Viti Jubilar i Mëshirës dhe NDJESA e plotë

Viti Jubilar i Mëshirës dhe NDJESA e plotë

 

Viti Jubilar i Mëshirës dhe NDJESA e plotë
Viti Jubilar i Mëshirës dhe NDJESA e plotë

Me 8 dhjetor 2015 asht hapë  Jubileu i Jashtëzakonshëm i Mëshirës.

Një datë e rastësishme? Papa Bergoglio ka zgjedhë 8 dhjetorin sepse: Ishte përvjetori i 50 i mbylljes së Koncilit të II të Vatikanit, që i ka dhanë krishterimit formën që njohim sot; sepse Festa e Zojës së Papërlyeme. Maria ishte pa mëkat e në këtë mënyrë ai që merr pjesë në këtë Jubile, pastrohet prej mëkatit të tij.

Pas një viti mbyllja. Jubileu mbyllet me 20 dhjetor 2016 në Festë e Krishtit Mbret i Gjithësisë. Zgjedhja nuk asht e rastësishme: Krishti fytyra e mëshirshme e Atit.

Një Jubile “i shpërndarë”. Për herë të parë në histori  për të fituar Ndjesën e plotë nuk duhet me patjetër të shkosh në Vatikan, por në çdo Dioqezë hapet Dera e shenjtë.

Kuptimi Derës së Shenjtë. Dera e Shenjtë kur kalohet, në mënyrë simbolike të jep shansin të kalosh nga jeta e vjetër e mëkatit në një fazë të re të jetës tande.

Jubileu Katolik si vazhdim i traditës Hebraike. Fjala Jubile, vjen prej hebraishtes “jobel”, që ishte briri i dashit që përdorej për muzikën fillestare në ceremonitë shejte. Jubileu ishte Vit i Shenjtë për Hebrejt, pasi toka pushonte atë për të dhënë prodhime më të mira vitet tjera dhe skllevërit çliroheshin të gjithë.

Si me e fitue NDJESËN e plotë. Ndjesa e plotë e çliron mkatnorin prej mëkateve të tija. Falja e plotë fitohet me disa kushte: Para së gjithash duhet të jesh i Pagëzum, pra të mos kesh mëkatin origjinal; të rrëfehesh; të lutësh Besoj, Ati Ynë, Të Falemi Mari, Kjoftë Lumni Atit.. duke i lutur sipas ndjetit të Papës për paqen në botë, kthimin e mëkatnorëve dhe shejtninë e priftënve… etj.

Veprat e Mëshirës që duhen ba për me fitue NDJESËN: Duhet ba dhe një vepër e mëshirshme e trupit ose e shpirtit. 7 veprat e mëshirshme të trupit janë: Me i dhanë me hanger t’unshmit; Me i dhanë me pi t’etshmit; Me veshë të zhveshunin; Me përbujtë shtegtarin; Me pa të sëmurin; Me pa të burgosurin; Me varrosë të vdekunin. 7 veprat e mëshirshme të shpirtit janë: Me këshillue ata që janë në dyshime; Me mësue të padijshmit; Me qortue mëkatnorët; Më ngushëllue të travajuemit; Me falë të fyemet; Me durue të merzitshmit; Me lute Zotin për të gjallë e për të vdekun.

Jubileu i ardhshëm. Nëse nuk ndodhë ndonjë gjë e papritun, Jubileu i ardhshëm i zakonshëm ka me kenë në vitin 2025.

 

 

“Zoti nuk lodhet kurrë duke na falë, jemi ne që lodhemi duke kërkuar mëshirën e tij”

Papa Françesku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *