“Në Kalvarin e Ditëve Moderne”
Takim me Klerin Dioqezan
Nga Dr. Majlinda Gjoni
Falenderoj Mons.Gjergjin i cili me ka ftuar për të qënë ketu sot me ju.
Lëvizja për Jetën “Ndihmëtaret e Foshnjave të Çmuara të Zotit”
Disa prej jush mund te jene ne dijeni te misionit dhe të aktiviteteve që bëjmë por shkurtimisht do ti përmend.
Çdo të shtunë në orën 7:30 Don Henry kremton Meshën për Jetën në Kapelën e Shën Luçisë, pas meshe shkojmë një grup i vogël dhe lutemi tek spitali ku vriten fëmijët e pafajshëm.
Kisha gjithmonë i shoqëron të vdekurit me lutje, jo vetem ato, por edhe ato qe i lënë pas. Lutja është e vetmja përgjigje!
Çdo të shtunë të parë të muajit perveç Meshës kemi edhe Adhurim të Shejtnueshmit Sakrament. Një pjesë e grupit qëndron në Adhurim dhe një pjesë shkon në procesion duke lutur Rruzaren, Misteret e Gezimit dhe të Drites duke shkuar, Misteret e Mundimit përpara spitalit dhe Misteret e Lumturisë dhe Mëshiren Hyjnore në kthim.
Kjo zgjat nga ora 7:30-10:00. Cdo dite nga ora 8:30-9:30 shkojmë tek spitali dhe lutemi, këshillojmë dhe shpërndajmë flet palosje ku demonstron zhvillimit e fëmijës në barkun e nanës dhe pastaj se çfarë i ndodh pas abortit fëmijës. Prezenca jonë është e shoqërua nga postera, fytyra e Krishtit, Zoja e Guadalupes pajtoria e të palindurve, lutuni qe ti jepet fund abortit, dhe fytyrën e abortit, fëmijën e abortuar.
Si rezultat i kësaj pune shumë fëmijë gëzojnë jetën dhe mosha e fëmijëve të parë është tashme 6 vjeç çka demonstron se frytet e dukshme të këtij misioni janë fëmijët e gjallë dhe shpëtimi i nënave nga plaga e rëndë që len aborti në zemrat e tyre, familjet e tyre dhe tashme në krejt shoqërinë mbarë botërore.
Ju e dini më mire se sa unë, me anë të rrefimit se sa shume aborti e ban me vujt një nanë e cila deri në momentin e vdekjes nuk e harron fëmijën të cilin e ka abortuar.
Pse jemi atje çdo ditë?
Pse luteni tek spitali dhe jo në kishë apo në shtëpi??
Kjo është pyeja që shpesh herë na bëhët dhe gjykohemi për prezencën tonë tek shkallët e spitalit. Na thonë kjo nuk është mënyra e duhur për tu luftuar aborti!!
Asyeja se pse ne shkojmë atje është sepse aty kryqëzohet çdo ditë Krishti në fëmijët e pafajshëm. Krishti nuk u kryqezu në Kishë, as në shtëpi por në shesh publik në Golgotë. Ndërsa fëmijët e pafajshë kryqëzohen në Golgotën e ditëve modern që është jo shumë larg shtëpisë së gjithësecilit prej nesh.
Prandaj edhe ne dalim në rrugë me e shoqeru Krishtin aty ku ai Kryqëzohet në fëmijët e pafajshëm, ku nënat shkatërrohen dhe një agoni fillon dhe nqs nuk gjendet dikush për ti ndihmu kjo agoni nuk ka të mbarur.
Shpesh mendojnë se ne jemi protestues por ne nuk protestojmë, thjeshtë lutemi.
Ne nuk i shoqërojmë me ulërima dhe gjykime por mundohemi ti përngjajmë Zojës se Bekuar dhe Shën Gjonit kur ato ishin tek këmbët e Kryqit. Ato e kanë shoqëru Krishtin në Lutje dhe nuk i kanë dënuar ato që e kryqëzuan. Krishti kishte 12 apostuj por vetëm njëri e shoqëroi te këmbët e Kryqit. Së bashku me Nanën dhe disa gra.
Në vigjiljen e fundit ditën e shtunë 14 Tetor me dom Martin Thompson, i cili udhëhoqi Vigjiljen për Jetën të cilin e falënderoj shumë, kemi qenë rreth 15-20 veta, në Tiranën që është një milion banorë!
Qëllimi jonë primar nuk është për të shpëtuar bebe, por për të shpëtuar shpirtra. Fëmija është i prekur fizikisht nga aborti por shpirti i fëmijës shkon në duart e Zotit. Por shpirtrat e nënave, mjekëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në abort janë në rrezik për bjerrje të përhershme nëse se nuk konvertohen. Dhe këto gjëra ju i dini më mirë se sa unë.
Arsyeja se pse jam këtu është e thjeshtë: E di që të gjithë keni angazhimet tuaja me punë dhe aktivitete të ndryshme por ky mision ka nevojë për suportin tuaj.
Në Shqipëri, që nga 1994 që është miratuar ligji i abortit deri në 2016 nga statistikat e Instat gjendja ka shkuar deri në 306 324 fëmijë të abortuar! Kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi në këtë statistikë nuk janë të përfshira klinikat dhe spitalet private. As ato që janë deklaru në spitalet shtetërore nuk janë të vërteta pasi abortet shënohen si aborte spontane që të gjithë lekët të shkojnë në duart e mjekëve.
Këtu në këtë statistikë nuk përmendën pilulat dhe mjetet kontraceptive të cilat janë e njejta gjë por thjeshtë ndryshon procedura e kryerjes së abortit. Nënat që kanë kryer abort një herë mundësia për ta përsëritur abortin është 50 %. Prandaj numri i aborteve nuk është ma 300 mijë e ca por vetëm një Zot e din se sa është numri real i fëmijëve të vrarë!
Përveç pasojave shpirtërore që ju i prekni cdo ditë në punën tuaj. Do të ju informoj shkurtimisht mbi pasojat fizike dhe psikologjike.
Nënat që kryejnë abort, bien në ulje e vlerësimit për veten, ndërpresin marrëdhënien me fëmijët e tjerë, me burrin, që çon deri në divorc, depresion, ankth, droge, alkol, deri në vetëvrasje etj. Pasojat fizike hemoragji, infeksion, mos pasje me të fëmijëve, tromboemboli, kancer të gjoksit, të mitrës, etj.
Në vendet e tjera si USA fëmijët abortohen deri në muajin e 9, nqs fëmija lind gjallë ato lihen të vdesin në errësirë në koshin e mbeturinave, në të shumtë e rasteve mbyten nga stafi mjekësor. Organet e fëmijëve shiten pjesë, pjesë si vegla makine. Në Australi fetuset përdoren si bizhuteri nga nënat e tyre! Fëmijët mbas abortit i duan të gjallë që të bëjnë eksperiment me ta. E Shumë e shumë makabritete të tjera që vetëm një mendje djallzore mund të bëjë të tilla gjëra!!
Fëmija gjatë procesit te abortit ndjen dhimbje pasi sistemi nervorë i fëmijës fillon dhe formohet që në javën e katërt, dhe reagon ndaj dhimbje 8 javësh. Imagjino se çfarë tmerri është që të shqyhen organet ndërsa ti ndjen dhimbje. Dhimbja me e madhe e nënave është kur ato kanë abortuar një fëmijë që ka pasur për tu bërë një meshtarë apo motër. Pastaj ankohemi që s’kemi thirrje! S’kemi se si me pas thirrje pasi shumë prej tyre janë abortuar.
Shoqëria njerëzore ka rënë, jo ne nivelin e kafshës, pasi të gjithë e dimë se kafshët i mbrojnë fëmijët e tyre, por ka rënë në nivelin e egërsirës që është qoftëlargu. Aborti është vetëm vepër e djallit dhe shpikje e tija. Kjo është periudha më makabre e njerëzimit. Asnjë luftë e të gjitha kohrave nuk ka vrarë më shumë se viktimat e abortit!
Në Shqipëri një nanë lind 1.6 fëmijë që do të thotë nj fëmij e gjysëm jemi nën nivelin e zëvendësimit të popullatës. Shoqëria Shqiptare po vdes, aborti, kontracepsioni, sëmundjet kancerogjene ose jo, aksidentet rrugore, gjakmarrja, emigracioni etj po çojnë drejt zhdukjes shqiptarët.
Kemi nevojë për suportin tuaj që shqiptarët dhe ky mision të vazhdojë dhe të përhapet më gjërë.
Suporti që ne kërkojmë është që të paktën një orë në javë, muaj tja kushtoni Zotit për këtë qëllim. Me një ore tek spitali, pasi veshja dhe prezenca juaj bën diferencën, impakti është më i madh. Një rruzare ose nj orë Adhurim nqs nuk keni mundësi të na shoqëroni tek spitali. Nëse dikush nga ju ka dëshire mund të vij te flas 10 min mbas Meshe në famullitë tuaja ose në takimet që ju mund të organizoni.
Nga eksperienca ime personale mbi 95% e nënave kanë kryer abort jo vetëm një herë por e kanë përsëritur disa herë. Raste janë më nga ekstremet në Shqipëri 21, 41, në Amerike 70 aborte një nanë!! Zoti pastë mëshirë për ne!
Nënat shpesh herë nuk e dinë se aborti, kontracepsioni janë mëkate mortare të vdekshme, jo vetëm që nuk e rr fejnë por edhe marrin Kungimin e Shejtë, Krishtin, sikur nuk ka ndodhur asnjë. Kemi nevojë të dëgjojmë më shpesh mësimin e Kishës nga amboni mbi abortin dhe kontracepsionin. Sepse pak dhe aspak përmenden këto gjëra.
Një gjë tjetër dua të shtoj Qendra për Jetën “Nanë Tereza” është e hapur, bën ekografi falas, test shtatzanie dhe këshillim falas për nënat që mendojnë të abortojnë. Mund ti ndihmojmë çiftet e reja edhe me metodat natyrore të planifikimit të familjes. Bëjeni njoftimin e këtij vendi në të cilën kjo lloj kategorie mund të gjejë suport falas. Vendi dhe suporti janë por njerëzit nuk e dinë!
Për ta mbyllur dhe për tu treguar rëndësinë se pse duhet të jemi tek këmbët e Kryqit të Krishtit, aty ku fëmijët vriten. Do të ju tregoj se çfarë me ndodhi: ditën e Premte vijnë dy zonja ju jap fletëpalosjen, dhe menjëherë ndalen. Po diskutonin me njëra tjetrën, ju afrohem se më shkoi mendja që janë për abort. Ju them a keni nevojë për ndonjë ndihmë? Me se mund të ju ndihmoj? Ajo që ishte për abort mu përgjigj. Pse tani erdhi kjo? Dhe ka shpërthyer në lot. Unë ka dy javë që po bëhem gati për ta abortuar dhe sot që kisha vendosur për ta abortuar erdhi kjo. Kam marrë lek borxh dy herë njërën herë i kam harxhuar dhe kam marrë dhe 100 euro borxh nga motra dhe kam ardhur sot. I kam thënë ti nuk mundesh me marrë lek borxh me vra fëmijën tënd. Ka dy javë që vij këtu përditë për të bërë abortin, une nuk ju kam parë këtu. Ju nuk keni qenë! Unë i thashë kemi qënë çdo ditë por vijmë herët sepse më duhet të shkoj në punë.
I kam thënë fëmija jot është jetë gjatë, është dhuratë prej Zoti, mos e shkatërro atë, ne jemi këtu sepse Zoti të don ty dhe fëmijën tënd. Kjo është arsyeja se pse pikërisht jemi taku sot. Nëse ke nevojë për ndihmë do të mundohemi me të suportu, me ushqime, rroba. Nqs nuk ke mundësi, fëmijën ta rrisin motrat e Nanë Terezës kur të bëhesh më mire ekonomikisht shkon dhe merr fëmijën, ose nqs nuk e don fëmijën mund ta lesh në adoptim.
Me tha që jam në gjendje të vështirë ekonomike, pa shtëpi një fëmijë të sëmur me diabet, dhe një 11 muajsh. I thashë që do të ndihmojmë. Fëmija i saj ishte 10 javësh, i demonstroj përmasat e fëmijës që kishte në bark, i demonstroj se si fëmija do bëhet pasi ajo të ketë lënë doktorët të ja abortojnë. I kam dhënë fletëpalosje dhe i kam thënë nqs ke nevojë për mu më kontakto në çdo moment. Më tha do të mendohem dhe një herë dhe nuk është futur në spital, por ka iku dhe vetëm Zoti e din nëse ajo është kthyer prap apo jo, pasi mu desh të shkoja në punë. Jemi lutur për nënë që Zoti të mbrojë nga mashtimi i djallit dhe për fëmijë që Zoti ti shpëtojë jetën.
Tek spitali takojmë dy lloj kategori nënash, siç Krishti në Kryq është kryqëzu së bashku me dy lloj cubash! Njëri u pendua përpara dhe i tha Krishtit ki mëshirë për mua kur të shkosh në mbretërinë tënde. Ka nëna që pendohen, kthehen dhe nuk e bëjnë abortin kur shohin persona që luten tek dera e spitali. Lutja i bën të mendojë për Zotin dhe se fëmija vjen prej Tij. Por kemi edhe një kategori tjetër nënash të cilat pendohen pasi e kanë kryer abortin. Kur shohin prezencën tonë duke u lutur mendojnë se çfare kanë bërë, kam vrarë fëmijën e Zotit.
Kjo tregon se sa e rëndësishme është prezenca jonë aty, jemi për nënat para dhe pas abortit.
Nga eksperienca e Mons. Philip Reilly i cili për 50 vite ka shpëtuar mbi rreth 100 000 fëmijë dhe ka këshilluar nënat në rrugë thotë: sa herë e kam dëgjuar shprehjen: sikur vetëm një person të kishte qenë tek dera e abortit unë KURRË nuk do të kisha kryer abort.
Prandaj është shumë e rëndësishme dalja ne rrugë dhe shoqërimi i nënave dhe fëmijëve me lutje. Çdo njeri nuk dëshiron të vdesë vetëm, as Krishti nuk ka dëshiruar që të vdesë vetëm, por ju ka thënë Apostujve rrini zgjuar e Lutuni. Lutjet dhe prezenca jonë është e vetmja dashni që këto fëmijë marrin gjatë jetës së shkurtër në tokë.
Metodat e suportit janë:
- Një orë lutje tek spitali Koço Gliozheni 8:30-9:30
- Një orë Adhurim i të Shejtnueshmit Sakramen për këtë qëllim.
- Një rruzare kushtuar Zojës së Bekuar
- Sikur një Ati Ynë të lutni me devocion për këtë qëllim shpëton një fëmijë nga abort.
Kush është i interesuar për të na suportuar është i mire se ardhur.
Faleminderit.