AKTIVITETET PËR KANONIZIMIN E SË LUMES NËNË TEREZA.

Stema e Konferences1

Prot. N. 47/16

Shkodër, 07/07/2016

AKTIVITETET PËR KANONIZIMIN E SË LUMES NËNË TEREZA.

Të nderuar Ipeshkvij,

Të nderuar Meshtarë, Regulltarë dhe Regulltare,

          Në mbledhjen e zakonshme të majit, Konferenca jonë ka formuar një Komision për përgatitjen e Kanonizimit të së Lumes Nënë Tereza, që do të bëhet më 4 shtator 2016 në Romë.

Komisioni është përbërë nga: Imzot Angelo Massafra, Imzot George Frendo, Imzot Dodë Gjergj, dom Simon Kulli dhe dy Motra të Nënë Terezës.

Më 15 qershor Komisioni është takuar në Shkodër për të përgatitur programin për aktivitetet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezes. Këtij komisioni u shtuan dy meshtarë: dom Artur Jaku dhe Atë Aurel Gjerkaj, që të organizojë ngjarjen historike e Lumturimit të Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve, Martirë.

Për tani po ju dërgojmë vetëm njoftime për aktivitetet kishtare brenda Shqipërisë dhe në Romë. Në të ardhmen, duke pritur përgjigjen e Shtetit, ju dërgojmë edhe programe të përbashkëta.

Ja programi i aktiviteteve me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës:

  • 1- Propozime për disa aktivitete për Dioqezat e Shqipërisë:
  1. Aktivitete me të varfrit.
  2. Muzikal i Nënë Terezës.
  3. Konferencë shkencore.
  4. Botime të ndryshme si: figure të Nënë Terezës, fletëpalosje për familjet etj.
  5. Dëshmi të motrave të Nënë Terezës, në Katedrale apo në famulli sipas kërkesës.
  6. Ekspozitë për Nënë Terezën në datat si më poshtë:
    • Datë 22 gusht – 11 shtator, në Sapë
    • Datë 12 shtator – 18 shtator,  në Lezhë
    • Datë 19 shtator – 25 shtator, në Rrëshen
    • Datë 26 shtator – 3 tetor, në Shkodër
    • Datë 3 tetor – 19 tetor,  në Tiranë
    • Datë 20 tetor – 28 tetor,  në Jug
  • 2- Më 10 shtator, e shtunë: Meshë falënderimi, në nivel kombëtar, në  Katedralen e Sapës në orën 10:00 (po në këtë datë mund të bëhet dhe në Katedralen e Prishtinës).
  • 3- 11 shtator, e diela, mesha e falënderimit në çdo famulli. (Po ashtu më datë 11 shtator një delegacion shkon në Shkup)
  • 4- Komisioni ngarkoi me detyrën e botimeve Imzot Angelo Massafra (poster, figure, librezë për Nëntëditëshin).
  • 5- Komisioni propozon që në të gjitha të dielat të gushtit të flitet në homelinë edhe për përshpirtërinë e Nënë Terezes.

Aktivitete në Romë:

Më 2 shtator: Vigjilja në Bazilikën e Shën Giovanni in Laterano

Më 3 shtator: Koncert

Më 4 shtator: Shenjtërimi në Sheshin e Shën Pjetrit

Më 5 shtator: Meshë falënderimi

          Të dashur, i lutemi Zotit që duke kremtuar kanonizimin e Nënë Terezës, mbi të gjitha ta përjetojmë edhe përshpirtërisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *