Dhjetor 2014 “ Dhunë, luftëra, urrejtje, mbytje e tjetrit. Janë fjalë të cilat ngjallin emocione negative dhe që e kanë ndarë historinë. Përgjatë një ecjeje të tillë, ama futet një “dritë e cila e shpërndan errësirën” dhe që “na zbulon se Hyji është Atë dhe se besnikëria e Tij e durueshme është më e fortë se errësira e korruptimit”. Është Ai që “e fshin peshën e humbjes dhe trishtimin e skllavërisë, dhe mbi to vendos gëzimin dhe harenë”. Në bazilikën e Shën Pjetrit në të cilën ndjehej një klimë e thellë lutjeje, jehonte kështu predikimi i shpallur nga papa Françesku në Meshën Shejte të Natës së Kshndellave. Duke u frymëzuar nga liturgjia e kësaj “nate të shejtë” Papa jua paraqiti besimtarëve lindjen e Shëlbuesit “si një dritë që përshkon errësirën dhe shpërndan hijet e saja të rënda”. Shumë me vlerë metafora të cilën përdorë papa Françesku për të fotografuar këtë moment të veçantë: “Kemi ardhë në shtëpinë e Hyjit duke ecur nëpër errësirën që ka mbuluar tokën – ka shpjeguar Ati i Shejtë – , por të udhëhequr nga flaka e fesë e cila i ndriçon hapat tanë si dhe të frymëzuar nga shpresa se dot gjejmë ‘dritën e madhe’. Duke hapur zemrën tonë, e kemi edhe mundësinë që ta sodisim mrekullinë e këtij fëmije-diell që e ndriçon horizontin duke ardhë prej së larti”. Të shkosh tek zanafilla “e errësirave që përfshijnë botën” don me thanë “të humbasësh në natën e kohërave”. Papa kujton “krimin e parë të njerëzimit, i cili u krye kur “dora e Kainit, e verbëruar nga inati, e goditi për vdekje vëllain e tij Abelin” (shih Zan 4,8). Ky episod i famshëm biblik ishte vetëm fillimi e një pasoje të trishto. Përballë “korruptimit, prishjes së njerëzve dhe të popujve”, Hyu “në një farë momenti të kohës edhe do të mund të kishte hequr dorë”, por në fakt “ka vazhduar të presë me durim” sepse “e kishte vënë pritjen e tij në njeriun të cilin e kishte krijuar në përngjasimin e vet”. Shpallja e Natës së Kshndellave themelohet pikërisht në “dritën që përshkon terrin” duke na zbuluar se “besnikëria duruese” e Hyjit“është më e fortë se errësira e korruptimit”. Një mesazh i tillë dëshmon se “Hyji nuk e njeh shpërthimin e inatit dhe mos duresën”. Sikurse ati i shëmbëlltyrës së djalit plangprishës, Ai “është gjithmonë aty”, në pritje “që ta vërejë prej së largu arritjen e djalit të humbur”. Kthim ky i shoqëruar “nga një dritë që përshkon terrin”. “Ajo lind në Betlehem – na kujton Ati i Shejtë – dhe pranohet prej duarve plor dashuri të Marisë, dhe prej kujdesit të Jozefit, si dhe prej habisë së barinjve”. Është pikërisht “shenja” që engjëjt u shpallin këtyre të fundit (shih Lk 2,12) që na jep masën e “përvujtnisë së Hyjit që arrin deri në ekstrem”. Përvujtni të cilën Papa e identifikon me dashurinë me të cilën, atë natë “Ai mori dobësinë tonë, vuajtjen tonë, ankthin tonë, dëshirat tona dhe limitet tona”. Ajo dëshirë e çdo njeriut, “mesazhi që të gjithë prisnin”, nuk ishte gjë tjetër veçse “ambëlsia e Hyjit”, i cili “na shikon me sytë plot me mall” dhe pranon “mjerimin tonë”: është një Hyj “i dashuruar me vogëlsinë tonë”. Ftesa e Papës është që të reflektojmë përballë Jezusit Fëmijë. “Si e pranojmë ne dashamirësinë e Hyjit? E lejoj veten të arrihem nga Ai, e lejoj që të më përqafojë, apo ja ndaloj që të më afrohet?”, pyetje këto të sugjeruara na papa Françesku. “Gjëja më e rëndësishme – shton Papa – nuk është që ta kërkojmë, por që të lejojmë që të jetë Ai që të na gjejë dhe të na përkëdheli me ambëlsinë e Tij. Për këtë gjë sot ka nevojë bota, ta lejojë Zotin që ta duaj shumë. “Jeta përballohet me mirësi, me butësi”, shton Papa. Më pas vazhdon:”Kur do ta kuptojmë se Hyji është i dashuruar me vogëlsinë tonë, , se Ai vetë bëhet i vogël për ta pasur ne më të lehtë për ta takuar, nuk mund të mos ja hapim zemrën tonë dhe ta lusim: ‘O Zot, më ndihmo të jem si ti, ma jep hirin e dashamirësisë në rrethanat më të vështirat të jetës, ma jep hirin që të jem afër njerëzve në vështirësitë e tyre si dhe butësinë në mesin e çdo konflikti’”. Pas mbarimit të Meshës, papa Françesku ka vendosë Fëmijën Jezus në grazhdin e shpellës së Betlehemit të ndërtuar në sheshin e Shën Pjetrit. Këtë gjest e ka përgatitur me një katekizëm të shkurtër në mbarim të predikimit të tij. Duke rikujtuar përsëri profecinë e Isaisë – “populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe” (shih Is 9,1) – papa ka shpjeguar: “Atë e pa njerëzit e thjeshtë, ata që ishin të gatshëm për të pranuar dhuratën e Hyjit. Në të kundërtën, nuk e panë arrogantët, mendjemëdhenjtë, ata që i vendosin ligjet sipas kritereve personale.