Sinodi Dioqezan, rrugëtim për kthim në identitet

 

Sinodi Dioqezan, rrugëtim për kthim në identitet

Hapja e Asamblesë Dioqezane në përgatitje të Sinodit në Dioqezën tonë Tiranë – Durrës

E shtune 7 tetor 2017 Festa e Zojës Rruzare

Nga Dom Arjan Dodaj

Ditën e parë të javës, kur u mblodhëm të ndajmë Bukën, Pali u predikoi vëllezërve e, pasi mendonte të udhëtojë të nesërmen, e zgjati bisedën deri në mesnatë. Në dhomën e sipërme, ku ishim të bashkuar, kishim shumë llamba. Një djalosh që quhej Eutih, ishte ulur në dritare. Pasi Pali predikoi gjatë, Eutihin e rrejti gjumi dhe fjeti. Ashtu në gjumë, i iku shtati e ra prej të tretit kat poshtë. E ngritën të vdekur. Pali u ul poshtë, ra mbi të, e mori djaloshin para duarsh e tha: “Mos u shqetësoni! Nuk ka vdekur.” Atëherë u ngjit lart e, pasi e ndau bukën dhe hëngri, vazhdoi të flasë edhe për një kohë të gjatë, deri në agim. Atëherë u nis. Djaloshin e çuan në shtëpi shëndoshë me gëzim të të gjithëve.

Nevoja qe na mbledh së bashku në këtë Asamble Dioqezane, është, vetëdija e rrezikut  qe te mos jete vetëm Eutihi ai që përgjumet, por e gjithë bashkësia e Krishtere! E ne nuk mund te qëndrojmë duke pare të shtangur Eutihin qe bie në boshllek; por duhet të bëjmë si Pali që rend ta përqafojë dhe t’i japë jetë shpirtit te tij. Kështu jemi dhe ne, nevojtare të zgjohemi nga gjumi, dhe te rigjallërojmë kishën tonë nëpërmjet  ecjes së bashku” – SINODO

Kisha merr jetë falë dy “lëvizjeve” thellësisht shpirtërore e të lidhura mes tyre.

  1. A) Nëse kthehet të burimi i Shkrimit Shenjt
  2. B) Nëse lejon të provokohet nga mishi i njerëzve që është e thirrur të shërbejë. Pasi ajo vete është e brumosur nga i njëjti mish, prandaj nuk mund te sillet sikur nuk është kështu.

Në episodin e sapo lexuar Pali e ka kuptuar që për të riun Eutih nuk mund të mjaftonte vetëm Shkrimi Shenjt që po predikonte, por është e nevojshme që të zbresë në situatën e jetës së tij.

Po te bllokonim frytshmërinë e vetëm njerës prej këtyre lëvizjeve, do të thoshte që do të realizonim një reformë gjysmake të jetës së Kishës. Sigurisht kemi nevoje qe te vihemi në dëgjim të Fjalës, që na është dhënë nga Shkrimi Shenjt dhe tradita e Kishës, por duhet të dëgjojmë në të njëjtën kohë zërin e shpirtit që flet në zemrën e njerëzve dhe në historinë njerëzore sot, duke ecur bashkërisht në një dallim të urtë të shenjave të kohës. Kjo do të ishte një aventure magjepsëse për Arkidioqezën tonë.

Atëherë vjen spontane pyetja: Çfarë na e pengon këtë aventurë?

Papa Françesku na ndriçon që të kuptojmë se me të vërtetë janë sëmundjet tona shpirtërore ato që e ndalojnë qarkullimin e jetës së Shpirtit, që i pengojnë bashkësive të krishtera të takojnë në mënyrë më të frytshme të rinjtë dhe familjet e tyre, burrat dhe gratë e kohës sonë. Këto sëmundje na shtyjnë që të kemi vështrimin e shkurtër të kujt nuk percepton drejtimin e duhur të ecjes, dhe që mjaftohet me thënie “unë këtë di të bëj, e jam i sigurtë”, kur me të vërtetë,  “e sigurtë nuk është”.

Në këtë pikë, çdo bashkësi famullitare, realitet kishtar, është mirë që të reflektojë me sinqeritet mbi cilën është semundja e saj shpirtërore. Edhe me rastin e kësaj asambleje komunitare dioqezane, të pyesim veten:

1- Në çfarë jemi të sëmurë? 2- Çfarë na frenon në dinamizmin e ungjillëzimit. 3- Çfarë na pengon të jemi një nënë me zemër të hapur, të aftë të presim bijë të rinjë  e në të njëjtën kohë të dalim të ungjillëzojmë. 4- Pse të rinjtë dhe të rriturit që kemi shoqëruar në fillimtarinë e krishterë, marrin distancë nga bashkësitë tona (sigurisht, për sa varet nga ne). Mund të na ndihmojë në këtë, kapitulli i dyte i EG, ‘Tundime të veprimtarëve baritore’ (EG 76-101). Do na ofrojë material bazë për të reflektuar.

Duhet të kemi kujdes, dallimi i sëmundjeve shpirtërore të bashkësive tona nuk është një veprimtari e thjeshtë! Nuk duhet të bëhet me shpejtësi. Nëpërmjet kësaj bashkësie, ne futemi në një ecje përgatitore për Sinodin, që kërkon liri të thellë të brendshme dhe një dituri të mprehtë të ndriçuar nga Shpirti.

Jemi te thirrur te jetojmë në shpirt urtësie dhe bashkësie, sepse komuniteti  nuk ndërtohet vetëm mbi eficiencën e një makine organizative, nuk reduktohet në një hapësirë agregative për fëmijë dhe për të  moshuar, mbi të gjitha nuk mjaftohet me logjika mondane të llojeve të ndryshme: vetecelebrim narcisist ose triumfalist, besnikëria sterile dhe ideologjike e riteve, zakoneve, mbrojtja e një hapësire të ruajtur dhe siguruese për vetveten, i mbrojtur nga problemet e botës… Kjo nuk është patjëter Kisha e Jezu Krishtit Zot, përkundrazi, ta themi me fjalorin e Papa Françeskut: I) Mjaft pelagianizmit! Kjo do te thotë: mjaft ecjeve komunitare në të cilat pretendojmë se ndërtojmë Kishën të vetem sipas logjikave krejtësisht njerëzore. Kisha bëhet një grua shterpe kur humb vështrimin e saj soditës dhe pushon se kryeri një lexim realisht shpirtëror të fesë, mbi çka ajo vete jeton, e mbi çka jetojnë njerëzit e kohës se saj. Duhet t’i besojmë logjikës së lumturive: sa më shumë një komunitet i krishterë bëhet i vogël, i varfër, i butë, sa më shumë përqendrohet mbi marrëdhëniet (si në familje) dhe jo në strukturat, aq më shumë bëhet e besueshme dhe lejon që ta depërtojë drita e Shpirtit, dhe ne kemi këtë hir në Arkidioqezën tonë, për këtë, të mos lejojmë të mashtrohemi nga stereotipe që vijnë të propozuar nga struktura pa shpirt që pengojnë “sfidën e madhe që kemi përpara në Mijëvjeçarin e Tretë: ta bëjmë Kishën shtëpinë dhe shkollën e Bashkësisë” (NMI 43).

Një komunitet që nuk konvertohet vazhdimisht ndaj Zotit, duke u rinuar si nxënës, eshte nje komunitet qe nuk shkon shume larg: përkundrazi, anetaret e tij do te shperngulen sepse secili do t’i ngjitet rolit dhe ideve te tij. Qe nga fillimi, duke u nisur nga fillimtaria e krishtere e femijeve dhe te rinjve, pastaj ne eksperiencen e katekizimit per te rriturit dhe deri te grupet e te rriturve, duhet te bëjmë që Ungjilli i Jezusit duhet të jetë zemra e çdo ecjeje te Krishtere, me mënyrat e përshtatura ndaj Moshës. Kjo vlen akoma më shumë për adoleshentët dhe të rinjtë: nuk duhet të presim që ata të kenë një moshë ndryshe për t’iu treguar atyre fjalën e Hyjit, por është e nevojshme që të bashkojmë Ungjillin me jetën e tyre.

Komunitetet tona janë të ftuara pra të zbulojnë “Kënaqësinë që të jenë popull” (EG 268-274). Për këtë, instistimi i Papës është këtu shumë i shëndetshëm, na bën mirë, sepse na kujton qe ne Krishtin jemi të lidhur njeri ndaj tjetrit, e nëse ndahemi, kush paguan, jemi të gjithë. Te ndahemi nga të tjerët qofshin ata vëllezër të komunitetit të krishtere, apo banorë të së njëjtës lagje, do të na sëmundte.

Është nga soditja e mishërimit që mësojmë të bëjmë tonen një stil ndryshe, atë me të cilin Jezusi iu afrohej njerëzve duke bashkëndarë jetën me simpati autentike, dhe duke hyrë në relatë të thellë, duke u bërë barrë e dhimbjeve dhe lodhjeve të të tjerëve. Është kjo që Papa thërret, ‘revolucioni i butësisë’: një mënyrë plotësisht ungjillore për të jetuar marrëdhëniet. II) Pra mjaft individualizëm dhe afirmim i një identiteti privatist. Për këtë, vështirësitë që mund të hasen edhe duke punuar bashkë, tregojnë jo shumë paaftesinë organizuese apo mungesën e kohës, por ndoshta një të përhapur sëmundje shpirtërore të individualizmit, autereferencimit, sikur të ecnim përpara në dy binarë të ndryshëm me jetën e Krishtit të mishëruar.

Nganjëherë, besojmë se e shohim botën nga ballkoni i sigurive tona! Por me kohën, siguritë zbehen dhe përfundojmë për të thënë ose bërë gjërat e përhershme, që mund të jenë: katekizmi i fëmijëve, ose të rriturve, ndoshta shumë sakramente të dhëna atyre qe nuk kanë as përgatitjen me minimale për t’i marrë, pra pa ndërgjegjjen e përshtatshme; ndonjë praktikë devocionale, por që rrezikojnë të mos ndërveprojnë me njerëzit që na rrethojnë. Duke bërë kështu, mungojmë në Fe në Pashkët e Zotit të Ringjallur, që vepron edhe sot nëpërmjet Shpirtit, në botë e në zemrat e njerëzve. III) Mjaft pesimizëm shterp. Nuk është e mundur për komunitetin e Krishterë të harrojë historinë e njerëzve. Të ndalemi së kërkuari njerëzit, së hyri në gëzimet dhe në shpresat e tyre, trishtimet dhe ankthet është një formë ateizmi praktik. Nxënësi i Jezusit që do të shihte në njerëzit dhe në botë vetëm një vend pagan, pa prezencën e Hyjit, plot errësirë e armiq, është një nxënës qe nuk beson në Pashkët që veprojnë në histori.

Me të rinjtë, duhet të bëjmë një baritore ‘shqiptarce’, që do të thotë se jemi tëe thirrur t’i takojmë; kush me shumë se shqiptaret ka në zemër kulturën e takimit dhe të mikpritjes. T’iu kthejmë të rinjve tanë eksperiencën e popullit tonë, të mos flasim mbi ta, por të flasim me ta. Atëherë do të rinjohim fytyrën e bukur e të brishtë, shpesh tepër të brishtë, të prishur në njëmijë mënyra nga vetmia, nga varësitë, nga arroganca dhe dhuna e kujt i përdor dhe abuzon me ta.

Kur janë midis tyre ndoshta na duken një kope e rrezikshme, e padepërtueshme, por e dimë që është vetëm një fasadë, manifestimi i një dobësie të thellë. Zoti do që t’i takojmë.

Duhet të jetojmë kontaktin që mund të realizohet me adoleshentët, veçanërisht nëpërmjet botës së shkollës dhe ose të momenteve të jetuara në eksperiencat e famullisë ose grupeve të ndryshme. Është e frikshme situata e daljes nga rruga që jetojnë shumë adoleshentë, nganjëherë ne heshtjen e zhurmshme të të rriturve dhe të institucioneve dhe shpeshherë ndoshta edhe tonën. Të rinjtë tanë dhe adoleshentët, jetojnë në kohën tonë, një eksperiencë të thellë si jetimë shpirtërorë.

Kjo punë është e çmuar edhe për ne, si komunitet i krishterë na shtyn që të rinohemi dhe të pranojmë sfidën për të jetuar transformimin e nevojshëm për ungjillëzimin e breznisë që vjen. Fillojmë e kuptojmë atëherë qe subjekti që është thirrur të konvertohet e të pranoje si nënë të rinjtë e familjet e tyre, është i gjithë komuniteti i krishterë. Sa është e nevojshme që të jemi plotësisht të bindur për këtë, e të vetëkuptojmë deri në fund pasojat e saj. Zakonisht mendojmë që ungjillëzimi i të rinjve kërkon teknika të veçanta afrimiteti, oferta formative të sofistikuara, edukatore profesioniste (ose fishekzjarre baritore), pa të cilët asgjë nuk do te ishte efikase: e pasi nuk janë në lartësinë tonë, shkurajohemi që në fillim. Kush njeh e iu afrohet adoleshenteve, e dinë që kanë nevojë themelisht për të rritur si pikë referimi për ta, për komunitete të cilave t’iu përkasin dhe që shprehin ndaj tyre një sensibilitet dhe një kujdes atnor e amësor, pa qenë  patriarkale. Ndjehen mirë nëse jetojnë lidhje që t’i bëjnë të ndjehen në shtëpi; të lirë, sepse janë në kërkim të një identiteti të tyre, por në shtëpi.

Që ky proces i të shndërruarit në të krishterë të funksionojë, kërkohet kujdesi i të gjithë komunitetit të krishterë, një shoqëri e besueshme për të cilën fliste Papa Benedikti. Duhet “vetëm” (mes thonjëzash) të konvertohemi drejt një sjelljeje me një kujdes dhe hapje. Edhe gjuha e përshtatshme me të rinjtë nuk buron nga takime të bëra në tavolinë midis edukatoreve, por nga një komunitet i apasionuar ndaj Ungjillit dhe ndaj të rinjve. Ky komunitet duhet të dijë të gjejë fjalët për t’u kuptuar.

Kisha është një familje: figura është ajo e sofrës shtëpiake, në të cilën Zoti na fton të gjithëve për t’u ulur, një sofër ku ka vend për të gjithë, që secili të ndjehet në shtëpi. Kjo shtëpi është shtëpia e Trinisë: Hyji ka përgatitur në vetvete një vend për secilin prej nesh. Është shtëpia ku perceptohet prezenca e Asaj që është Nënë, dhe ka kujdes që në zemrat e bijve të mos mungojë vera e gëzimit dhe e shpresës. Këtu mbi tokë është kisha sakramenti i dashurisë amësore të Hyjit që na fton të gjithëve në sofrën e Mbretërisë së Hyjit, në sofrën e Fjalës dhe të Eukaristisë: mëkatare, të varfër, topallë, të verbër, të vjetër e të rinj. Të gjithë, të rinj e të rritur janë në zemrën e Hyjit. Nëse është kështu, neve na kërkohet vetëm të vihemi në shërbim të Zotit që i kërkon, i thërret, i fton të ulen në sofrën e Fjalës dhe të Eukaristisë, i bën që të ndjehen në shtëpi. Kur mendojmë për ta, duhet të imagjinojmë në këtë “vend”: në zemrën e Hyjit. Është aty që duhet të jetojmë e të kërkojmë thirrjen e të gjithë neve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *